Home » Shëndetësi » Cfare eshte hysteroskopia?

Cfare eshte hysteroskopia?

Hyseroskopia është një procedurëqë lejon mjekun të shoh direkt brenda kanalit të qafës së mitrës dhe në hapësirëne mitrës.

Zakonisht kryhet gjatë javës së parë pas peirodave. Një instrument ihollë teleskopik i quajtur hysteroskop futet në mitër nëpërmjet qafës së mitrësdhe i mundëson mjekut të ekzaminojë formën e brendëshme dhe muret e mitrës siedhe hyrjet e tubave të fallopit.

Qëllimi është të shikohet për prezencën endonjë anomalie apo sëmundjeje dhe të vendoset se cfare rruge mund të ndiqet përtrajtimin e tyre.

Përse duhet të kryhet hysteroskopia?

Shkaku më i shpeshtë për kryerjen e hysteroskopisë është përcaktimii shkakut të një hemorragjie vaginale të shtuar ose të crregullt. Mjeku juajmund ta përdorë gjithashtu hysteroskopinë për të zbuluar ndonjë shkak tëinfertilitetit (dëshirë e paplotësuar për fëmijë) apo të aborteve të përsëritura.Hysteroskopia mund të zbulojë dhe ndonjëherë të trajtojë menjëherë disa llojecrregullimesh, shumica e të cilave kanë natyre beninje (jo kanceroze) ku përfshihen:

Fibroidet (myomat) janë tumore beninjeme konsistencë të fortë që gjenden në 30% të grave mbi 35 vjec. Gratë mefibroide të mëdha janë më të predispozuara për hemorragji uterine jo normaledhe aborte. Fibroidet mund të shkaktojnë gjithashtu dhimbje dhe rëndesë në fundtë barkut.

Polipet janë tumore me konsistencë tëbutë që zhvillohen nga membrana e brendshme e uterusit dhe qafës së mitrës. Atozakonisht janë beninje dhe mund të shkaktojnë crregullime hemorragjike.

Septumi uterin është një perde indore qëe ndan hapësirën e mitrës në dy dhoma. Është prezente që nga lindja dhe shoqërohetshpesh me infertilitet dhe aborte të përsëritura.

Adezionet intrauterine janë shirita indi cikatricial që bashkojnë tëdy muret e mitrës. Ato mund të shkaktojnë amenorre (mungesë tëmenstruacioneve), pakësim të fluksit të menstruacioneve, dhimbje të fortamensturale si edhe infertilitet.

Bllokim i tubave të fallopit është një gjendje që mund të shkaktojë infertilitet. Zgjidhja e këtij problemi mund të zgjidhë shancet tuaja për tëngelur shtatzane.

Cilat janë përparësitë e hysteroskopisë?

Hysteroskopia mund të kryhetambulatorisht në kabinetin e një doktori, në një qendër kirurgjikale apo në njëspital. Hysteroskopia diagnostikues zgjat vetëm disa minuta dhe ju mund tëshkoni në shtëpi, pak kohë pas përfundimit të procedurës. Edhe nëse kryhet njëprocedurë operative, koha e rekoverimit është shumë e shkurtër. Shumica epacienteve shkojnë në shtëpi ditën e kryerjes së hysteroskopise kirurgjikale.Ndryshe nga shume procedura të tjera, ka shumë më pak dhimbje pas një kirurgjiehysteroskopike dhe probleme të tilla si dëmtim i qafës së mitrës dhe uterusit,infeksion, apo hemorragji e shtuar ndodh në më pak se një përqind të rasteve.

Cilët janë llojet e hysteroskopisë?
Hysteroskopia mund të jetëdiagnostike (gjendet shkaku i një crregullimi) ose operative (me metodëkirurgjikale trajtohet shkaku i crregullimit). Hysteroskopia operative mund tëpërdoret edhe për sterilizim të përhershëm duke vendosur dy pajisje të vogla nëhyrjet e tubave dhe duke shkaktuar bllokim të tyre.

Si kryhet hysteroskopia diagnostike?

Një hysteroskop i hollë i lidhurme një videokamer dhe nje burim drite futet nëpërmjet kanalit të qafës së mitrësnë hapësirën e mitrës. Gjatë kësaj kohe një sasi e vogël solucioni fiziologjikfutet në mitër me qëllim që të pamja të jetë sa me e qartë. Mjeku vëzhgon formëne hapësirës së mitrës, shikon për polipe, fibroide, apo probleme të tjera që mundtë shkaktojnë hemorragji. Nëse mjeku dyshon për dicka mund të marrë biopsi tëdrejtuar në zonën e dyshuar. Si rregull procedura zgjat vetëm disa minuta.

Cfarë është hysteroskopia operative?

Hysteroskopia operative përdoretpër të trajtuar disa prej crregullimeve të cilat mund të zbulohen gjatehysteroskopisë diagnostike. Ajo mund të përdoret për të hequr polipet,fibroidet e lokalizuar brënda kavitetit uterin, apo heqjen e spiraleve që janëfiksuar brënda murit uterin. Gjithashtu mund të përdoret për korrigjimin e disaanomalive strukturore të lindura sic është uterusi me septum. Po ashtu mund tëpërdoret për ablacionin e endometrit, që do të thotë shkatërrimin e shtresës sëbrendshme të mitrës për të trajtuar hemorragjine uterine jonormale. Në disa rastetablacioni i endometrit mund të jetë një alternativë e hysterektomise (heqjes sëmitrës), me një kohë më të shkurtër rekoverimi dhe me më shumë avantazhe përpacientet.

Hysteroskopia mund të përdoret përzhbllokimin e tubave në vendin e bashkimit të tyre me uterusin, ose përmbylljen e tubave per sterilizim të përhershëm.

Si kryhet hysteroskopia operative?

Hysteroskopia operative mund të bëhetnë të njëjtën vizit me hyseroskopinë diagnostikuese ose ajo mund të kryhet nënjë kohë më të vonë. Ajo ngjan me hysteroskopinë diagnostike, përjashtohysteroskopinë që është më i trashë për të mundësuar hyrjen e instrumenteve tëndryshme kirurgjikale, sic janë gërshërët, pincat e biopsisë, instrumentetelektrokirurgjikale apo lazer. Në varësi të procedurës që do kryhet kohëzgjatjae hysteroskopisë mund të variojë nga disa minuta deri në një orë.

Hysteroskopia operative mund tëkryhet nën anestezi të përgjithshme, regjionale, apo lokale në varësi tëpreferencës së mjekut apo të procedurës qe do kryhet.
Cfarë ndodh pas procedurës?

Nëse është përdorur anestezilokale ju mund të shkoni në shtëpi pak kohë pas kryerjes së procedurës. Nëseështë përdorur anestezi regjionale ose e përgjithshme, ju duhet të mbaheni nënkontroll për disa orë para se të largoheni për në shtëpi. Në varësi tëprocedurës së kryer ju mund të keni hemorragji të paktë vaginale ditët e parapas kryerjes së hysteroskopisë.

Ju duhet të njoftoni mjekun tuajnëse keni ndonjë prej shënjave të mëposhtme:

Hemorragji shumë të madhe

Temperaturë e lartë

Pamundësi për të urinuar

Dhimbje shumë të forta në fund të barkut

Vështirësi në frymarrje

Cilat janë rreziqet e hysteroskopisë?

Hysteroskopia është një procedurërelativisht e sigurt me pak komplikacione. Komplikacionet ndodhin në më pak senjë përqind e pacienteve. Edhe nëse ato ndodhin shumë rralle janë serioze dheqe mund të rrezikojnë jetën.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress