Mirëmbajtja e vetullave

Mirëmbajtja e vetullave

Mirëmbajtja e vetullave Kohët e fundit po investohet shumë në mirëmbajtjen e vetullave duke përdorur shumë produkte dhe laps për plotësimin e vetullave, mbushjen dhe krijimin e formave të mira. Por, prisni, a supozohet që të heqim gjithë këtë mundim çdo natë?

A jemi të ekspozuar ndaj rrezikut si rezultat i mospastrimit të vetullave? Dhe, nëse po, a ndikon pastrimi i përditshëm në mbulimin e këtij triku?

Ja çka duhet të dini rreth pastrimit të vetullave:

Pastrimi

Qimet e vetullave paraqesin gjëndër shumë më të butë dhe delicate se sa qimet e flokëve, sqaron Sania Vucetaj. Këto janë po aq të ndjeshme ndaj papastërtisë, yndyrës dhe zbokthit, që nënkupton se kanë nevojë për kujdes të duhur.

Ju mendoni se e tejkaloni këtë hap thejshtë vetëm duke pastruar fytyrën. çdo larje e tepruar mund të heqë vajrat natyror dhe lubrifikimin e tyre, ashtu sikur flokët në kokën tuaj.

Nëse shqetësoheni për zbokthin në vetulla, gjëja e parë që duhet të kini parasysh është të gjeni shkakun e paraqitjes së tij. Shpesh herë kjo është si rezultat i mbetjeve nga produktet.

Mirëmbajtja

Duhet të keni shumë kujdes gjatë mirëmbajtjes së tyre. Vucetaj beson se mënyra më e mirë për ti lënë vetullat që të bëhen më të forta, të plota dhe të shëndetshme, është duke i lënë ato kështu.

Produktet depërtojnë në to dhe bllokojnë folikulet duke parandaluar rritjen e qimeve. Nga ana tjetër, Healy ka formuluar një serum të vetin personal me peptide, aminoacide dhe acid hialuronik për të ushqyer vetullat për trashësi, plotësi dhe rritje. Gjithashtu ai beson se pastrimi i thellë me çaj nga vaji i pemës mund të largojë zbokthin dhe qelizat e vdekura duke i ushqyer qimet.

Me anë të një maskare, lyeni brushën me vajin e pemës dhe bëni lëvizje apo rrathë të vegjël, por jini të kujdesshëm mos të bëni shumë fërkime, këshillon ai. Më pas, lani me ujë të ngrohtë.

Pra, me një fjaleë duhet të jemi të kujdesshëm gjatë mirëmbajtjes së vetullave. Pavarsisht si reagojnë vetullat tona ndaj produkteve të ndryshme, Vucetaj thekson se trajtimi më imirë është mos ti ngacmoni me tepricë produktesh, lërini ashtu siç janë.