Mënyra të thjeshta për të rënë nga pesha

Mënyra të thjeshta për të rënë nga pesha

Mënyra të thjeshta për të rënë nga peshaDobësohuni duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke bërë aktivitete fizike. Nuk duhet të mbysni veten duke mbajtur dieta drastike, të cilat ju bëjnë të vdisni nga uria. Hani ushqimet e duhura në sasinë e duhur që të dobësoheni më shpejt. Ushtrohuni shpesh që të humbsini peshën që keni fituar ndër vite.

Pijet

Filloni duke pirë shumë ujë. Qumështi me pak kalori është zgjedhja më e mirë që mund të bëni pasi ju jep proteinat dhe kalciumin e duhur që i nevojitet organizmit tuaj. Eleminoni të gjitha pijet e ëmbla, sepse ato përmbajnë sheqer që nënkuptojnë që ju po konsumoni kalori boshe. Pijet dietike nuk kanë demonstruar që ndihmojnë në pakësimin e kilogrameve, dhe ëmbëlsuesit artificial janë shumë të dëmshem për trupin. Kontrolloni sasinë e lëngjëve që pini, nëse ju pelqen të hani fruta mos hani më shumë se një frut në vakt, dhe nëse e preferoni të shtrydhur atëherë duhet të pini vetem një got me lëng frutash jo më shumë.

Ushqimi

Hani ushqim sa të keni dëshirë, por bëni një përzgjedhje të kujdesëshme në produktet që konsumoni. Zgjidhni makarona me perime, oriz në ngjyrë kafe. Hani shumë fruta dhe perime. Frutat që janë në komposto kanë sheqer ekstra, prandaj do të ishte shumë e këshillueshme që t’i eleminoni për pak kohë deri sa të arrini rezultatin e dëshiruar.

Hani sa më shumë proteina që të mundni, proteinat mund t’i gjeni tek; veza, bamja, mishi qengjit, arrat, farërat, por duhet t’i hani në mënyrë të kontrolluar pasi kanë sasi të larta kalorie. Hani produkte të zakonshme si djath ditor me pak yndyrë, qumësht dhe kos me pak yndyrë.

Hani ushqimet kalorike dhe ato yndyrore në sasi të vogla, nëqoftëse është e mundur duhet t’i eleminoni plotësisht. Konsumoni vakte të vogla ushqimore gjatë ditës që të mbajë lart nivelin tuaj të energjisë dhe të metabolizmit.

Ushtrimet fizike

Ushtrohuni rregullisht që të keni një formë të mirë fizike. Të pakten nëse keni mundësi tre herë në javë. Bëni gjimnastikë rreth 30 minuta në ditë, ndërsa nëse dëshironi të digjni më shumë kalori mjafton që të ushtroheni më shumë. Në qoftëse bëni gjimnastikë 45 minuta, do të vereni ndryshime efikase brenda një periudhe të shkurter. Ushtrimet mund të jenë ato që ju pelqejnë më shumë, mjafton që ju të ndjeheni mirë dhe të gëzoheni për rezultatin që do të arrini.

 

Komento