Mënyra më e thjeshtë për forcimin e imunitetit

Mënyra më e thjeshtë për forcimin e imunitetit

Mënyra më e thjeshtë për forcimin e imunitetitEkspertët kinezë të mjekësisë popullore sugjerojnë mënyrën e thjeshtë për ta forcuar sistemin imun: zhytjen e këmbëve në ujë të akullt, transmeton Kosova Sot Online.

Fuqia e ujit të ftohtë

Dushi i ftohtë ka një traditë të gjatë në shumë kultura dhe atë me arsye. Edhe pse dushi me ujë të ngrohtë është më i rehatshëm, ai me ujë të ftohtë ka më shumë përparësi për shëndetin. Ekspertët gjermanë kanë zbuluar se njerëzit që për çdo ditë bëjnë dy minuta dush me ujë të ftohtë më rrallë sëmuren nga ftohjet në krahasim me ata në ujë të ngrohtë.

Metoda me ujë të ftohtë

Çdo mbrëmje, në fund të ditës së punës, futni këmbët në vaskë për 10-15 centimetra, në ujë të ftohtë akull. Kurrsesi mos shtoni ujë të ngrohtë! Më pas dilni nga vaska, thani këmbët dhe peshqir dhe mbathni çorapë prej leshit. Kështu bëni për çdo mbrëmje, në masë të madhe do ta forconi sistemin tuaj imun. Nëse tashmë jeni ftohur, kjo është edhe një arsye më shumë për ta forcuar sistemin imun. Në këtë rast, futni këmbët në ujë të ftohtë akull çdo katër orë. Mos keni frikë se do ta përkeqësoni gjendjen, përkundrazi do të forconi sistemin imun.

Komento