Home » Shëndetësi » Miomët e mitrës

Miomët e mitrës

Miomët janë tumore “të mirë” beninj , mezenhimal të muskulaturës së lëmuar (andaj, edhe quhen Leiomyma).

Në aspektin epidemiologjik miomi është tumori më i shpeshtë i organeve gjenitale femërore (20-30% e femrave, ose, gati çdo e 4-ta femër preket nga ky tumor). Haset më së shpeshti në moshat 35-45 vjeçe, më shpesh te femrat që nuk kanë lindur fëmijë.

A dihen arsyet e shfaqjes së miomëve?

Shkaktarët e paraqitjes (etiologjia), si te rastet e shumicës së tumoreve, janë të shumtë. Këtu duhet përmendur defektin e receptorit progesteron (?), predispozicionin familjar, ndryshimet në kromozome (1, 7, 12, 14) janë duke u diskutuar.

Është vërejtur se miomët qëndrojnë në varshmëri me hormonin estrogjen (rritje e theksuar gjatë shtatzënisë, tërheqje ose ndalim i rritjes në menopauzë dhe mosparaqitje e tyre në klimakterium dhe te fëmijët).

Në aspektin patologjik miomi është tumor relativisht mirë i kufizuar (ka një pseudokapsulë), me konsistencë të fortë dhe nganjëherë me vatra të kalcifikuara. Histologjikisht përbëhet nga fije të muskulaturës së lëmuar dhe ind lidhor.

Vendi ku më së shpeshti lajmërohen miomët është trupi i mitrës, më rrallë qafa e mitrës dhe aparati mbajtës i mitrës (ligamentet). Shpesh miomët janë të shumtë (multiple), pra kemi të bëjmë me Uterus myomatosus.

Miomët në mitër mund të lokalizohen në murin e saj (intramural, më së shpeshti), nën mbështjellësin e mitrës në sipërfaqe (subseroz), nganjëherë pothuajse të lira në hapësirën e barkut dhe vetëm përmes një kërcelli të lidhur me mitër dhe së fundi mund të jenë të lokalizuara edhe nën mukozën e hapësirës së mitrës (submukoz).

Miomet si tumore beninje që janë, rriten ngadalë. Në rast të rritjes së shpejtë kur nuk kemi të bëjmë me shtatzëni, duhet të mendohet se kemi të bëjmë me një tumor tjetër që quhet sarkomë (tumor “i keq”, malinj). Përndryshe, vet miomet pothuajse shumë rrallë (nën 1%) ose fare nuk shndërrohen në tumore malinj.

Cilat ankesa mund t’i shkaktojnë miomet?

Miomet, në të shumtën e rasteve (50%) nuk japin simptome (vërehen rastësisht gjatë kontrollimit gjinekologjik). Përndryshe varësisht nga lokalizimi i lartpërmendur, madhësia dhe numri i tyre mund të shkaktojnë probleme të ndryshme. Një ndër to është çrregullimi në formë gjakderdhjeje (mioma intramurale, për shkak të pengesave në kontraktim të mitrës; mioma submukoze, për shkak të shtypjes në mukozë dhe lëndimit mekanik të saj; mioma subseroze, shtypje në fshikëzën e urinës ose në zorrë).

Një tjetër ankesë e shpeshtë janë dhimbjet gjatë menstruacioneve (dysmenorrhoe). Poashtu, anemia në mungesë të hekurit me plogështi e shkaktuar nga gjakderdhjet e lartpërmendura, mund të jetë problem serioz për femrën e prekur nga miomet.

Në rastet kur femra te e cila janë konstatuar miomet, mbetet shtatzënë, shpesh vjen deri te aborti, ose nëse shtatzënia zhvillohet më tutje, mund të kemi pengesë në lindje normale të fëmijës deri te çrregullimet në shkolitjen e placentes.

Uterus myomatosus (pra, shumë miome në mitër), mund të jetë edhe shkak i sterilitetit (që femra të mos mund të mbetet shtatzënë)

Si diagnostifikohen miomat?

