Home » Shëndetësi » Dieta, në peshën e dëshiruar për vetëm shtatë ditë

Dieta, në peshën e dëshiruar për vetëm shtatë ditë

Programi më efektiv për humbjen e peshës, konsumoni 10 deri 15 gota ujë në ditë

Ky program është i qëlluar për ata që dëshirojnë të humbin peshë prej 5 deri në 10 kilogram në javë. Përveç të tjerash, të rregullon qëndrimin dhe emocionet për arsyet se të pastron dhe lulëzon sistemin.

Efikasiteti i kësaj diete për humbje peshe për 7 ditë është se ushqimi që konsumohet, mbaron duke djegur më shumë kalori sesa ka vetë ushqimi.

Ky program mund të programohet sa herë të duash pa u brengosur për ndonjë komplikim. Është i krijuar për të pastruar sistemin tuaj nga papastërtitë dhe që të jep ndjesi të mirëqenies.

Pas shtatë ditëve ju do të filloni të ndiheni më i lehtë për shkak se do të jeni më i lehtë, deri në 5 kilogramë. Do të keni gjallëri të shtuar dhe temperament të përmirësuar. Gjatë shtatë ditëve të para ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha llojet e alkoolit dhe duhet të konsumoni 10 deri 15 gota ujë në ditë… gota të mëdha!

Dita e parë

Të gjitha frutat përveç bananeve. Dita e parë juaja përbëhet nga të gjitha frutat që dëshiron. Fuqimisht sugjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë. Në veçanti shalqi dhe pjepër. Nëse e kufizon konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër, gjasat tua për të humbur 1.3 kg në ditën e parë janë shumë të mira. Ju po përgatisni sistemin tuaj për programin në vijim. I vetmi burim juaji i ushqimit janë fruta të freskëta apo të konservuara. Frutat janë ushqimet e përsosura të natyrës. Ato ofrojnë gjithçka që ju mund të dëshironi për të jetuar një jetë të shëndetshme.

Dita e dytë

Të gjitha perimet. Ju inkurajoheni të hani derisa të mbusheni me të gjitha perimet që dëshironi si të gatuar ashtu edhe të pa gatuar. Nuk ka kufizim në sasi apo llojin që dëshironi të zgjidhni. Për karbohidratet e tua komplekse, ju do të filloni ditën tuaj të dytë me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Ju mund t’i shtoni pak gjalpë patates, po deshët.

Fillon me karbohidrate komplekse të bashkuara me një dozë të vajit. Kjo merret në mëngjes për energji dhe balancë. Pjesa vazhduese e ditës së dytë përbëhet nga perimet që janë thjesht pa kalori dhe ofrojnë vlerat ushqyese esenciale dhe fibër.

Dita e tretë

Një përzierje të frutave dhe perimeve që zgjidhni ju vetë si të dëshironi. Çfarëdo sasie, çfarëdo madhësie. Por akoma jo banane. S’ka as patate sot. Eliminoni pataten për shkak se ju i merrni karbohidratet e duhura përmes frutave. Sistemi juaj tanimë është i përgatitur për të filluar të djegë kilogramët e tepërt. Ju prapë do të dëshironi ushqim, por kjo do të fillojë të venitet nga dita e katërt.

Dita e katërt

Banane dhe qumësht. Sot ju do të hani 8 e më shumë banane dhe pini tri gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë speciale, e cila mund të pihet në sasi të kufizuar. Banania, qumështi dhe supa tingëllon më e çuditshmja dhe më e padëshirueshmja, apo jo? Ju sigurisht se nuk do të hani të gjitha bananet që ju lejohet. Por ato i ke për potasiumin që ke humbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditëve të fundit. Ju do të filloni të vëreni humbjen e dëshirës për ëmbëlsira. Do të befasoheni se sa lehtë do të kalojë kjo ditë.

