Mishi ka merita per evolucionin njerezore

Mishi ka merita per evolucionin njerezore

Për fat të keq të të gjithë atyre që nuk e kanë mishin pjesë të ushqimit, duhet të raportojmë që pikërisht ai ka meritë për zhvillimin e njeriut.

Diskutimet që bëhen rreth mishit në ushqim në mes adhuruesve të formave të ushqimit që përfshijnë mishin dhe pjesës tjetër të botës janë gjithnjë e më të shpeshta në dekadat e fundit, por hulumtuesit nga Universiteti në Lund kanë dhënë një argument i cili definitivisht do t’u pëlqejë mishngrënësve.

Sipas rezultateve të hulumtimit të kryera në 70 lloje të gjitarëve, përdorimi i mishit në ushqim e ka bërë njeriun atë që është tani. Paraardhësit tanë të lashtë e kanë përfshirë mishin në ushqim me gjueti, çka drejtpërdrejt ka ndikuar në disa faktorë të rëndësishëm në evolucion.

Femrat që kanë ngrënë mish janë pjekur më herët, kanë mundur të fillojnë të lindin më herët dhe të sjellin më shumë pasardhës në botë. Të ushqyerit me mish ka shkurtuar kohën e dhënies gji të pasardhësve, intervalet kohore të nevojshme për organizmin femëror që të këndellet mes lindjeve dhe në këtë atë mënyrë ka pasur ndikim vendimtar në evolucion, pohon dr. Elia Psuoni.

Mishngrënësit, duke iu falënderuar kualitetit të ushqimi të tyre, më herët mund të heqin dorë nga ushqimi me gji, në krahasim me gjitarët që hanë vetëm ushqim bimor, çka prapë ka ndikim direkt në mundësitë më të mëdha të mbijetesës dhe vazhdimësisë së llojit.

Pasi që model i ngjashëm është tek të gjithë gjitarët, më saktë mishngrënësit kalojnë më mirë se ata që hanë gjithçka ose bimëngrënësve, shkencëtarët kanë dëshmuar rolin kyç të mishit në evolucionin e njeriut, veçanërisht në krahasim me primatët tjerë. Ushqimi i pasur me mish ka meritë edhe për zhvillimin e trurit dhe kjo është rritja e masës cerebrale, çka në fund të rrëfimit ka qenë elementi kyç i cili ka ndikuar në zhvillimin e njeriut modern.

Sigurisht, për të qenë maksimalisht objektiv, duhet të theksojmë që megjithatë bëhet fjalë për të kaluarën e largët, por ky hulumtim nuk jep asnjë konkludim për atë nëse njerëzit e sotëm duhen të hanë mish apo jo.

Komento