Me ushqime deri te bukuria

Me ushqime deri te bukuria

Në vend që në kafenë tuaj të mëngjesit të qitni sheqer, qitni pak kanellë, e cila e përshpejton metabolizmin dhe, pas vetëm disa ditësh, do të mund të vishni pantallonat tuaj të preferuar, thotë dr. Endrju Ordon.

Edhe pse tash e tridhjetë vjet me radhë merret me kirurgji estetike, dr. Ordon thotë se jeta e shëndetshme është bazë e një pamjeje të bukur, si dhe hapat e vegjël çojnë deri te rezultatet e mëdha.

Në vend të ushqimeve grimcuese hani banane, e nëse jeni adhurues i ëmbëlsirave, vazhdoni që t’i hani ato në sasi të vogël, pa shllag dhe salcë dhe vetëm në mëngjes. Në vend të preparateve të shtrenjta kozmetike, përdorni alga të detit pluhur.

Përziejeni pak kësi pluhuri me pak vaj ulliri, ujë dhe vaj të livandës. Kështu do të fitoni një krem shumë efikas kundër celulitit. Këtë krem duhet ta veni çdo mbrëmje, ta lini që të veprojë të paktën gjysmë ore, e nuk do të kalojnë shumë ditë derisa të shihni se celuliti është larguar dukshëm.

Xheli nga tharmi thanë aknet

Përbërësit: tharm buke, pak lëng të freskët limoni, ujë

Përgatitja: Nga tharmi i birrës përgatiteni pastën, shtrydheni një limon dhe shtoni pak ujë. Këtë preparat duhet ta veni mu mbi akne, këtë vend mbulojeni me shirit ngjitës dhe lëreni xhelin që të veprojë nja dhjetë minuta.

Barku i rrafshët, me oriz të vrugtë

Nëse doni që të keni bark të rrafshët, atëherë në menynë tuaj duhet të ketë oriz të vrugtë, si dhe shumë proteina. Evitoni brumërat dhe misrin. Për një jetë të shëndetshme rëndësi ka edhe gjumi kualitativ, kështu që pas orës 18:00 mos pini asgjë që ka kafeinë.

Për një largim të shpejtë të qeskave të syve

Përbërësit: dy grisha të trasha kastraveci, dy qese të çajit jeshil.

Përgatitja: Grishët e ftohura të kastravecit do ta freskojnë fytyrën brenda dhjetë minutash. Për një heqje afatgjatë të qeskave të syve, mbi sy mund të veni qeska të çajit jeshil, i cili ngushton kapilarët.

Toniku me borzilok për pastrimin e fytyrës

Borziloku është një antiseptik i pashoq, duke shkatërruar bakteret që shkaktojnë aknet si dhe duke përmirësuar furnizimin e lëkurës me gjak. Grimconi tri lugë të gjetheve të thara të borzilokut dhe përzieni me një filxhan uji të valë. Lëreni që të ftohet, kullojeni, dhe lëngun qiteni në një shishe me spërkatës. Spërkateni këtë tonik në lëkurë dhe lyejeni në fytyrë.

Pilingu i buzëve me kafe dhe kripë

Buzët do të duken më të freskëta dhe më të plota pasi që t’ua hiqni shtresën e qelizave të vdekura, sipërfaqësore. Në një enë përzieni gjysmë luge losion hidratues, një çerek luge kafe të sapobluar, një çerek luge kripë. Këtë masë qiteni mbi tërë sipërfaqen e buzëve dhe ngjishni ato për pesë minuta, e më pas buzët fshini me një peshqir të njomur në ujë të vakët.

Komento