Mentja qetëson nervat

Mentja qetëson nervat

Mentja qetëson nervatVetitë mjekuese të llojeve të ndryshme të tyre janë të njohura që nga kohët e lashta.Dikur, sëmundjet mjekoheshin kryesisht me çaj dhe preparate të tjera bimore.

Sot, kur ekzistojnë barnat, çajrat kanë marrë rol ndihmës në shërimin e sëmundjeve. Problemet e përditshme shëndetësore mund ti zbutni me zgjedhjen adekuate të llojit të çajit. Më së miri është që çaji të pihet pa asnjë shtesë, por nëse nuk ju pihet i tillë, atëherë mund ti shtoni limon dhe mjaltë, por vetëm kur çaji të jetë ftohur.

Mjalti dhe limoni humbin vetitë e tyre të dobishme, kur të qiten në çaj tepër të nxehtë.
Shtrohet pyetja se cili çaj është më i dobishëm. Ja disa këshilla.

Mentja
Përpos që ka shije dhe aromë të mirë, çaji i mentes ka edhe shumë veti mjekuese. Ai është shumë efikas në mjekimin e ftohjes, ndihmon edhe tek problemet me tretjen, meqë qetëson lukthin dhe zorrët. Mentja ndikon mirë edhe në sistemin nervor, prandaj u preferohet personave nervozë dhe me ankth. Ndihmon edhe në rastet e kokëdhembjes dhe të përzierave.

Komento