Dita e pestë

Sot është ditë gostie. Sot ju duhet të hani mish lope dhe domate. Ha dy porcione nga 300 gramë mish lope. Nëse doni, bëni edhe hamburger. Kombino këtë ushqim me 6 domate të plota. Në ditën e pestë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo është për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik që do të prodhosh. Mishi i lopës është për hekur dhe proteina, kurse domatet janë për tretje dhe fibër. Sa më shumë ujë që mundeni për të pastruar sistemin tuaj. Sot do të vëreni se keni urinë pa ngjyrë. Sasia e lejuar e mishit të lopës për sot është ekuivalente me 5 hamburger. Nuk ke nevojë të ndihesh se duhet të hash gjithë këtë mish… aq lejohet maksimumi. Por, ju patjetër duhet t’i hani të gjashta domatet.

Dita e gjashtë

Mish lope dhe perime. Sot mish lope dhe perime pa kufizim. Dita e gjashtë është e njëjtë me ditën e pestë, hekur dhe proteina nga mishi i lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Nga sot sistemi juaj është totalisht i prirë për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vëreni ndryshime të dukshme në mënyrën se si dukeni sot krahasuar me ditën e parë.

Dita e shtatë

Sot ushqimi juaj përbëhet nga orizi i kaftë, lëng frutash dhe të gjitha perimet që dëshiron të konsumosh. Dita e shtatë përfundon programin sikur një cigare e mirë (mos u habit s’ka cigare të mirë) që përdoret për t’i përfunduar ushqimet viktoriane, përveçse në mënyrë shumë më të shëndetshme.

Tani keni sistemin tuaj nën kontroll dhe ai duhet të të falënderojë për shpëlarjen dhe pastrimin që i ke dhënë. Dieta për humbje peshe për 7 ditë është zhvilluar për resurse njerëzore edhe tek vartësit e General Motors. Ky kurrikulum është zhvilluar në kombinim me ndihmën e Departamentit Bujqësor Amerikan dhe Administratës për Ushqim dhe Barna. Është testuar në Qendrën Hulumtuese “John Hopkins” dhe është aprovuar për distribucion nga Bordi i Drejtorëve të General Motors në mbledhjen e përgjithshme të 15 gushtit të 1985-s. General Motors në çdo aspekt e mbështet këtë program dhe e bëjnë të arritshëm për të gjithë punëtorët dhe familjet. Ky program do të jetë në dispozicion tek të gjitha Vendet e Shërbimit të Ushqimit në General Motors.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • snowhite

    diten e 2 perimet mund ti hajme te gatuara me vaj ??? flm…

  • klementina

    mund te pi caj kinez i cili eshte per renien ne pesh,gjate kohes qe mbaj diet?

  • lena

    edhe pa me majt dieten spo kom qare se i ddashuri spo em don une ikom 57 kg por po um thot shum e trash po due me humb pesh bile 40kg mjafton s veres fejohna e duhet mu lodh o veq uj po pi 1kge kom humb per ni jav edhe ditjeta jeuve shum e mir koka ju duaaa shum flm qao lena nga mitrovica

  • rrezja

    qa po thu oj lena qysh moj e trash me 57 poai skoka normal ti a don mu smu per te dashurin tend se ai met desht pernime si kish pengu pesha edhe ti spaske peshe shume, je e re hiqu tina se spi ja vlejka qao klm

  • tina

    a e ka provu dikush ket dijete dhe a ka pas sukses ju lutem tregoni .pres

  • marigon

    une nuk ekam provu edhe nuk kam qef me provu se une i kam pas 70 kile tani jam 56 kiel kam maj dije 1 vite nuk ka ngren gjer me undyre po kam pi shum uje tani jam mire edhe nuk mbaj ma dije sepse nuk me shtohet ma pesha keshtu qe jamshum e lumtur me ket peshe qe e kam sot

  • jetta

    un kam 58 kg edhe mu pom thot i dashuri me u dobsu ala po e majr ket diet kia efekt po jo edhe aq..edhe pse kom hanger dicka pak ma teper hehe nejse tung kizzaa

  • shila

    e kam provuar une kete djete por te shoqeruar me nje supe qe eshte shume shume e keqe e nuk hajet.ju siguroj qe kjo eshte nje djete e vlefshme.une kam rene per nje jave 5 kg por qe i kam mare prape me pas ndaj duhet kujdes ne ngrenije.por dieta qe ka pas me shume efekt ka qene ajo e universitetit te vjenes.per dy jave kam rene 13 kg te sigurta.provojeni se do ngeleni te kenaqura

  • era

    pershendetje a ka mundesi qe ta publikosh ket dieten e vjenes.nuk po e di se cila eshte.

