Home » Modë & Estetikë, Shëndetësi » Aknet, llojet dhe trajtimi i duhur i tyre

Aknet, llojet dhe trajtimi i duhur i tyre

Aknet, llojet dhe trajtimi i duhur i tyre.01Aknet janë problem shëndetësor dhe estetik kronik, që shfaqen te një grup mjaft i madh i popullatës duke përfshirë mosha të ndryshme që nga preadoleshenca, adoleshenca e deri te personat te moshës madhore.

Shkaktari i shfaqjes së akneve janë të shumtë. Në rend të parë është komponenta trashëguese (gjenetike) që bën një lëkurë të prodhon më shumë yndyrë. Kjo zakonisht është e shoqëruar me fenomenin e mbylljes së poreve (hiperkeratinizimit), shtuar prezencën e baktereve dhe demodex foliculorum, që bënë këtë situatë edhe më të rëndë me qelbosjen e ndryshimet bazike.

Ndonjëherë përkeqësimi ndodh edhe për shkak të faktorëve iniciues, siç janë: provokimet nga çrregullimet hormonale, çrregullimet e traktit gastrointestinal, stresi, jeta jo e shëndetshme dhe ushqimi jo i përshtatshëm, që bën dermatologun gjithherë të përpiqet të kërkojë arsyen.

Varësisht nga lloji, aknet mund të jenë: Papulopustuloze, komedonice, miliare, nodular, cystike, conglobata dhe keloidale.

Aknet papulopustuloze dhe komedonike më lehtë trajtohen. Aknet miliare edhe pse mund të jenë të pakta, me faktin që mund të shfaqen edhe në një lëkurë të thatë, paraqesin problem në heqjen e tyre që ndonjëherë arrihet vetëm me trajtime, sepse heqja me kremra mund ta irritojë lëkurën e thatë. Ndërsa më problematiket për mjekim janë aknet nodular, cistike, dhe konglobata që në të shumtën e rasteve lënë shenja. Fatmirësisht aknet më të rënda, ato keloidale që gjithherë lënë shenja shfaqen tek një numër i vogël i pacientëve.

Trajtimi i akneve kërkon përkushtim të madh si nga dermatologu, ashtu dhe nga individi. Varësisht se çfarë lloj aknesh dhe mosha, varet edhe mënyra e mjekimit. Ndonjëherë loz rol edhe gjinia dhe puna që bën individi.

Mjekimi konsiston në pastrimin adekuat, dhe përdorimin e kremrave që kanë për qëllim qetësimin e puçrrave, zvogëlimin e numrit të baktereve, eliminimin e qelbit eventual.
Gërryerjen e lehtë të lëkurës me qëllim të hapjes së poreve.
Nëse nuk mjafton kjo terapi, shtohen antibiotiket ka goja (per oral), kryotherapia, dhe pastrimi nën mbikëqyrjen e dermatologut.

Kur aknet marrin formë nodulare dhe cistike, pos kremrave lokale dhe antibiotikëve nga goja, nevojiten edhe intervenimet në formë të injektimeve intralezionale (në nodus ose cyste) apo dhe incision dhe ekstirpim (nxjerrje) të cistes.

Në raste kur përkundër mjekimit të akneve, llojet e tyre që lënë shenja në formë vrimash, duhet të ordinohet terapia tabletare me tretinoine. Gjatë kësaj kohe është e domodsdoshme të përcillet pacienti një herë në muaj për shkak të efekteve anësore.

Varësisht nga fakti se çfarë kohëzgjatje kanë aknet si dhe nga dëshira apo insistimi i pacientit që ato t’i eliminojë më shpejtë, mund të ndihmohet me trajtime shtesë si: me pilingje kemikale (si Easy Phytic, Neostrata peeling me maskë, Skin tech peeling), maska, pastrime, trajtime me ultrazë, trajtime me radiofrekuencë, trajtime laserike.

Tek të gjitha rastet është shumë me rëndësi që trajtimet të përcillen me ushqim të shëndetshëm.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress