Mesazhe private edhe në Facebook Pages

Mesazhe private edhe në Facebook Pages

Gjatë kësaj jave është zbuluar se Facebook është duke e testuar një funksion të ri në kuadër të faqeve, i cili do tu mundësonte administratorëve të tyre komunikimin privat.

Lajmi për testimin e këtij funksioni është bërë i ditur nga WeAreSocial, ndërsa tani është vetë rrjeti social Facebook që e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Shërbimi i ri i dërgimit të porosive private brenda faqeve i lejon pronarët e faqeve të komunikojnë privatisht dhe jo vetëm përmes murit.

Megjithatë, asnjë informacion nuk është dhënë lidhur me datën e fillimit të shërbimit për përdoruesit e Facebook të cilët posedojnë një faqe të caktuar në këtë rrjet social.

Komento