Me këtë pije do të keni trup përfekt

Me këtë pije do të keni trup përfekt

 Me këtë pije do të keni trup përfektNë bazë të shumë studimeve dhe të hulumtimeve që janë bërë nga ekspertë të ndryshëm botërorë, kanella është një nga erëzat më të shëndetshme për të cilat njeriu di deri më tani dhe kryesisht përdoret në ëmbëlsira, por edhe në pije, për përmirësimin e shijeve të tyre.

Mirëpo, kanella nuk është vetëm një shtesë për ëmbëlsirat, por, në bazë të studimeve, ajo lirisht mund të konsiderohet edhe si ilaç natyral.

Ekzistojnë shuamë mënyra të përdorimit, përmes të cilave mund ta furnizoni veten tuaj me vetitë e saj shëruese, por, njëra nga mënyrat më të shëndetshme është kombinimi i kanellës me jogurt.

Më së miri do të ishte të përdorni jogurtin me përqindje të ulët të yndyrës. Studimet kanë treguar se gjysmë lugë kanellë në ditë mund ta zvogëlojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe konsiderohet si preventiv kundër diabetit, tipi 2. Ekspertët, po ashtu, theksojnë se kanella mundet të ulë nivelin e lartë të kolesterolit dhe të triglicerideve.

Kombinimi i kanellës me jogurt nuk është i shëndoshëm vetëm për shëndetin, por edhe për mbajtjen e një linje vitale. Konsumoni këtë përzierje për një javë dhe do të mahniteni me rezultatet e arritura.

Komento