Mjedra forcon imunitetin dhe kthen energjinë e humbur

Mjedra forcon imunitetin dhe kthen energjinë e humbur

Mjedra forcon imunitetin dhe kthen energjinë e humburFrutin malor, mjedrën (Rubus Idaeus), sipas legjendës e kanë zbuluar hyjnitë greke. Kjo pemë e çmuar gjatë historisë më shumë është përdorur si ilaç se sa si ushqim, vetëm se frutat nuk kanë qenë të kultivuara, por të egra.

Edhe sot mjedra gjithnjë e më shumë e gjen vendin e vet edhe në mjekësi, por ehde në kozmetologji. Në vete përmban glukozë , fruktozë, sakarozë, acide organike-elagjike, të mollës, të limonit, salicilike…

Përmban edhe vaj eterik, substancat me ngjyrë dhe tanine, vitamina C dhe E. Për shkak të përbërësve të dobishëm në shumë vende përdoret për parandalimin e diarresë dhe ekzemës, derisa ekstrakti nga fryti vepron kundër viruseve. Ekstrakti aktivizon edhe pankreasin për sekretimin e insulinës, për ç’arsye rekomandohet për uljen e sheqerit në gjak.

Në kohën e fundit gjithnjë e më shumë po hulumtohet edhe efekti i mjedrës në qelizat malinje, sepse është përcaktuar që acidi elagjik, i cili është me bollëk në farat e mjedrës, parandalon shumimin e qelizave të kancerit. Njëkohësisht, parandalon dëmtimin e ADN-së dhe nuk vepron në qelizat normale përgjegjëse për mbrojtjen imunologjike të organizmit.

Për t’u arritur mbrojtja preventive nga sëmundjet malinje, çdo ditë duhet të konsumohen rreth 130 gramë të kësaj peme, këshillojnë ekspertët. Sigurisht që nuk mund të zëvendësoj ilaçin, por mund të ketë efekt preventiv, shkruan Koha Ditore.
Mjekësia tradicionale qysh moti rekomandon që mjedrat të hahen të freskëta sepse me sukses largojnë temperaturën e ngritur, nxisin djersitjen, pastrojnë bilën, përshpejtojnë largimin e zallit nga veshkat, forcojnë imunitetin dhe zemrën, normalizojnë pasqyrën e gjakut.

Nga frutat e thata të mjedrës mund të përgatitet çaji jashtëzakonisht kualitativ i pasur me vitamina. Duhet të ndahen tri lugë të frutave të thata të kësaj peme, të shtohen dy decilitra të ujit të vakët, si dhe vanilje, karafil dhe xhenxhefil. Çaji përgatitet ashtu që në ujin e nxehtë shtohen mjedrat e grimcuara, gjithçka zihet për pesë minuta dhe pastaj lihet të qëndroj dhjetë minuta. Pas kësaj në çaj shtohen mëlmesat në maje thike dhe pastaj shijohet.

Në kozmetik fruti i mjedrës në veçanti është efikas te lëkura e yndyrshme, ndërsa me shtesën e vajit të përshtatshëm bimor edhe për lëkur të thatë, të ndjeshme dhe të dëmtuar. Prania e vitaminës C dhe acidit elagjik siguron piling kimik dhe mekanik, ndërsa shërben edhe si mjet për zbardhje.

Mjedra e freskët është e shkëlqyeshme për masazh efikas, ku çdo frut duhet të jetë i paketuar në qese plastike. Për këtë qëllim më të mirat janë mjedrat e prodhuara në plantazhet ekologjike. Derisa të vjen koha e përdorimit duhet të jenë të ngrira, theksojnë ekspertët.

Shkrihen vetëm para përdorimit në temperaturë dhome dhe shtypen mirë në formë pure me një objekt druri për t’u fituar masa kompakte.

Gjatë masazhit farat e mjedrës në mënyrë mekanike largojnë qelizat e vdekura, ndërsa aroma e mjedrës ka efekt qetësues në tërë organizmin dhe largon nervozizmin. Organizmit të lodhur ia kthen energjinë, dhe shpejton shërimin nga lodhja.

Pas masazhit në lëkurë vihet paketimi i mjedrave të shtypura me shtesat e disa pikave të vajit bimor dhe lihet të qëndroj rreth 20 minuta. Njëkohësisht mund të pini lëng mjedre, me çka arrihet efekti efikas edhe përbrenda.

Gjethi i mjedrës si çaj po ashtu përdoret në kuadër të mjekësisë popullore për shpëlarjen e zgavrës së gojës e cila është me inflamacion, si edhe për fytin e pezmatuar. Ky çaj është efikas edhe për ndaljen e diarresë, ndërsa njohësit e mirë pohojnë që është zëvendësim i përkryer për çajin indian, rus dhe gjeorgjian.

Lëngjet
1)Lëngun e mjedrës, të freskët apo të ngrirë e përzini me sheqerin e kaftë. Të gjithë këtë përzieni mirë derisa sheqeri të mos tretet. Para se të përdoret lëngu duhet ta ruani në frigorifer, dhe gjithsesi zbuteni me ujë të thjeshtë ose mineral.

2)Në mikser vendosni 150 gramë mjedra të freskëta ose të ngrira dhe përzieni krejt derisa të mos bëhet lëngu. Shtoni 25 mililitra ujë, pak kanellë, karafil dhe xhenxhefil. Lëreni pijen në frigorifer për t’u bashkuar përbërësit dhe shërbejeni të ftohët.

Komento