Si te çdo sëmundje tjetër, edhe këtu është me rëndësi anamneza (ankesat e pacientes). Pastaj bëhet ekzminimi gjinekologjik dhe sonografia (ultrazëri) vaginal. Gjatë ekzaminimit gjinekologjik, mund te konstatohet rritje ose edhe deformim i mitrës.

Në ultrazë zakonisht shihen mirë miomet ku mund të përcaktohet lokalizimi, madhësia dhe numri i tyre. Këto të dhëna janë të rëndësishme për formën e terapisë e cila pason.

Çka mund të bëj femra për të parandaluar shfaqjen e miomëve?

Parandalimi i paraqitjes së miomëve nuk është i mundur. Nga ana tjetër, kontrollimet e rregullta gjinekologjike mund të vërejnë miomet në stadin e hershëm. Në këto raste, ato duhet të përcillen me ultrazë çdo 6 muaj.

Cila është terapia e miomëve dhe a është mjekimi i tyre gjithmonë i nevojshëm?

Në rastet kur femra nuk ka simptome klinike (ankesa) nuk ka nevojë për terapi të miomëve (përjashtim bën rritja e tyre e shpejtë).

Se cilën formë të terapisë për mjekimin e miomëve do ta përdorim, varet nga disa faktorë. Me rëndësi është mosha e pacientes (a është e re, psh. 25 vjeçe apo në moshë pak më të shtyrë – psh. 45 vjeçe), pastaj fakti se a ka fëmijë femra, apo edhe a ka dëshirë të lindë fëmijë.

Terapia mund të ndahet në:

a. terapi hormonale: me preparate antiestrogjene, me gestagene si dhe me GnRH-a. Qëllimi është të ndalet rritja e miomeve përmes ndërprerjes së efektit proliferativ të estrogjeneve. Pas ndërprerjes së terapisë mund të kemi efekt reverzibil (kthyes). Kjo formë e terapisë mund të aplikohet edhe te miomet e mëdha. Në rastet kur kemi ndryshime regresive të miomeve, shërimi me preparate hormonale nuk ka efekt. Preparatet GnRH-analoga, mund të aplikohen edhe si terapi disa mujore para se të operohen miomet.

b. terapi operative. Indikacion për këtë formë të mjekimit mund të janë: çrregullimet e përcjella me gjakderdhje të theksuar, dhimbjet, mbyllja (obstrukcioni) i ureterit, rritja e shpejtë, pasiguria në diagnozë (miomë ose tumor i vezores), steriliteti i femrës, komplikimet akute (përdredhja e miomes, infeksioni, etj). Operimi mund të bëhet me laparoskopi ose laparotomi dhe, atë në formë enukleimi (shkolitje) të miomëve me ruajtje të mitrës (te femrat që kanë dëshirë të lindin).

Te miomet submukoze, mund të provohet largimi i tyre me histeroskopi. Formë tjetër operative është heqja komplete e mitrës (histerektomia-HE) që mund të bëhet në forma të ndryshme (me laparoskopi – LSK, me laparotomi -LAP ose në formë vaginale).

Largimi i mitrës me LSK që paraqet operacion minimal invaziv dhe aplikohet sot në të gjitha vendet e zhvilluara, mund të bëhet në 3 forma: LAVH (“laparoscopic asisted vaginal HE”), LASH (laparoscopic supracervical HE- ku mënjanohet trupi i mitrës dhe mbetet qafa e mitrës) dhe TLH (total laparoscopic HE, pra, hiqet mitra komplet, duke përfshirë edhe qafën e mitrës përmes LSK). Duhet theksuar se të gjitha këto forma moderne të largimit të mitrës kryhen pa problem nga unë edhe në Prishtinë.

Si përfundim: miomët janë tumore beninje dhe femra e prekur nga to nuk duhet të brengoset tepër (nuk kemi të bëjmë me tumor malinj). Në të shumtën e rasteve, duhet vetëm të përcillen me ekzaminim gjinekologjik. Ankesat e ndryshme të shkaktuara nga miomet mund të evitohen me terapinë adekuate të tyre. Dr Naim Shabani Gjinekolg dhe patolog, Mynih./Telegrafi/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!

