Më pak kripë dhe më shumë kalium: një ilaç për zemrën

Më pak kripë dhe më shumë kalium një ilaç për zemrën

Më pak kripë dhe më shumë kalium një ilaç për zemrënNjë studim i publikuar së fundmi rekomandon të hahet më shumë kalium, por edhe të zvogëlohet konsumi i kripës për të ulur presionin e gjakut dhe rrezikun e atakut.

Ky studim tregoi se duke shtuar dy ose tre racione frutash dhe perimesh në ditë mund të rrisë prurjen e kaliumit në trup. Studiuesit arritën në përfundimin se kombinimi i sasisë së lartë të kaliumit dhe sa më pak kripë lejon për të arritur efekte optimale.

Shkencëtarët përcaktuan se një i rritur ka nevojë për 4700 mg kalium në ditë. Një dietë e ekuilibruar e pasur me fruta dhe perime të përziera do t’i përgjigjej kësaj kërkese për lëndë ushqyese të rëndësishme.

Shembuj të ushqimeve me përmbajtje të lartë kaliumi janë: perimet, arrat dhe farat, qumështi, mishi i pulës dhe buka. Për shembull, një patate me lëkurë përmban 1081 mg kalium dhe një racion spinaq përmban 839 mg kalium.

Një studim tjetër, ka përcaktuar se reduktimi i konsumit të kripës për rreth 4 javë shkakton një rënie të konsiderueshme të presionit e gjakut, tek të rriturit.

Komento