Meshkujt janë më të dobët se femrat

semure

Një studim i fundit i bërë nga shkencëtarë të mëdhenj ka zbuluar se meshkujt janë me të dobët në memorie se femrat. Kjo gjë ndodh pikërisht në periudhën që ato fillojnë dhe plaken, femrat kanë një aftësi më të gjatë për të mbajtur mend, ndërsa meshkujt harrojnë dhe gjërat me thëlbesore.

Autoret e studimit kanë vënë re se 19 % e burrave u preken nga humbja e lehtë e kujtesës, ndërsa tek femrat kjo shifer ishte rreth 14 %.  Normalisht që kujtesa ka shumë rëndësi për një person, por humbja e lehtë e saj nuk ndikon në jetën personale të një personi, sepse mund të jenë gjëra që plotësohen me ritmin e ditës dhe të jetës.

Akoma nuk është e qartë përse meshkujt priren të prekën më shumë nga ky fenomen, por mendohet të ketë lidhje me sëmundjet e zemres. Në studime të bëra është vënë re se ato meshkuj të cilët kishin më shumë probleme me memorien ishin përsona që njëkohësisht kishin probleme dhe me zemren. Presioni i gjakut, diabeti, pirja e duhanit, konsiderohen si faktor rreziku për sëmundjet në zemer, të cilat i ndeshim më shpesh tek meshkujt.

Komento