Mënyrat natyrale për të pasur vetulla më të trasha

Mënyrat natyrale për të pasur vetulla më të trasha

Mënyrat natyrale për të pasur vetulla më të trashaNëse dëshironi të keni vetulla të trasha, duhet përdorur trajtime, përfshirë ushqimet e caktuara që nga brenda forcojnë rritjen e tyre.

Vetullat e trasha këtyre ditëve janë në trend. Ka kohë që vetullat e holla nuk janë në modë. Në fakt, shumica e femrave preferojnë që vetullave të tyre t’u ofrojnë volum, pasi që duken më natyrale. Për fat të mirë, ekzistojnë ushqime dhe preparate natyrale, që forcojnë vetullat, që ndalon rënien dhe dobësimin e tyre.

VAJ KASTORI PËR VETULLA MË TË TRASHA

Vaji i kastorit është një nga prodhimet më të mira për rritjen dhe trashjen e vetullave. Kastori është burim natyral për proteina, aminoacide esenciale dhe antioksidues Si ta përdorni? Futni pak pambuk në vajin organik të kastorit dhe lyeni secilën vetull. Me kujdes bëni masazh vetullat, ndërsa vajin e lini gjatë natës. Përsëriteni këtë për çdo ditë për rezultate optimale.

VAJ KOKOSI PËR VETULLA MË TË TRASHA

Përpos se përmban aromë të këndshme, vaji i kokosit është i pasur me aminoacide, vitamina E dhe minerale, që forcojnë vetullat dhe folikulat e tyre Si ta përdorni? Merrni një sasi të vogël vaj kokosi dhe e ngrohni për 20 sekonda në mikrovalë. Kur të jetë tretur, lyeni pak pambuk dhe lyeni vetullat tuaja. Bëni masazh hapësirës së vetullave për disa minuta dhe e lini vajin gjatë natës. Përsëriteni këtë për çdo ditë për së paku dy muaj.

VAJI I QEPËVE PËR VETULLA MË TË TRASHA

Lëngu natyral nga qepët përmban substancën sulfurit që forcon flokun dhe promovon rritjen e vetullave. Përmban kolagjen, që riparon dëmin e shkaktuar nga radikalët e lirë. Si ta përdorni? Preni një qepë përgjysmë dhe e futni në blender për lëngun e saj. Bëni masazh vetullave për pesë minuta, pasi ta keni aplikuar lëngun, dhe prisni të thahet vetvetiu. Nëse mund ta duroni aromën, e lini gjatë natës, më pas e shpëlani me ujë të ftohtë. Përsëriteni çdo natë për së paku një muaj.

TË KUQTË E VEZËS PËR VETULLA MË TË TRASHA

Të kuqtë e vezës përmban proteina të cilësisë së lartë, që përmirësojnë shëndetin e flokut, vetullave dhe qerpikëve. Vitaminat dhe mineralet në të kuqtë e vezës e forcojnë flokun dhe reduktojnë dobësimin e tyre si pasojë e mungesë së nutrienteve.

Si ta përdorni? Ndani të kuqtë e vezës nga një vezë dhe e përzieni. Aplikojeni prodhimin në vetulla me një brushë apo pambuk. Prisni për 20 minuta më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë. Aplikojeni këtë preparat dy herë në javë.

QUMËSHTI PËR VETULLA MË TË TRASHA

Qumështi përmban proteina dhe yndyrë, që forcojnë rrënjën e vetullave dhe promovojnë rritje të shëndetshme.

Si ta përdorni? Pak pambuk e lagni me qumësht dhe e aplikoni në vetullat tuaja. E lini të thahet për 20 minuta e më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë. Aplikojeni përditë, para se të shkoni në gjumë.

VAJ ULLIRI PËR VETULLA MË TË TRASHA

Konsiderohet si një nga vajet më të shëndetshme. Vaji i ullirit përmban vitamina E, antioksidues dhe aminoacide omega 3, që promovojnë rritjen e flokut dhe trashjen, trasmeton gazeta Kosova Sot

Si ta përdorni? Ngrohni pak vaj ulliri, më pas me kujdes e aplikoni në vetulla. Nuk keni nevojë ta shpëlani, por ta lini të absorbohet.

ALOE VERA PËR VETULLA MË TË TRASHA

Bima e aloe verës përmban enzima dhe substanca hidratuese, që pastrojnë folikulat e flokut, kështu që asgjë nuk e pengon zhvillimin e tyre

Si ta përdorni? Merrni pak lëng të freskët nga bima aloe vera dhe me kujdes bëni masazh me ta në vetulla. E lini gjatë natës dhe e shpëlani me ujë të ngrohtë ditën tjetër.

Komento