14 Responses to " Miomët e mitrës "

  1. qefsere hashani says:

    Se pari ju falenderoj per kete artikull qe keni shkruar ,eshte shum i nevojeshme per qdo kend e me se shumti per ato femra qe kan kete problem.une jam nje grua e martuar tash shtatzanin e pare jam 33 vjeqare dhe mjeku gjinekolog me ka then se kam miom .jam ne muajin e 6 e gjysm te shtatzanis.kam deshire me dite sa eshte e rrezikshme per foshnenjen a mundem me shty shtazanin deri ne mujin e 9 edhe a mundet edhe foshnja ime te trashegoj kete semundje.
    Mundesisht me kthe nje pergjigje,me respekt qefserja

  2. gerta says:

    pershndetje une jam nje grua 34vjecare dhe kam pasur nje miomet dhe qe e bera operacjon dhe fal allahut tani doktorasha me ka then qe jam mir po nderhyrja per te ber ket operacjon ishte shume me rendesi pasi gjenekologja me shpjegoj qe duhet te behet para se te bish shtatezane dhe me duhet te prisja 6 muaj mbas operacjonit ,ajo me shpjegoj qe ne rast shtatezanije esht me rezik sepse ajo rritet si rritet e foshnja,po une kam degjuar qe ka patur raste ne shtatezani dhe kan dalur me sukses ,po keto miomet shfaqen dhe ne gjoks,,,po nje keshill kam per te gjitha grat shqiptare sidomos grat e reja qe duan te behen nene para se te mendojn te nisin nje femi te konsultohen me mjekun ;;;;; se shqiprija esht akoma mbrape pershendetje dhe nje her nga belgjika

  3. syzana says:

    Ju pershendes,para nje muaji gjat nje kontrolli te rregullt gjinekologjik mjeku konstatoj se kam nje miom ne miter me madhesi 5cm,jam 26 vjeqare e martuar,pyetja ime eshte a mundem te mbes shtatezane edhe pa e bere operimin e miomes apo preferohet operimi se pari mirepo.une kam frik se ndoshta mbas operimimit mundet te mos mbes shtatzen??nuk kam femije..ju falemnderit

  4. laura says:

    pershendetje i nderuari doktor.Falemnderit prej zotit,që teknika ka hec perpara dhe ne mund te gjejmë keshila permes internetit.Unë jam 48 vjeqare’grua e ve.Para 20 vjeqe kam pas nje ciste ne qafe te mitres ,por mjeku me ka keshillu se eshte e vjeter dhe nuk te sjell pengesa.Megjeithate un ateher mbeta e ve, dhe asnjeher nuk u kontollova tek ginekologu.Tani per shkak te gjakderdhjes se madhe dhe menstruacioneve jo te regullta u kontrollova tek ginekologu dhe me tha se kam nje myom me madhesi 4 cm.Athua eshte ajo ciste apo ndonje tjeter .Qka me preferoni .Edhe pse nuk i kam mundesite per ndonje intervenim te shtrejte per shkak te kushteve pasi qe jam kryefamiljare.Me shume rrespekt ,mundesisht nje keshillë.

  5. Genta says:

    pershendetje i nderuara.jam nje femer 35 vjec dhe ende nuk kam femija.para nje viti kam qen shtatzan 3 muaj dhe kam pas jne abort te papritur.mjeku ne FRANC me ka than se kam nje FIBROM qe ne gjuhen shqipe ende nuk e di si si i thon po per mendimi tim quhet MYOM.FIBROMEN e kam ne skaj te mitres me madhesi 10cm.mjeku me ka than se duhet mu operu por un po kam shum frig se mbas operacionit po mbetem pa femij. JU KISHA LUT ME SHPIRT MEM KESHILLU SE CFAR TE BEJ MA HERET QE MOS TE ME BEHET ME VON…

  6. BESA says:

    pershedetje …..

