Home » Shëndetësi » Dieta me “tre mollë në ditë”

Dieta me “tre mollë në ditë”

Dieta me “tre mollë në ditë”Më shumë kilogramë do të humbisni nëse përkrah mollëve zgjidhni proteina, të cilat kanë më pak yndyrë, siç është mishi i bardhë i pulës, soja dhe perime të shumta, posaçërisht të ziera.

Aktivatorët energjetikë, të cilët fshihen nën lëvozhgën e mollës, nxisin humbjen e peshës, kanë vërtetuar ekspertët e ushqimit dhe të dietave nga SHBA-ja.

Mollët e shëndosha janë përplot fibra, të cilat e shpejtojnë metabolizmin dhe japin ndjenjën e ngopjes.

Me dietën “tre mollë në ditë”, brenda një jave, do të keni një numër më të vogël të rrobave, respektivisht do të humbisni nga tre deri 5 kilogramë, thotë Temi Flin, një dietologe amerikane.

Dieta bazohet në ngrënien e mollëve para çdo shujte dhe shmangien e ushqimeve me kalori të lartë.Më shumë kilogramë do të humbisni nëse përkrah mollëve zgjidhni proteina, të cilat kanë më pak yndyrë, siç është mishi i bardhë i pulës, soja dhe perime të shumta, posaçërisht të ziera.

Nga frika prej urisë, truri ulërin për më shumë energji dhe dërgon sinjale të forta për ushqim, për çka më së lehti është të pastroni një frigorifer të tërë nga ushqimi apo të përcaktoheni për “dieta mbytëse”, pra ushqime që janë përplot yndyrë dhe sheqer, të cilat trashin.

Ilaçi kundër nevojës së fuqishme për një ushqim të tillë janë fibrat, të cilat gjenden në sasi të madhe në molla. Vetëm një mollë posedon nga katër deri 5 gramë fibra, çka është e mjaftueshme për shpejtimin e humbjes së peshës.

Sheqeri në mollë ul dëshirën për ëmbëlsira.
Sheqeri i frutave në mollë e zvogëlon nevojën për ëmbëlsira. Një mollë ka nga 50 deri 80 kalori, ndërsa një çokollatë, e cila nuk do të shuajë urinë, ka rreth 300 kalori. Për shkak të fibrave nga mollët, trupi do të shpenzojë më shumë energji në djegien e kalorive dhe do të ofrojë ndjenjë më të gjatë të ngopjes.

Nëse hani molla para çdo shujte, ndërsa në shujtat kryesore e evitoni ushqimin e ëmbël, të fërkuar dhe të yndyrshëm, do të hiqni kilogramë, do të ngadalësoni plakjen e lëkurës dhe do të zvogëloni rrezikun nga sëmundja e Alzhajmerit. Do t’i bëni shërbim zemrës dhe enëve të gjakut, sepse do të zvogëloni kolesterolin.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • flora

    shum mire ishalla sa me shpejt dobesohem me ket menyre
    ok

  • medina

    shum mir ishallah um nihmaon me hek kilogramm

  • SARA JOLIE

    e kam provuar
    eshte shume e veshtire per tu mbajtur
    por te ndihmon shume ne renien nga pesha

  • lida

    shum mir per te larguar embelsiren edhe me humb pesh

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress