Miomat dhe steriliteti

Miomat dhe steriliteti

Miomat e mitrës janë lloji më i shpeshtë i tumoreve të traktit reproduktiv femëror. Deri në moshën 45 vjeçare, rreth 70% e grave do të kenë mioma.

Në shumicën e rasteve, miomat janë të vogla dhe nuk shkaktojnë probleme, por rreth një e treta e grave të cilat kanë mioma, kanë probleme.

Prof. Dr. Mustafa Bahçeci
Spitali për Gjinekologji dhe Infertilitet
Tel. 038 58 22 22
[email protected]
www.spıtalibahceci.com
Magjıstralja Prishtıni-Shkup, km. i 9-të

Miomat janë më të shpeshta tek gratë të cilat janë mbipeshë. Nuk dihet shkaku se përse miomat zhvillohen dhe rriten në mitër. Dihet se niveli i lartë i estrogjenit dhe progesteronit e stimulon rritjen e tyre. Për këtë arsye, mioma rriten më shumë gjatë shtatzënisë dhe gjatë moshës reproduktive, kurse tkurren dhe zvogëlohen pas menopauzës. Nëse mioma rritet shumë, atëherë ajo mund të mos ushqehet mjaftueshëm me gjak dhe si pasojë ajo fillon të degjenerojë.

Mioma mund të ketë madhësi mikroskopike, por mund të jetë e madhe edhe sa një top i basketbollit. Mund të rritet në pjesë të ndryshme të mitrës:

* Në brendi të murit të mitrës – quhet mioma intramurale.
* Nën shtresën e brendshme të mitrës (nën endometrium) – quhet mioma submukoze.
* Në sipërfaqen e jashtme të mitrës – quhet mioma subseroze.
* Disa mioma mund të kenë kërcell dhe quhen mioma me pedunkul. Miomat të cilat rriten në brendi të murit të mitrës ose nën endometrium, e çrregullojnë formën e mitrës.

Simptomat
Simptomat varen nga numri i miomave, nga madhësia e tyre dhe nga vendi që ato kanë në mitër. Shpeshherë, miomat, edhepse janë të mëdha, nuk shkaktojnë simptoma. Miomat, veçanërisht ato të cilat gjenden nën endometrium shkaktojnë gjakderdhje të madhe menstruale dhe bëjnë që gjakderdhja të zgjatë më tepër. Si pasojë mund të zhvillohet anemia.

Miomat e mëdha, sidomos ato intramurale mund të shkaktojnë dhimbje në pelvik. Mioma mund ta shtypë fshikëzën e urinës dhe për këtë arsye pacientet kanë nevojë që të urinojnë më shpesh. Miomat mund ta shtypin edhe zorrën e trashë duke shkaktuar kështu kapsllëk. Nëse mioma është e madhe, atëherë edhe barku do të jetë më i rritur. Nëse ka pedunkul, ajo mund të përdridhet dhe mund të shkaktojë dhimbje të mëdha.

Miomat të cilat nuk kishin shkaktuar probleme përpara shtatzënisë, mund të paraqesin problem gjatë shtatzënisë. Problemet janë: aborti, lindja e parakohshme, prezantimi jonormal i bebes dhe gjakderdhja e madhe pas lindjes (hemorragjia postpartale).
Miomat mund të shkaktojnë sterilitet nëse bllokon tubat e mitrës ose nëse e çrregullon formën e mitrës. Nëse forma e mitrës është e çrregullt, ngjitja e qelizës vezë të fekonduar (implantimi) do të bëhet me shumë vështirësi, e ndonjëherë fare s’mund të ndodhë implantimi.

Diagnoza
Gjinekologu mund të zbulojë miomën (ose miomat) gjatë ekzaminimit të pelvikut. Për