Më të lumtur janë prindërit me shumë fëmijë

Më të lumtur janë prindërit me shumë fëmijë

Kënaqësia e prindërve të rinj zvogëlohet me rritjen e numrit të fëmijëve të tyre, ka treguar hulumtimi i Institutit Max Planck në 2000 femra dhe meshkuj në 86 vende.

Një pamje të kundërt e japin prindërit më të vjetër se 40 vjeç, sepse numri më i madh i fëmijëve është i lidhur me lumturinë më të madhe. Kjo rregull vlen pavarësisht gjinisë, të ardhurave dhe marrëdhënieve mes partnerëve.

Lumturia e prindërve më të rinj se 30 vjeç zvogëlohet me fëmijën e parë dhe ky trend vazhdon me secilin fëmijë tjetër. Nënat dhe baballarët në moshën prej 30 deri 39 vjeç janë njëlloj të lumtur si moshatarët e tyre pa fëmijë, gjithnjë derisa nuk kanë katër apo më shumë fëmijë.

Çiftet më të vjetër se 40 vjeç janë më të lumtur se moshatarët e tyre, përveç në rastet në të cilat nuk kanë më shumë se tre fëmijë. Njerëzit më të vjetër se 50 vjeç në përgjithësi janë më të lumtur se moshatarët e tyre pa fëmijë, pavarësisht se sa është numri i fëmijëve.

Në fazat e hershme të të qenët prindër anët pozitive janë në hijen e përvojave negative siç janë mungesa e gjumit dhe shqetësimet e mëdha, por në vitet e mëvonshme prindërit bëhen gjithnjë më të lumtur. Prindërit më të vjetër ndiejnë presion më të vogël, sepse fëmijët bëhen të pavarur, dhe pasi që arrijnë pjekurinë, kanë edhe dobi financiare dhe emocionale nga ata.

Rol të madh në lumturinë e prindërve luan edhe qeveria. Në ish-vendet socialiste të cilat ofrojnë mbështetje të kufizuar për prindërit e fëmijëve të vegjël, kënaqësia në raport me moshatarët pa fëmijë zvogëlohet varësisht nga numri i fëmijëve, Përkundër kësaj, në vendet e Evropës lumturia e moshatarëve me edhe pa fëmijë është përafërsisht e njëjtë në çfarëdo moshe.

Komento