Misri i shartuar “vdekjeprurës”

Misri i shartuar “vdekjeprurës”

Sipas një studimi të gjatë shkencor në një universitet Francez, rezultoi se misri mutant është kanserogjenes, i cili gjatë studimit solli vdekjen e parakohshme të kafshëve që përdoreshin për këtë eksperiment.

Kërkimi shkencor, zgjati për dy vjet radhazi në universitetin e Kanës, ku u përdorën 200 minj në fshehtësi të plot për arsye që të mos ndërhynin lobistët e Monsanto, një kompani e njohur amerikane në tregtimin e misrit mutant.

Për herë të parë, një farë gjenetike e ndryshuar misri, si dhe një pesticid (ilaç) i njohur për përdorim të gjerë në botën e bimëve si “Round Up” u gjetën plotësisht pozitive me ndikimin negativ në shëndetin e kafshëve eksperimentale. Rezultatet janë tepër shqetësuese pasi kafshët (minjtë) pësuan tumore të shumëfishta dhe vdekje të parakohshme, hepatite dhe sëmundje veshkash. Kafshët e gjinisë femërore, pësuan gjithashtu tumoret e gjirit.

Shkencëtarët i kishin ndarë kafshët që do përdoreshin për eksperimentin në tre grupe. Grupi i parë ushqehej me misrin mutant i cili tregtohej prej kompanisë Monsanto, grupi i dytë ushqehej me misër i cili ishte vaditur me ilaçin Round Up dhe grupi i tret ushqehej me misër të thjesht, por i vaditur edhe ky me RoundUp.

“Rezultatet treguan qartë se nga përdorimi i të dy produkteve rezulton vdekje e përshpejtuar dhe e parakohshme” deklaroi Profesor Gilles Eric Serallini. Po i njëjti profesor, deklaroi gjithashtu se kërkimi u krye njëkohësisht në të dy produktet, pasi kompania e Monsanto që tregton edhe RoundUp, ka shndërruar produktet e saj bujqësore në mënyrë të tillë që ti rezistojnë pesticidit RoundUp. Kryeministri i vendit z. Zan Mark Ero, theksoi se çështja është tepër serioze dhe në nivel Europian.

Komento