HomeModë & Estetikë Me zgjedhjen e ushqimit deri te lëkura e përsosurnë Modë & Estetikë Zgjedhja e ushqimit të përditshëm, të cilin e dërgoni në organizëm, në masë të madhe ndikon edhe në dukjen e lëkurës suaj. Nutricistja amerikane Xhoan Salxh Blejk zbulon se cilat ushqime do të duhej t’i konsumoni, në mënyrë që ta përtërini lëkurën tuaj dhe ta parandaloni shfaqjen e rrudhave. Soja “Me aplikimin e sojës në planin afatgjatë do të mundësoni një ‘shtrëngim’ natyral të lëkurës suaj”, shpjegon Xhoan. Soja është e pasur me proteina, të cilat i ndihmojnë lëkurës të jetë e shtrënguar dhe e fortë. Patatja Patatja është e pasur me beta-karotinë, e cila në organizëm shndërrohet në vitamina A, e kjo vitaminë ndihmon që lëkura t’i largojë qelizat e vdekura. Bademi Një nga burimet më të mëdha natyrore të vitaminave E është bademi. “Për t’i ndihmuar lëkurës që të ballafaqohet me radikalët e lirë, të cilët nxitin plakjen e lëkurës, për çdo ditë konsumoni nga një grusht badem”, sugjeron Xhoan. Salmoni Ky lloj i peshkut është mjaft i pasur me vitamina B, përderisa qelizat nën lëkurë i mban të shëndosha, e po ashtu i mbron edhe prej ndikimit të rrezeve të dëmshme të diellit. PrapaPara Tags: Sëmundja vjen natën Komento Anulo Shto Koment
në Modë & Estetikë Maska që po çmend Instagramin, do të dukeni 10 vite më të reja Kur bëhet fjalë për trendet e bukurisë, të gjithë presin të shohin spektakël. Maska e fundit që do t’ju …
në Modë & Estetikë Maska për fytyrë me gjalpë Mund të ju duket e çuditshme mirëpo maska me gjalpë bënë mrekulli për fytyrën dhe për më tepër, ajo është e …
në Modë & Estetikë Maskara me ngjyra përsëri në modë Disa vajza preferojnë grimin e theksuar, e disa duan më shumë pamjen natyrore. Por, në të gjitha rastet, …