Me masazh kundër rënies së flokëve

Me masazh kundër rënies së flokëve

Me masazh kundër rënies së flokëveKy masazh bëhet në atë mënyrë që me majat e gishtave të dorës filloni ta përkëdhelni kokën tuaj, duke filluar nga maja dhe pastaj duke përfshirë tërë sipërfaqen, ku gjenden qimet e kokës

Rënia e flokëve është e përhapur në mënyrë të veçantë në periudhën e pranverës. Shumica vuajnë nga rënia e flokëve, që përveçse në pamjen fizike ndikon edhe ndaj vetëbesimit të tyre.

Përveç ushqimeve në të cilat duhet të keni kujdes, pra çka konsumoni, një ndihmesë e madhe mund të jetë edhe një masazh i duhur i kokës suaj. Tashmë është konfirmuar se një masazh i lehtë me majat e gishtave në lëkurën e kokës suaj është tejet efikas në parandalimin, por edhe në nxitjen e daljes së qimeve të reja në kokë. Sipas ekspertëve, një masazh i tillë i lëkurës së kokës bën që qarkullimi i gjakut në kokën tuaj të jetë më i mirë dhe kjo rezulton në forcimin e rrënjëve të qimeve aktuale, si dhe në nxitjen e daljes së qimeve të reja.

Ky masazh bëhet në atë mënyrë që me majat e gishtave të dorës filloni ta përkëdhelni kokën tuaj, duke filluar nga maja dhe pastaj duke përfshirë tërë sipërfaqen, ku gjenden qimet e kokës. Më së miri do të ishte kur ju bëni dush, pra kur në flokët tuaj ka shampo dhe kur lëkura e kokës suaj është më e nxehtë, pasi qarkullimi i gjakut është më i mirë.

Komento