Mëngjesi ju ndihmon të humbni në peshë

Mëngjesi ju ndihmon të humbni në peshë

Nëse për mëngjesi konsumoni proteina dhe fibra, sipas ekspertëve nga universiteti i Misurit, do ta zgjatni ndjenjën e të qenit ngopur. Ky rezultat vjen pas një studimi, apo pas “kërkimit” për një shujtë optimale të mëngjesit.

Ekspertët theksojnë se këto rezultate janë fakti më i mirë rreth rëndësisë së kafjallit, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët dhe ata persona, të cilët tentojnë ta mbajnë nën kontroll peshën trupore.

Mirëpo, ata theksojnë se kafjallin duhet mbajtur brenda kufijve nga 300 deri 350 kalori. Gjatë studimit janë përdorur edhe incizimet e trurit të adoleshentëve që ishin marrë me ndihmën e rezonancës magnetike, të cilat kishin treguar se kafjalli ndërlidhej më me pak oreks për ushqim në pjesën tjetër të ditës.

Për fat të keq, sipas studimeve, të dhënat tregojnë se vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 30 deri 60% e fëmijëve nuk e konsumojnë fare mengjesin.

Komento