Me taka te larta, kembe ne relaks

Me taka te larta, kembe ne relaks

Sigurisht qe takat e lata na bejne te dukemi me bukur, por ne te njejten kohe ndryshojne tensionin delikat muskulor ne trup.

Mbajtja e tyre, prek trupin dhe keshtu ne fund te dites, rezultojne ndjenja dhimbjeje dhe lodhje.

Mjeke ortopedike, shpjegojne se cila eshte lartesia e duhur per te veshur dhe cfare ushtrimesh duhet te aplikoni ne shtepi per te luftuar zhbalancimet e muskujve, te shkatuara nga takat e larta.

Lartesia e duhur

Gjate dites, eshte e keshillueshme te vishen taka me lartesi te mesme, 3-4 cm, vecanerisht nese ju duhet te qendroni gjate ne kembe.

Ndersa takat 8-10 cm duhen lene vetem per disa raste te caktuara, thone ekspertet.

Pasojat e mbajtjes se takave

“Takat shume te larta shkaktojne nje shkurtim te zinxhirit muskulor te pasem te kembeve, sidomos te pulpave dhe te ndejurat.

Me kete ceshtje, vazhdojne ekspertet, eshte i lidhur nje ndryshim i shputes, pika e ngarkeses me te madhe shkon perpara, duke krijuar tension muskulor ne ndarjen e perparme te kaviljes dhe kembes”.

Ushtrimet

C’ekuilibrimi i shkaktuar nga takat e larta mund te kufizohen nga ushtrimet e duhura, qe per thjeshtesine e tyre ato mund te perseriten ne shtepi, cdo dite, sipas nevojes.

– Uluni ne nje karrige, duke i mbajtur kembet tuaja ne dysheme, ne distance prej disa centimetrash, pastaj terhiqini majat e kembeve dhe mbajeni kete qendrim per 20 sekonda, merrni fryme thelle dhe pastaj terhiqni kembet tuaja, mbani qendrimin per 20 sekonda, perseriteni 10 here.

– Merrni nje peshqir dhe rrini ulur, gjithmone ne karrige, filimisht me nje kembe dhe pastaj me tjetren duke u perpjekur te rrotulloni peshqirin vetem me presionin e gishtave (perseriteni 5 here per cdo kembe).

– Uluni kembekryq dhe merrni fryme thelle, keshtu ngrini majen e kembes dhe uleni majen e kembes dhe anasjelltas, futi brenda dhe nxirri jashte, duke punuar me te dyja kembet ne te njejten kohe, perseriteni 10 here.

– Uluni ne karrige, pastaj vendosni nje top tenisi ne toke, vendos kemben mbi te dhe me nje presion te lehte rreshqite topin nen kembe. Ushtrimi sherben per masazhimin e te gjithe harkut te shputes.

Komento