Më se gjysmë miliard faqe në Internet

Më se gjysmë miliard faqe në Internet

Gjatë tetorit sipas të dhënave nga Netcraft numri i faqeve të internetit është rritur për 3.8%, respektivisht për rreth 18 milion emra dhe hosta të ri, duke arritur kështu shifrën prej 504,082,040 faqe.

Apache është ende sistemi më i popullarizuar shërbyes për faqet e internetit, dhe tani “servon” rreth 326 milion faqe, por ka humbur rreth 86,000 faqe aktive të internetit, respektivisht rreth 1.09% të tregut.

IIS i Microsoftit ka rritur numrin e faqeve të cilat shërben për 600,000, dhe tani shërben rreth 2.1 milion faqe. Fituesi më i madh është Nginx i cili servon më se 1.6 milion faqe aktive, respektivisht krejtësisht rreth 13.8 milion faqe.

Komento