Home » Shëndetësi » Dhimbjet qe nuk duhet te injorohen tek femrat

Dhimbjet qe nuk duhet te injorohen tek femrat

Por dhimbja eshte menyra me te cilen trupi tregon qe diçka nuk eshte gjithçka ne rregull. Perafersisht e dini kur behet fjale per dhimbje kalimtare, dhe kur eshte fjala per diçka me serioze.

Por kur eshte fjala per ndonje dhimbje te papritur e cila eshte prezente me gjate se zakonisht, apo vetem duket ndryshe, e meriton vemendjen tuaj. Disa nga gjendjet vijuese duhen te merren seriozisht dhe te kerkohet keshilla e mjekut.

Dhimbja ne gjoks
Nese pacientet e njohin mire gjuhen subtile te zemres, shume prej tyre mund te shmangin shqetesimin e panevojshem dhe koston. Studimet kane zbuluar qe femrat perjetojne nivel me te gjere te simptomave te sulmit ne zemer sesa meshkujt. Ekzistojne tre tregues te mire qe diçka nuk eshte ne rregull, dhe ata mund te shfaqen tek te dy gjinite. Ata jane dhimbja ne gjoks e cila nuk kalon, shkurtimi i frymemarrjes dhe çfaredo lloj dhimbje ne pjesen e siperme te trupit e cila nuk eshte shfaqur deri tani. Nese ndieni cilendo prej ketyre simptomave, duheni ta telefononi mjekun apo ndihmen e shpejte.

Dhimbja e rende e kokes
Ka gjasa qe behet fjale per migrene. Por, nese nuk percillet me simptomat tjera te migrenes, dhimbja e papritur e forte e kokes mund te sinjalizoje qe behet fjale per aneurizem te trurit. Pelcitja e aneurizmit mund te shkaktoje demtimin e trurit brenda disa minutash, prandaj duheni ta telefononi menjehere ndihmen e shpejte.

Dhimbja e dhembit
Me siguri behet fjale per demtimin e nervave te dhembit apo dhembi dhemb per shkak te inflamacionit. Nese nuk perkujdeseni shpejt per inflamacionin, bakteret ne goje mund te hyjne ne nerv. Dhe definitivisht nuk deshironi qe kolonite e baktereve te perhapen neper trupin tuaj. Nese dhembi juaj eshte tashme i infektuar, do te duhet t’i pastroni kanalet e rrenjeve.

Dhimbja e forte ne njeren ane te trupit
Nese keni dhimbje ne anen e djathte dhe po ashtu keni edhe mundim e ethe, ka mundesi qe behet fjale per inflamacion te zorres qorre. Per femrat, mundesi e dyte eshte cista e vezoreve. Zakonisht keto qeska te mbushura me leng jane te parrezikshme dhe zhduken vete. Por, nese njera shperthen, kjo mund te shkaktoje dhimbje te tmerrshme. Ne te dy rastet, eshte i nevojshem operacioni urgjent. Zorra e pezmatuar mund te pelcase dhe te shkaktoje shume komplikime. Po ashtu edhe cista duhet te hiqet menjehere, sepse mund te bllokoje rrjedhen e gjakut ne vezore brenda disa oreve.

Dhimbja abdominale me gazra dhe fryrje te barkut
Ne muajin e fundit shumicen e kohes ndiheni te fryre ne bark dhe keni gazra, pa marre parasysh se çfare hani. Nese simptomat jane te reja, ne rastin me te keq behet fjale per kancer te vezoreve. Simptomat e hershme te kesaj forme te kancerit jane: fryrja e barkut, dhimbja ne stomak apo legen dhe veshtiresite me ushqim. Nese filloni t’i perjetoni keto simptoma gati çdo dite me shume se dy apo tri jave, konsiderojeni kete si shenje paralajmeruese.

Dhimbja ne shpine dhe therja ne gishterinj
Nese keni bartur sende te renda, dhimbjet duhen te kalojne shpejt. Por nese nuk ndalen, kerkoni ndihmen e ortopedit. Nje nga disqet mund te beje presion ne nerv. Pa trajtim te duhur, rrezikoni demtim te perhershme te nervave.

Dhimbjet ne kembe dhe enjtja
Pulpa e kembes eshte jashtezakonisht e ndjeshme ne njerin vend, dukshem i fryre dhe i kuq, apo i ngrohte ne prekje. Ndoshta keni tromboze te thelle te venave, zakonisht e njohur si trashje apo mpiksje e gjakut. Rezistoni nxitjes per masazh te asaj pjese. Mpiksja mund te udhetoje neper vena deri te mushkerite dhe te çoje deri ne vdekje. Menjehere lajmerohuni tek mjeku apo ne urgjence.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • ariana

    Pershendetje,kisha dashte te me tregoni dicka se shum kam gazra,ju lutem te mea ktheni pergjigjen flm.

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress