Home » Shëndetësi » Efektet dhe përbërësit aktivë të Aloe Verës

Efektet dhe përbërësit aktivë të Aloe Verës

Efektet dhe përbërësit aktivë të Aloe VerësAloe Vera, me më shumë se 200 përbërës të verifikuar shkencërisht që aktivizojnë dhe forcojnë aftësinë tonë për vetëshërim, e ka treguar veten si një ndër bimët më të mira mjekësore.

Kërkimet shkencore kanë provuar se efekti kryesor i Aloe Verës, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv Acemannan, një kompleks karbohidratesh, i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Kjo rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve.

Përbërësit e ndryshëm aktivë pastrojnë dhe forcojnë në mënyrë simultane zorrën dhe i japin një mbështetje të madhe organit më të madh të imunitetit në trupin e njeriut.

Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në Aloe Vera, vitaminat A, C dhe E, të cilat përdoren për të luftuar sëmundjet e civilizimit dhe masat paraprake për kancerin, ia vlen të përcaktohen si të mira.

Përbërësit dytësorë bimorë të Aloe Verës e ndihmojnë trupin tonë që t’i thithë me lehtësi këto substanca jetësore 11 prej 20 aminoacideve më të njohura, modulet e proteinave që shpenzohen gjatë jetës si dhe 7 aminoacide kryesore.

Një nivel i lartë i aminoacideve në gjakun tonë çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar. Për më tepër, përbërja e mineraleve, elementët e gjurmëve në Aloe Verës janë të një rëndësie të madhe.

Përveç hekurit, kalciumit dhe magneziumeve, të cilat janë substanca thelbësore për të pasur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme dhe për një metabolizëm të mirë, bima shëruese siguron gjithashtu sasira shumë të mëdha potasi, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë dhe për një tension më të ulët të gjakut. Zinku e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa magnezi e ndihmon trupin gjatë dezintoksikimit.

Si të përdorimi i Aloe Vera:Ilaçi më i përshtatshëm për trajtimin e brendshëm është lëngu i Aloe Verës. Ai mund të qetësojë problemet heterogjene dhe shkaqet e tyre. Efekti i saj në zorrë si organi më i madh imunitar në trupin e njeriut është shumë i vlerësuar.

Fuqia shëruese e këtij ilaçi të vjetër dhe të mirat e tij në sistemin e imunitetit përforcojnë të gjithë organizmin, balancojnë aftësitë vetëshëruese të trupit të njeriut, krijojnë harmoni dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve.

Kërkimet shkencore tregojnë se kur Aloe Vera merret për përdorim të brendshëm ka një ndikim pozitiv në rruazat e bardha duke rritur rezistencën e tyre kundër viruseve të infiltruara.

Një shumë e madhe ushqyesish vitaminozë dhe mineralesh mbështesin shëndetin dhe mirëqenien duke krijuar bazën për vitalitetin dhe entuziazmin për jetën.

E rëndësishme është të bëhet dallimi ndërmjet produkteve Aloe Vera që përmbajnë aloin, të cilët janë kryesisht laksativë, dhe produkteve pa aloinë, të cilëve u referohemi në këtë tekst. Aloina përftohet nga prerja e shtresës së aloinës së gjethes dhe përmban substanca laksative. Vetëm vitaminat dhe substancat jetësore të palcës përdoren për përdorim të mëtejshëm.

Këto substanca në përdorim të jashtëm apo të brendshëm e ndihmojnë trupin tonë të vetëshërohet dhe të qëndrojë i shëndetshëm.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • Ndricim XHani

    Ju lutem na tregoni receten e perdormit te Aloe,Ju f.l.m

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress