Mënyrat ekstreme të humbjes në peshë që duhet shmangur

Mënyrat ekstreme të humbjes në peshë që duhet shmangur

Hulumtimet tregojnë se rreth 70 për qind e femrave së paku njëherë në jetën e tyre ka provuar një dietë, 40 për qind e femrave heq dorë nga njëra shujtë për të humbur kilogramët.

Të pasionuar me humbjen në peshë dhe dietat nuk janë vetëm të famshmit, por ato janë personat që më së shpeshti u qasen këtyre mënyrave drastike.

1. Topthat prej pambuku

Topthat prej pambukut nuk përmbajnë kalori, janë të pasura me proteina që parandalojnë urinë. Në fakt, pambuku zë një hapësirë të madhe në lukth dhe mu për këtë arsye mban ndjenjën e të qenit ngopur. Përdoruesit e kësaj diete bizare konsumojnë pambuk në vend të ushqimeve të grimcuara. Por, ato mund të shkaktojnë probleme serioze me tretjen dhe mbylljen e zorrëve.

2. Gjumi

Mbreti i këngës Elvis Prisli shpesh ishte në dietën që përfshinte gjumin e gjatë. Edhe pse gjumi është i mirë për të humbur në peshë, kjo dietë është e rrezikshme, sepse përdoruesit marrin sedativë dhe ilaçe të forta për të fjetur disa ditë dhe për të humbur në peshë.

3. Akulli

Sipas dietës së ngrirë, pas secilës shujtë kryesore konsumohen tre toptha akulli. Gjatë kafjallit konsumohet gota me akull, pas drekës tre toptha me akull e pas mbrëmjes dhe gjysmë topth akull. Dieta zgjat tre ditë, por mund të shkaktojë marramendje dhe mundim.

4. Ushqimi i thartë

Në këtë dietë lejohen vetëm ushqimet me shije të thartë dhe ato të paziera, përfshirë pemët de perimet organike, bishtajoret.

5. Vezët

Kuzhinierja e njohur Najxhela Loson thekson se bashkëshorti i saj ka humbur rreth 30 kilogramë, çdo ditë duke konsumuar 9 vezë në ditë për nëntë muaj rresht.

6. Bonbonet e forta apo akullorja

Me siguri se keni qenë të bindur se nuk ekziston ndonjë dietë në të cilën keksët dhe ëmbëlsirat dietale, bonbonet e forta dhe akullorja nuk janë të ndaluara rreptësisht. Mirëpo, kjo dietë bizare bazohet në ëmbëlsira.

7. Ajri

Dieta në fakt bazohet në urinë. Ushqimi shërbehet dhe shikohet, madje mund t’i merrni aromë, por nuk mund ta konsumoni. Disa të tjerë vetëm përtypin ushqimin për ta hedhur nga goja më pas.

8. Uji

Uji është i shëndetshëm për organizmin, por kjo dietë bazohet në konsumimin e një sasie të madhe të ujit në lukth të zbrazët. Kur ta kemi lukthin e zbrazët plot ujë, humbet oreksi. Kjo dietë ndihmon në luftën kundër celulitit dhe nuk ekziston një lloj i ndaluar i ushqimit për t’u konsumuar.

One Comment

  1. 9 kokrra vez ne dit????o.OOO po topthat prej pambuku ca jane???

Komento