Meshkuj, këto gjëra nuk i keni ditur për femrat!

3

Femrat dhe meshkujt gjithmonë kanë pasur, kanë dhe do të kenë probleme në lidhje më mënyrën si i shohin gjërat.

Ekspertët ju sugjerojnë disa këshilla, se çfarë duhet të dinë meshkujt në lidhje me botëkuptimin e femrave.

1. Femrat nuk i detyrojnë meshkujt për asgjë

Femrat duan që meshkujt t’i përkushtohen dhe t’i japin ngrohtësi. Në rast se kjo gjë nuk realizohet nga meshkujt, ato nuk luftojnë pra t’i detyrojnë të sillen ndryshe. Femrat, sipas intv.al në shumicën e rasteve janë pranuese të situatës.

2. Refuzon në mënyrë të sjellshme

Meshkujt duhet të kuptojnë që kur një femre, nuk i pëlqen një mashkull, ajo e refuzon në mënyrë të sjellshme. Shpeshherë kjo gjë keqkuptohet nga meshkujt, të cilët mendojnë se ndoshta duhet të provojnë sërish për ta bërë për vete.

3. Femrat mund të jenë të zgjuara sa meshkujt

Meshkujt e kanë të vështirë ta pranojnë faktin se një femrër ndoshta është më e aftë se ata. Një femër mund të jetë në një pozicion të rëndësishëm pune, edhe pse në shumicën e kohës gjykohen se këto punë nuk i meritojnë.

4. Meshkujt nuk duhet të presin gjithmonë kujdesin e femrës

Meshkujt përkëdhelen në shumicën e rasteve, për faktin se femrat janë gjithmonë aty për t’u kujdesur për ta. Kur mamaja e tyre nuk është aty, meshkujt mendojnë se femrat e kanë për detyrë të tregojnë kujdes ndaj tyre.

5. Femrat nuk përpiqen të nënvlerësojnë meshkujt

Barazia gjinore dhe feminizmi nuk janë për të ofenduar meshkujt. Femrat nuk duhet të vrasin mendjen se ç’duhet të bëjnë që të duken mirë në sytë e shoqërisë. Ato thjesht sillen ashtu si janë dhe nuk cënojnë krenarinë e mashkullit.

Komento