Mish të kuq apo të bardhë?

Mish të kuq apo të bardhë?

Mish të kuq apo të bardhë?Njerëzit që konsumojnë tepër mish të kuq dhe mish të përpunuar kanë më shumë gjasa të preken nga sëmundja e kancerit dhe sëmundjet e zemrës sesa personat që nuk konsumojnë mish të kuq, sipas një studimi amerikan.

Në studim morën pjesë mbi 500 mijë persona të moshës 50-71 vjeç, studim i cili nisi në vitin 1995, transmeton “Zeri.info”.

Rezultatet treguan se ata të cilët konsumuan porcione të larta të mishit të kuq, rreth 127.6 gramë në ditë, kishin 30% më shumë shans për të vdekur në 10 vjetët e ardhshme, kryesisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri.

Mishi i përpunuar shton gjithashtu rrezikun, përcjell “Zeri.info”.

Nga ana tjetër, ata të cilët konsumuan sasi më të larta të mishit të bardhë kishin rrezik më të ulët për sëmundje, veçanërisht rrezik më të ulët për sëmundjet e zemrës dhe të kancerit.

Reduktimi i sasisë së mishit të kuq dhe atij të përpunuar do të kontribuonte në ruajtjen e shëndetit dhe në shpëtimin e jetës, thonë studiuesit.

Mishi i kuq përfshin mishin e viçit, të derrit, proshutën, hamburgerët, kremviçet e derrit, filetot e viçit etj.

Ndërsa mishi i bardhë përfshin mishin e gjelit të detit, peshkun, mishin e pulës etj.

Mishi i përpunuar, pavarësisht i bardhë apo i kuq, përfshin mishin e thatë ose atë të tymosur si proshutat, kremviçet e pulës etj.

Komento