Më shumë se 50 për qind e femrave në shtetet ballkanike kanë probleme me gjakderdhje të madhe gjatë cikleve. Shkaktari i këtij çrregullimi, i cili në mjekësi quhet menoragjia, mund të jetë teprica e estrogjeneve, miomi apo jobaraspesha hormonale.
Pasojat mund të jenë të tmerrshme, nga shqetësimet e zakonshme, e deri te lodhja dhe anemia. Ndërsa më së shpeshti paraqitet tek vajzat në adoleshencë, por edhe tek femrat që hyjnë në menopauzë.
Gjakderdhja menstruale që rrjedh përtej një apo më shumë tamponëve çdo orë dhe disa orë me radhë;
Domosdoshmëria e përdorimit të mbrojtjes së dyfishtë sanitare për ta kontrolluar gjakderdhjen menstruale;
Ndërrimi i tamponit gjatë natës;
Gjakderdhja menstruale që zgjat më shumë se shtatë ditë;
Gjakderdhja menstruale me pjesë më të mëdha të gjakut të mpiksur;
Gjakderdhje e rëndë që ju pengon në aktivitetet e përditshme;
Dhimbjet konstante si ngërçet në pjesën e poshtme të stomakut gjatë menstruacioneve (nuk paraqitet tek të gjitha);
Menstruacionet e çrregullta;
Lodhja, humbja e frymëmarrjes, marramendjet, anemia.
Diagnoza: Nëse ciklet e pengojnë jetën normale, duhet ta vizitoni gjinekologun. Po ashtu, do të duhej ta vizitoni mjekun nëse keni gjakderdhje të lehtë në mes dy cikleve, apo pas marrëdhënieve seksuale. Mjeku do t’ua kontrollojë mitrën dhe vezoret dhe do të kërkojë ta bëni papa-testin. Në shumicën e rasteve janë të detyrueshme edhe analizat e gjakut, për t’u konstatuar nëse ekziston çrregullim në punën e hormoneve apo anemia.
Kurimi:Ekzistojnë ilaçe, të cilat mund të zvogëlojnë humbjen e gjakut. Disa prej ilaçeve nuk e përdorin terapinë hormonale, derisa tek të tjerat në mesin e përbërëseve ka edhe progjesteron. Një ndihmë e madhe në kurim janë pilulat kontraceptive orale. Nëse asgjë nga të përmendurat nuk ndihmojnë, mund të kryeni operacion apo të vendosni spirale “Mirena”, e cila në masë të madhe i zvogëlon gjakderdhjet menstruale dhe e rregullon ciklin brenda tre muajve. Pas vënies së spirales gjakderdhjet menstruale janë minimale, por edhe anemia zhduket. Mirëpo, për të gjitha këto më së miri është të bisedoni me gjinekologun.
Pushoni: Ajo që vetë mund ta bëni është që të pushoni mjaft nëse menoragjia e pengon rregullin e zakonshëm. Do të ishte mirë të përcillni se sa tamponë harxhoni, në mënyrë që mjeku të ketë dijeni për sasinë e gjakut të humbur. Detyrimisht rregullisht ndërroni tamponët – së paku çdo katër orë. Po ashtu, shogni aspirinën, sepse e nxit qarkullimin e gjakut dhe pyeteni mjekun që t’u përshkruajë diçka tjetër për zbutjen e ngërçeve menstruale.




un desha te ju pyesja kam abortuar dmth i takon me 16-04-2010 ka dy jav qe me ka iku cikli po kam frik se kam mbetur shtatzan i takon mbas 40 diteve qe kam abortu desha me dit a ka naj problen nqs kam mbetur shtatzan du me dit a ka naj problem per fmin a ka rrezik me abortu prep ose me pas probleme gjat shtatzanis se kam ba nje vizit dmth mas i mujit qe kam abortu edhe me tha doktorresha qe isha shum mir po per me ba fmi me tha qe mas dy mujve po un kam frik se kam met ma perpara ju lutem mund te me ktheni pergjigje
Pershendetje
Ju lutem na tregoni shkaun e abortit te pare,ne nuk munde te ju themi asgje lidhur me kete per derisa nuk dime cila ka qen arsyja e abortit…
arsyeja ka qen se femija nuk esht zhvilluar faleminderit
me falni harrova te them qe ka qen abort spontan
ju lutem mund te me ktheni per gjigje
ju lutem ka koh qe kam shkruar kte meszh e nuk me keni kthyer pegjigje
me tregon ju lutem se a eshte e mundur qe te jeni shtatezan po te keni ciklin qdo muaj
jam 21 vjeqare kam gjakderdhje mes dy cikleve dhe ndonjere edhe pas mardhenies seksuale eshte hera e par qe mdodh kjo gje friksohem mos nuk do te mbetem shtatzan pas nje kohe apo kam mos kam ndonje semundje …
Jam 35 vjeqare,ciklin e kam te regullt ,por dy ditet e para gjakderdhi me shume,kam kokedhembje ose para ciklit ose pas ciklit.para ciklit ,kete here me ka ndodhur disa here te me vije ne goje vetvetiu pa ngrene asgje, idhetim ne goje ,per disa minuta 2 apo 3 min,mos eshte shkaku i ciklit apo qfare.Pres pergjigjen e juaj ,ju flm, ju pershendes.
jam nje grua 46 vjecare.ne moshen 35 vjecare me eshte nderprere cikli.pas nje hemoragjie te madhe kam bere pastrim.kam marre dhe disa kura hormonale dhe nuk me kane ardhur.ne muajin shkurt kam bere prap hemoragji dhe kan nxjer konkluzion se e kam nga salospiri qe perdor.para 2 javesh kam bere prap hemoragji qe me kan zgjatur 12 dite.pas vizites qe kam bere me kane thene per pastrim,nuk kam pranuar dhe kam marre disa kapsula per 5 dite dhe mu nderprene.dua te di arsyen perse me shkaktohen pres pergjigje…
A mundeni tash mu pergjegj un dua te ju boj nje pytje.
Und jam esma jam 23vjeqare dhe jam e martuar qe 2vite jetoj ne gjermani,und tash jam shtatzane ika 7jav mirpo para nje jave pata gjak derdhje vetem pak mirpo jo gjak i kuq po ngjyr kafeje si imbyll,kontrolla iboj me rregull bebi osht mir zemren te gjitha jan shum mir duke u zhvillua. Mirpo gjinekologu im me japi do vitamina mej perdor mu ndal gjakderdha und i perdora sipas udhezimit te gjinekologut tim,mirpo mbrem me ndodhi prap enjejta gje prap vete pak sa mu bon brekt me ngjyr te njejt si epermenda ma heret, a mundet dikush mu pergjegj ne pytjen time ju lutna sa ma shpejt qka mundet mu kan kjo. Po ju pres
Mirmengjesi kam nje pyetje me rendesi me ju bo a osht dikush on, mu pergjegjni ju lutem