Mëngjesi që do t’ju bëjë të pavdekshëm

1

Shkencëtari Ray Kurzweil është një nga më të famshmit në Amerikë. I nderuar me çmimin MIT-Lemelson (një nga çmimet më të mëdha të teknologjisë) dhe me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë nga presidenti Clinton, ai është shefi i 40 ekspertëve të Google që merren me shpikjet e së ardhmes.

Në një intervistë për Playboy ai ka zbuluar recetën e pavdekësisë, që gjithmonë sipas tij, do të arrihet në vitin 2029.

“Mendoj se do të arrijmë një pikë rreth vitit 2029 kur teknologjia mjekësore do të shtojë një vit jetë çdo vit”, tha Kurzweil, i cili shtoi se shpenzon rreth 1 milion dollarë në vit për dietën e tij specifike.

Ky shkencëtar merr rreth 100 pilula në ditë, që e ndihmojnë të mbajë të fortë zemrën, trurin dhe aktivitetin seksual.

Në lidhje me mëngjesin, Kurzweil thotë se konsumon fibra, proteina dhe karbohidrate. Ai tha për “Financial Times” se merr 700 kalori në një mëngjes që përfshin:
-Një kupë me manaferra (85 kalori)
-30 gramë çokollatë të zezë (170 kalori)
-85 gramë salmon të tymosur (100 kalori)
– Një filxhan me qumësht soje (100 kalori)
-Gjysmë filxhani tërshërë me qumësht (150-350 kalori)
-Çaj jeshil (0 kalori)

Sipas Kurzweil, përveç jetesës së shëndetshme dhe avancimit të teknologjisë, bioteknologjia në veçanti do të jetë ajo që do të ndihmojë njerëzit që të jetojnë më gjatë.
“Bioteknologjia ka nisur të revolucionarizojë praktikën klinike dhe do të shndërrojë krejtësisht mjekësinë për një ose dy dekada. Kemi nisur të riprogramojmë “software”-t e jetës me të reja. 23 000 programe të vegjël që kemi në trup dhe që quhen gjene. Po i programojmë këto gjene larg sëmundjeve dhe larg plakjes”, shpjegon shkencëtari./shije.al

Komento