  • adelajda

    era ko eshte dieta e vjenes ::DIETE E UNIVERSITETIT TE VIENES
    Rregullat kryesore te dietes jane:
    Pak vaj, Pak kripe, uje natyral ose mineral
    NUK LEJOHEN NE MENYRE KATEGORIKE:
    SHEQERI DHE PIJET ALKOLIKE,
    Kjo diete zgjat nje jave dhe ne fund te javes se pare duhet te perseritet patjeter dhe po te mbahet rregullisht ne te dy fundet e javeve duhet te kesh humbur nga 8-10 kg. Ne trupin tuaj ndodhet nje metabolizem qe per tre vjet nuk shendoshesh me. Dieta duhet filluar o te merkuren o te henen dhe nuk duhet te ndryshohen vaktet e drekes dhe darkes.

    Dita 1. Mengjesi : nje kafe nero
    Dreka: Dy veze te ziera, sallate spinaqi
    Darka: Nje biftek i madh, sallate jeshile

    Dita2. Mengjesi : nje kafe me pak qumesht, nje panine te thekur
    Dreka : Nje biftek me sallate jeshile, fruta sipas deshires
    Darka : proshute koto

    Dita 3. Mengjesi : nje kafe me pak qumesht nje panine
    Dreka : Dy veze, sallate jeshile dhe domate
    Darka: Proshute koto, sallate jeshile

    Dita 4. Mengjesi : nje kafe, nje panine
    Dreka: Nje veze, sallate karrotash te gjalla ose te zjerash, pak djathe magro
    Darka: Nje gote kos natyral ose me fruta

    Dita 5. Mengjesi : Karrota me limon, nje kafe me qumesht
    Dreka: Peshk zgare me domate
    Darka: Nje biftek, sallate jeshile

    Dita 6. Mengjesi : nje kafe me nje panine
    Dreka: 1/2 pule dhe sallate jeshile
    Darka: Dy veze, Karrota

    Dita 7. Mengjesi : Caj me limon
    Dreka : Nje biftek dhe fruta
    Darka : mund te zgjidhni nje nga darkat e mesiperme

    MBAS DY JAVE DIETE MUND TE FILLONI TE HANI NORMALISHT DHE RREGULLISHT CFARE TE DONI

  • Laureta

    Po ne qofte se nuk e pi kafen tek kjo dieta e Vjenes vlen ajo.Une nuk e pi fare kafen ,a mund te pi caj jeshil ne vend te kafes?
    P.S Kjo dieta funksionon se e kam provuar vete ,por kur e kam bere une kam ngrene edhe ate gjellen e shpifur qe e shoqeron kete dieten.

  • anxhela

    sipas dietes se universitetit te vjenes. bifteku si gatuhet ne zgare pa yndyre?

  • Kerkese

    Ju lutem , menyra e pergatitjes se supes kush eshte .
    Faleminderit

  • ssy

    Sapo e fillova sot, do tju tregoj rezultatet pas 1 jave. E bera dieten 24 ditore por humba vetem 3 kile e gjysem. Nuk isha e lumtur fare. Ju mbajta dietes per Pik e asgje me vlere.

  • mena

    A patjeter duhet 2 javore

  • mena

    A patjeter duhet 2 javore e vienes

  • albana :)

    un dua te bi vetem 5 kile. te pakten mund te mbahet kjo djeta e vienes vetem nje jave??

  • erbi

    pershendetje sa her mund te perseritet dieta e universitetit te vjenen?

  • Aldina

    Qar esht kafe Nero se
    Kuptoj

  • blerta

    sa jav mund ta mmbash kete diet plz me tregoni

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress