Më pak lodra,më mirë për fëmijët

Më pak lodra,më mirë për fëmijët

Më pak lodra,më mirë për fëmijëtLodrat nuk janë thjesht për të luajtur. Ato janë si blloqe qw ndwrtojnw të ardhmen e fëmijëve. Ato u mësojnë atyre rreth botës dhe vetes.

U japin mesazhe dhe u komunikojnë vlera. Për këtë arsye, prindërit e zgjuar mendojnë çfarë terreni po u shtrojnë fëmijëve me lodrat që u japin. Ata mendojnë gjithashtu edhe për numrin e lodrave.

Ndërkohë që sot shumë dhoma fëmijësh janë të mbushura deri në tavan me lodra, prindërit e përgjegjshëm po mësojnë ta kufizojnë numrin e tyre. Ata e kuptojnë që më pak lodra do kenë ndikim afatgjatë te fëmijët.

Fëmijët mësojnë të jenë më kreativë. Nëse kanë shumë lodra, ata nuk e zhvillojnë plotësisht imagjinatën. Dy punonjës gjermanë të shëndetit publik (Strick and Schubert) bën një eksperiment në të cilin bindën një grup kopshti të mos përdornin asnjë lodër për tre muaj. Edhe pse mërzia pllakosi në fillim, fëmijët shpejt nisën të përdornin objektet përreth për të shpikur lodra dhe të përdornin imagjinatën në lojëra.

Fëmijët zhvillojnë intervale më të gjata vëmendjeje. Kur fëmijëve iu paraqiten shumë lodra në jetë, kjo hapësirë do fillojë të tkurret. Një fëmijë do e kishte të vështirë të mësonte ta vlerësonte lodrën që ka përpara, kur ka edhe dhjetëra mundësi të tjera që presin në raft pas tij.

Fëmijët fitojnë aftësi më të mira sociale. Fëmijët që kanë më pak lodra mësojnë si të zhvillojnë marrëdhënie ndërpersonale me fëmijët dhe të rriturit. Ata mësojnë të mirat e një bisede. Studimet kanë treguar që miqësitë e fëmijërisë kanë më shumë shanse suksesi në situata akademike dhe sociale gjatë moshave madhore.

Fëmijët mësojnë të kujdesen më shumë. Kur fëmijët kanë shumë lodra, ata normalisht do tregojnë më pak kujdes për to. Ata nuk do mësojnë t’i vlerësojnë nëse gjithmonë do iu zëvendësohen me të reja. Nëse fëmija juaj prish vazhdimisht lodra, thjesht merr një pjesë të mirë të tyre dhe lëre me pak. Ai do e mësojë shumë shpejt mësimin.

Fëmijët nisin të dashurojnë të lexuarit, të shkruarit dhe artin. Më pak lodra e lejojnë fëmijën të dojë më shumë librat, muzikën, ngjyrosjet dhe vizatimet. Dhe dashuria për artin do i ndihmojë të vlerësojnë më mirë të bukurën, emocionin dhe komunikimin në botën e tyre.

Fëmijët bëhen më të zgjuar. Në shkollë, nxënësve nuk u jepet zgjidhja për një problem, u jepen mjetet për ta zgjidhur. Për lojërat mund të zbatohet i njëjti parim. Më pak lodra i bëjnë fëmijët të përdorin imagjinatën për të zgjidhur problemet me ato që kanë në dorë. Dhe imagjinata dhe kreativiteti është një dhunti me potencial të pakufizuar.

Fëmijët do të grinden më pak. Kjo mund të duket kontradiktore. Shumë prindër mendojnë që sa më shumë lodra të kenë fëmijët aq më pak do grinden sepse do kenë shumë mundësi zgjedhjeje. Por e kundërta është e vërtetë. Të vegjëlit grinden për lodrat dhe sa herë që u japim një lodër të re, ajo është për ta territori që duan ta dominojnë vetë. Në anën tjetër, vëllezërit dhe motrat me më pak lodra, janë të detyruar të ndajnë, të bashkëpunojnë dhe veprojnë së bashku.

Fëmijët mësojnë të këmbëngulin. Fëmijët që kanë shumë lodra, heqin dorë shumë shpejt nga ato. Nëse ata kanë një lodër që nuk e kuptojnë, ajo do lihet për një tjetër më të lehtë. Fëmijët me më pak lodra mësojnë qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë.

Fëmijët bëhen më pak egoistë. Fëmijëve që u jepet çdo gjë, besojnë që mund të kenë çdo gjë që duan. Kjo sellje do ndikojë për një stil jete të pashëndetshëm dhe të pahijshëm.

Fëmijët shijojnë më shumë natyrën. Fëmijët që nuk kanë një depo plot me lodra, luajnë më shumë jashtë dhe zhvillojnë një afeksion me natyrën.

Fëmijët mësojnë si të gjejnë kënaqësi jashtë dyqanit të lodrave. Gëzimi i vërtetë dhe kënaqësia nuk mund të gjenden në korridoret e një dyqani. Fëmijët që janë rritur me mendimin që përgjigja e dëshirave mund të blihet me para kanë besuar të njëjtën gënjeshtër si prindërit. Në të vërtetë, ata duhen inkurajuar për të jetuar ngjarje të vërteta dhe të gjejnë gëzim në aktivitete dhe ndjesi që zgjasin.

Fëmijët do jetojnë në një shtëpi më të pastër, më të rregullt. Nëse ke fëmijë, e di që rrëmuja e lodrave mund të përhapet në të gjithë shtëpinë. Më pak lodra do të thotë një shtëpi më pak e rrëmujshme, më e pastër dhe më e sigurt për shëndetin.

Kjo nuk është një guidë kundër lodrave. Është pro fëmijëve. Bëjuni fëmijëve një nder dhe mos u blini shumë lodra.

Komento