Home » Shëndetësi » E keqja e pranverës: simptomat

E keqja e pranverës: simptomat

E keqja e pranverës simptomatStina e pranverës, si gjithnjë, sjell me vete edhe “të këqijat” e saj. Lodhja e përgjithshme fizike dhe mendore si dhe alergjitë janë simptomat e saj të zakonshme. Ja si duhet t’i përballojmë ato…

Alergjitë e stinës

Me ardhjen e pranverës, vijnë edhe ditët e bukura tipike me diell, po kështu edhe mundësia e shëtitjeve të para gjatë të dielave. Momente alegrie dhe relaksi? Jo, aspak, sepse tashmë me fillimin e muajit prill, për njerëzit vjen edhe e ashtuquajtura “e keqja e pranverës”, që, përveç alergjive, sjell me vete edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq, ankth dhe agresivitet. Pra ndërrimi i stinëve na bën të ndihemi jo pozitiv. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problematikë që prek në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Në 2013-n, vazhdimi i një moti të keq e përkeqëson situatën. Bëhet fjalë për shqetësime të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale, apo tru”. Vështirësitë më të shumta hasen gjatë periudhës vjeshtë-dimër dhe dimër-pranverë, ndërsa kjo e fundit ka një efekt më shqetësuese te njeriu. “Bëhet fjalë për shqetësime që në të vërtetë, na demonstrojnë se sa të lidhur jemi ne me ritmet e natyrës, më shumë nga ç’e mendojmë. Nëse në pranverë bimët janë në tranzicion, e njëjta gjë na ndodh edhe ne”, shpjegojnë ekspertët. Pranvera provokon siklet edhe tek ai 10 për qind i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga polenet dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze. Ndotja e ajrit padyshim që nuk ndihmon në këtë gjendje, përkundrazi e përkeqëson edhe më shumë atë. Çfarë duhet bërë? Duhet të prisni që organizmi të përshtatet me ndryshimet, por në të njëjtën kohë duhet të viheni në veprim edhe me disa trajtime farmakologjike në bazë të simptomave që keni. Nuk duhet të harroni të bëni edhe ushtrimet sportive, për të forcuar jo vetëm muskujt, por edhe mendjen. Një vrap i lehtë në mes të natyrës së gjelbër, ndonjë ushtrim tonifikues dhe më pas një dush.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Grimcat e imëta të cilat barten nga pemët, bari – poleni, janë faktorët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat të cilat sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, që është shkaktari i parë i reaksioneve alergjike siç janë: rrjedhja e hundës, kruajtja e syve dhe simptomat e tjera.

Si t’i parandaloni alergjitë?

Është shumë e vështirë t’i parandaloni alergjitë e pranverës, megjithatë, me disa këshilla mund t’i zvogëloni simptomat:

1. Qëndroni në shtëpi kur niveli i polenit në ajër është i lartë – gjatë orëve të paradites dhe mbyllni dyert dhe dritaret në mënyrë që të parandaloni grimcat e polenit të hyjnë në shtëpinë tuaj.

2. Kujdesuni rreth higjienës së shtëpisë. Thithni pluhurin me fshesën me korrent, minimumi dy herë në javë dhe pastroni pluhurin imtësisht.

3. Pas shëtitjes pranverore në natyrë, zhvishuni, bëni dush dhe lani flokët.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress