Mishi i kuq dhe lidhja me tumorin e zorrëve

Mishi i kuq dhe lidhja me tumorin e zorrëve

Çdo vit numri i personave të prekur nga kanceri si rrjedhojë e konsumimit të mishit të kuq është në rritje. Lajmi pohohet nga World Cancer Research Fund (WCRF), që kohët e fundit ka paraqitur të dhënat e studimeve të saj.

Studiuesit anglezë kanë raportuar në lidhje me ushqimet, aktivitetin fizik dhe masat që duhen marrë për të parandaluar kancerin. Më shumë se 263 publikime mbi tumorin e zorrëve përfshirë këtu 749 të mëparshmet, konfirmojnë se lidhja mish-kancer është kthyer nga një mundësi në siguri.

Sipas WCRF, provat që lidhin mishin e kuq me pacientët e sëmurë me kancer në zorrë janë më të shumta se kurrë. Ushqimet që përmbajnë fibra (drithëra, fruta, perime dhe bishtaja) janë tepër të dobishme dhe aleate për të luftuar këtë sëmundje.

Shkencëtarët rekomandojnë që të limitohet konsumi javor i mishit të kuq në pesë porcione (maksimumi 500 gramë në total) dhe të evitohen veçanërisht mishrat e përpunuara.

Komento