Home » Këshilla të ndryshme » Meshkujt me te prekur nga tumoret e sistemit urinar

Meshkujt me te prekur nga tumoret e sistemit urinar

Edhe organet e sistemit urinar mund të preken nga sëmundja e kancerit. Sistemi urinar përbëhet nga dy veshkat, fshikëza e urinës dhe uretra.

Veshkat
Dallohen disa lloje të tumoreve të veshkave. Tumoret beninje të veshkave, zakonisht janë pa simptoma. Ka tre tipa tumoresh malinje të veshkave: karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak në urinë, dhimbje gjatë urinimit, temperaturë, një si gjëndër në zonën e barkut dhe humbje në peshë; nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; karcinoma transqelizore, që si simptomë dominante ka gjakun në urinë.

Shkaqet
Tumoret e veshkave normalisht fillojnë jetën e tyre në qelizat e veshkës. Karcinoma transqelizore është rritje malinje e qelizave që shtrojnë pelvisin renal, zonën ku mblidhet urina para se të hyjë në fshikëzën e urinës. Njerëzit që pinë duhan, marrin shumë qetësues të ndryshëm ose gjenden të ekspozuar ndaj disa substancave kimike, janë të rrezikuar të preken nga kanceri i veshkave dhe i organeve të tjera të sistemit urinar. Rreth 80 për qind e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën, pasi haset tepër rrallë nën 40-vjeçarët. Nefroblastoma është përgjegjëse për një në dhjetë raste të kancerit renal te fëmijët.
Trajtimi
Kanceri i veshkave diagnostikohet me ultratingull ose skaner. Përdoren gjithashtu Urografia, ose pielografia, një lëndë ngjyruese që futet në gjak, e cila duket nën rrezet X kur ekskretohet nga sistemi urinar. Tumoret beninje të veshkave mund të qëndrojnë në trup si të padëmshëm. Tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor. Për këtë arsye, veshka e sëmurë zakonisht hiqet me operacion kirurgjikal.
Tumoret e fshikëzës së urinës.
Hematuria është simptoma dominante në tumoret malinje, nëse një tumor rritet në kryqëzimin ndërmjet ureterit e fshikëzës së urinës kjo mund të sjellë dhimbje në kurriz e në veshka dhe të pengojë rrugën e urinës. Ashtu si në format e tjera të kancerit, mosha dhe pirja e duhanit janë faktorë rreziku. Një faktor tjetër është edhe ekspozimi ndaj karcinogjeneve. Varion në shtete të ndryshme, por në përgjithësi mosha mesatare e diagnostikimit të këtyre pacientëve është 65 vjeç. Mbi tre të katërtat e këtyre tumoreve hasen te burrat.
Trajtimi
Diagnoza e tumoreve të fshikëzës së urinës bëhet duke përdorur cistoskopin, një instrument shikimi i cili futet në ureter. Cistoskopi me nxehtësi i djeg këto tip tumoresh, dhe kjo teknikë e ndjekur quhet diatermi. Tumoret e avancuara kërkojnë kirurgji ose kimio-terapi. Në raste ekstreme hiqet krejtësisht fshikëza e urinës, teknikë kjo e quajtur cistektomi. Duhet evituar duhani dhe karcinogjenet e tjerë. Shpesh tumoret beninje të fshikëzës së urinës regjistrohen së bashku me tumoret malinje, megjithatë pranohet që shanset për të jetuar janë gati njësoj kudo, rreth 50 për qind. Nëse do gjendej një ilaç për të luftuar gjenin që i bën kanceret e rrugëve urinare kaq vdekjeprurës, shanset për mbijetesë do rriten së tepërmi.