  7. genta says:

    pershendetje …

  8. genta says:

    Pershendetje.Genta nga Franca kisha nje pyetje per juve Doktor.jam 35 vjecare nuk kam ende femij kam qen para nje viti shtatezan dhe ne maujin e 3 kam abortuar.mjeku me ka than se kam nje MYOM 10cm.qe ne gjuhen frenge po i thon FIBROM.ktu mjeku me ka than se duhet me u operu po un po kam shum frig se mbas operacionit NDOSHTA do te mbetem pa femij.ndersa nje mjek tjeter ne ZVICER me ka than se mundesh edhe ne kete gjendje me lind femij.me tregoni ju lutem se cfar te bej te operohem apo jo cila edhe menyra me e mir ne kete gjendje si jam une.ju kisha lutur te me jepni pergjegje mundesisht ma shpejt….

  9. Arbnora says:

    Përshendetje – jam 27 vjeqare nënë e tre(3) fëmijeve.Vuaj nga smundja miome(tumor beninju) prej shtatorit të vitit të kaluar jom në terapi mirpo nuk kom ndonëj ndryshim.Gjat mujait maj dhe qershor të kitit viti kom bër dy(2) herë biopsin dhe rezultatet e biopsis më kan dal të ndryshme.Mjekët më kan preferuar të operohem në shtator të kti vititi.Edhe pse jom në terapi dhimt po kom shum.Ju lutëm më jepni një përgjegje se qka duhet bër më tutje ?

  10. sabrije says:

    jam nje grua 46 vjecare kam probleme me gjakderdhje te shumte per kete shkova te mjeku me dhan diagnozen uterus myomatosus,dhe mjekt dhan mendimin qe te operohem,kurse nje mjek tjeter me dha nje mendim tjeter(te preferohet mirena IUCD)per parandalimin e gjakderdhjes.Cili eshte mendimi juaj per kete gjendje….nese mundeni me ma kthy pergjigjen per 1dite se duhet te vendosi ju faliminderit per mirekuptim

  11. shqipja says:

    kam miom ne qaf te mitres kam mestracionet me rregull i kam vetem dy dit po kam kam dhimt 10 dit para se mem ardh mesracionet edhe po djersitna 10 dit para se mem ardh mestracionet po kohen e fundit kam dhimt ne anen e majt ne fund te barkit tan mujin a munet me mu ba kancer

  12. kela says:

    Pershendetje…jam 24vjece dhe ne janar te ketij viti jam vizituar ne itali dhe kam dale.me fibrome 3cm.kam bere viziten ne majdhe pderserifibroma esht3cm .thekoj se nuk jam e martuar kam qe ne janar qe marr pilulat qe me ka dhen doktori ne itali.thjrsht doja te meqe tani fibroma esht po e njejta3cm a kam rrezik per te ngelut shtatzene.

  13. Negja says:

    Pershendetje…jam 28 vjeqa ne moshen 23 vjeqare kam pas nje fibrom (miome )22cm isha shtazan ne muajn e 4 2 bineq njeri viq para operacjonit tjetrin e huma 3 dit pes operacjonit qe e fal Zotit e mjekve ktu ne itali pas 4 orve operacjoni une isha mir mjekt me than qe egziston vetem nje mundesi e vogel qe une te lindja femije pas kti operacjoni mirpo 4 vite pas operacjonit une isha shtatzen kisha 2 fibroma njera 7cm tjetra 4 cm ksaj here gjithqka shkoj mir lina djalin tim te shendosh bera dhe nje operacjon mi heken edhe keto dy fibroma gjithqka shkoj mir IshAlla askush skalon ate qka kalova une per fajn e fibromes

  14. Nata says:

    Pershendetje doc.Jam nje femer 40 vjeqare.Tash 2 jave jam kontrolluar te dy mjek te ndryshem dhe me kan thene qe kam ne murin e perparm intramural nje formacion miamotoz 40mm me 33mm.Jam e pamartuar dhe desha tju pyes se nese kam deshire te lind femij,a do te jete pengese kjo miom,pasi njeri mjek me tha qe po edhe mioma edhe mosha ime ndikojne ne te mbeturit shtatzan.Ju lutem te me jepni nje pergjigje.Ju falemnderit

Komentoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress