Meshkuj, këto janë të gjitha këshillat që duhet t’i dini për qethje dhe rrojë

1

Ka disa gjëra të caktuara të cilat çdo mashkull duhet t’i dijë për t’u kujdesur për pamjen e vet.

Gjithmonë tregoni berberit se sa kohë ka kaluar qysh nga hera e fundit kur i keni prerë flokët

Berberët e dinë sa kohë i nevojiten flokëve të rriten, prandaj, nëse ju tregoni se sa kohë ka kaluar qysh nga prerja e fundit, ata mund ta imagjinojnë se si i keni pasur flokët atëherë, transmeton Telegrafi.

Përshtatni flokët me formën e fytyrës

Nëse keni fytyrë rrethore, preni flokët më shumë anëve. Por, nëse keni fytyrë më të gjatë, kërkoni flokë më të gjatë anëve.
1

Preni flokët çdo një muaj

 Nëse keni flokë të shkurtra, këtë duhet ta bëni më shpesh, por nëse i keni flokët e gjata, atëherë është në rregull të pritni një muaj deri në një muaj e gjysmë.

Pastroni flokët vetëm tri herë në javë

Shumica e profesionistëve të flokëve pajtohen se flokët duhet të pastrohen më së shumti tri herë brenda jave. Disa berberë, si Van Capizzano, këshillojnë edhe shmangien e shamponit.

Komento