Shkaku i infeksioneve të sistemit urinar
Infeksionet e sistemit urinar janë të shkaktuara nga bakteret. Bakteret hyjnë së pari në fshikëzën e urinës, duke u ngjitur nëpër ureter. Në përgjithësi, uretra është e mbrojtur, por nëse vrima e ureterës është e inflamuar, bakteret shumëzohen lehtë. Te një pjesë e fëmijëve gjer tek infeksioni vjen për shkak të prezencës së anomalive të cilat e pengojnë rrjedhjen normale të urinës: anomali obstruktive ose refluks. Fëmijët që vuajnë nga i urinimi disfunksional, e fillojnë por e ndërpresin currilin e urinës, shpesh urinojnë pa vullnetin e tyre, më shpesh fitojnë infeksion urinar. Tek fëmija infeksioni mund të shkaktojë sëmundje dhe tregon tendencë për t’u përsëritur. Tek një pjesë e fëmijëve këto lloj infeksionesh, janë prezente disa anomali, prandaj ata duhet të trajtohen në mënyrë adekuate, që të pengohet dëmtimi i veshkave.

Gurët në veshka dhe bllokimi i rrugëve urinare

Tek fëmijët, shkaku kryesor i bllokimit janë keqformimet e lindura, ndërsa tek të rriturit shkaqet kryesore të bllokimit janë hipertrofia a prostatës dhe gurët. Bllokimi shton rrezikun e infeksionit të rrugëve urinare, sepse shkakton stazë urinare.
Me gurët në veshka shfaqen edhe shenjat dhe simptomat e sëmundjes tek pacienti: kolikë urinare, dhimbja është e mprehtë, e padurueshme, përhapet nga kurrizi tek pubisi. Dhimbja e bën pacientin të lëvizë e të rrotullohet pa gjetur rehat. Për t’u trajtuar është e këshillueshme pirja e lëngjeve. Shpesh gurët marrin formën a kaliceve dhe bllokojnë krejt pelvisin renal.
I rëndësishëm është kurimi i infeksionit shkaktar. Gurët prej acidi urik janë radiolucentë, pra nuk mund të shihen në radiografi.

Shkaqet dhe simptomat e Karcinomës renale
Karcinoma renale e veshkave njihet edhe si karcinomë me qeliza boshe, ose si hipernefromë. Ky tip i kancerit është tumori malinj më i shpeshtë i veshkave. Më të prekurit prej saj janë meshkujt, që pinë duhan, sidomos mosha rreth 50-70 vjeç. Ndër shenjat dhe simptomat më të dukshme tek personat të diagnostikuar më karcinomë renale dallohet: hematuri, gjak në urinë, masë e prekshme, dhimbje në ije, temperaturë, policitemi. Biopsia mund të mos mjaftojë për të vendosur diagnozën e kancerit sepse pamja e karcinomës renale mund të ngjajë me pamjen e tumorit beninj. Tipar i veçantë i karcinomës renale është përhapja përgjatë venave renale dhe venës kava. Trajtimi i saj realizohet me kirurgji, imunoterapi me IL-2. E rëndësishme është që diagnostikimi i sëmundjes të behët që në fillesat e saj.

Shkurte 4

Funksioni i veshkave dhe filtrimi i ujit

Në trupin e njeriut ekzistojnë dy veshka, të vendosura në regjionin e mesit nga të dy anët e shtyllës së kurrizit, nën anën e poshtme të brinjëve. Kanë ngjyrë të kuqe – kafenjtë e formë si kokërr fasuleje dhe madhësi sa një grusht. Përmes veshkave nga organizmi juaj nxirren tepricat e ujit dhe produktet e fundit të metabolizmit. Funksioni kryesor i veshkave është që nga gjaku të mënjanohen produktet e fundit të metabolizmit, e gjaku i pastruar të kthehet në trup. Çdo minutë, përmes arterieve të veshkave, në veshka hyn rreth një litër gjak. Pasi të pastrohet, gjaku kthehet prapa, përmes venave të veshkave. Veshkat posedojnë sistem të komplikuar për filtrim. Në çdo veshkë ekzistojnë rreth një milion njësi, të quajtura nefrone. Pjesa më e madhe e ujit dhe e materieve tjera kthehen prapë në gjak përmes kanaltheve.

Tre tipat e  tumoreve malinje të veshkave:
– Karcinoma qelizore renale, ku pacienti ka hematuri, gjak në
urinë, dhimbje gjatë urinimit, temperaturë, një si gjëndër në zonën e barkut dhe humbje në peshë
– Nefroblastoma, e cila zakonisht shfaqet me dhimbje abdominale; – Karcinoma transqelizore, që si simptomë dominante ka gjakun në urinë

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress