Home » Shëndetësi » Kontraceptivët afatgjatë, metoda e re që mbron gratë nga shtatzënitë

Kontraceptivët afatgjatë, metoda e re që mbron gratë nga shtatzënitë

Mirena SIU arrin të sigurojë që ditën e parë një efekt kontraceptiv të lartë, i cili zgjat deri në 5 vjet, duke qenë superiore edhe përkundrejt sterilizimit.

Gjithnjë e më shumë gratë që kanë formuar familjen e tyre me një ose dy fëmijë, po kërkojnë që të kenë një marrëdhënie seksuale pa ndonjë të papritur. Mjekët gjinekologë shpjegojnë se kontraceptivët afatgjatë, siç janë aparatet apo sisteme të tjera kontraceptive, janë tejet të kërkuara prej tyre. Për këtë gjinekologët i janë përgjigjur interesit për të shpjeguar më qartë se cilat janë metodat e reja kontraceptive afatgjata dhe sa të sigurta janë.

Çfarë janë kontraceptivët afatgjatë?

Mirena është një sistem intrauterin, SIU, një metodë e re kontraceptive afatgjatë, që siguron një kontracepsion reversibël dhe të sigurt. Ajo është e ndërtuar nga një strukturë e vogël, fleksibile në formë T-je, e cila vendoset në brendësi të mitrës. Mirena përmban një qeskë hormonale, e cila çliron një dozë të vogël levonorgestreli në mënyrë konstante. Mirena SIU arrin të sigurojë që ditën e parë një efekt kontraceptiv të lartë, i cili zgjat deri në 5 vjet, duke qenë superiore edhe përkundrejt sterilizimit. Mirena zakonisht përdoret për kontracepsion. Por meqenëse i bën periodat më të shkurtra e me më pak dhimbje, nga e cila mund të përfitojë çdo grua, është një zgjedhje e shkëlqyer për të trajtuar gratë që vuajnë nga perioda në sasi të shtuar dhe me dhimbje.

Si funksionon?

Ky lloj aparati çliron çdo ditë një dozë të vogël levonorgestreli brenda uterusit. Efekti i saj kontraceptiv qëndron në efektin lokal të hormonit. Mukusi cervikal trashet, kështu që sperma ka vështirësi për të penetruar për të fertilizuar vezën. Pengohet penetrimi normal i spermatozoideve brenda në uterus dhe në tubat ovarialë. Reduktohet trashja normale e endometriumit që ndodh çdo muaj, që i bën periodat më të lehta dhe më të shkurta. Të gjitha këto ndryshime janë plotësisht të rikthyeshme. Pas heqjes së Mirenës SIU, ju mund të mbeteni shtatzënë që brenda muajit të parë.

Sa e sigurt është?

Mirena është një nga metodat më të sigurta të kontracepsionit, madje superiore ndaj “sterilizimit”, me efekt të rikthyeshëm. Studimet afatgjata kanë treguar se ndërmjet 1000 grave që kanë përdorur Mirena SIU për një vit, vetëm 1-2 gra kanë ngelur shtatzënë.

Menjëherë pas vendosjes se sistemit ju jeni të mbrojtura nga shtatzënitë e padëshiruara.

Sa zgjat efekti i saj dhe për cilat gra është e përshtatshme?

Ajo siguron një mbrojtje kontraceptive të sigurt për 5 vjet. Është një zgjedhje perfekte për ato gra që kanë fëmijë, të cilat kërkojnë një metodë kontraceptive afatgjatë dhe shumë të sigurt. Meqenëse periodat bëhen më pak të dhimbshme, më të shkurtra dhe në sasi më të vogël, – duke sjellë një përfitim shëndetësor për çdo grua, – e bën jashtëzakonisht të përshtatshme për të gjitha femrat të cilat vuajnë nga menstruacionet e zgjatura dhe të shumta. Mirena mund të përdoret gjithashtu dhe në periudhën e laktacionit, pasi nuk ndikon në sasinë e qumështit të gjirit. Megjithëse një sasi tepër e vogël levonorgestreli mund të kalojë në qumështin e gjirit, studimet nuk kanë treguar ndonjë efekt negativ tek foshnja.

Menstruacione të pakta, më të shkurtra dhe më pak të dhimbshme?

Ky lloj sistemi sekreton çdo ditë në uterus një sasi minimale levonorgestreli.

Përqendrimi i lartë i këtij hormoni lokalisht në uterus pengon proliferimin e endometriumit. Kështu që endometri që bie, mbetet më i hollë, gjë që rezulton me një gjakrrjedhje shumë të lehtë në fund të ciklit menstrual. Rreth një vit pas vendosjes së Mirenës, gratë do të kenë menstruacione vetëm dy ditë në muaj.

Çfarë ndodh nëse gjatë muajve të parë vërehen “njollat hemorragjike” dhe hemorragjitë intermenstruale?

Gjatë 3-6 muajt e parë tek shumica e grave mund të shfaqen njolla hemorragjike apo hemorragji intermenstruale pas vendosjes së këtij sistemi, të cilat zhduken gradualisht. Ky është efekti anësor më i shpeshtë i këtij sistemi, i cili nuk është i dëmshëm nga pikëpamja mjekësore, por përbën një “bezdi” për femrat. Njollat dhe hemorragjitë intermenstruale, në muajt e parë nuk shkaktohen specifikisht, pasi trupi është akoma duke u përshtatur me ndryshimin. Ky është një efekt që shfaqet dhe gjatë përdorimit të shumë metodave të tjera kontraceptive hormonale, por në shkallë të ndryshme.

Shfaqja e një hemorragjie të zgjatur në muajt e parë, është gjithashtu e zakonshme pas inserimit të një DlU-je me bakër. Por ndërsa kur vendoset DlU-ja me bakër menstruacionet në përgjithësi shtohen më shumë dhe zgjaten, me Mirenën ato bëhen më të shkurtra dhe më të lehta dhe më pak të dhimbshme.

Po nëse nuk shfaqen menstruacionet?

Mesatarisht pas një viti,10-20% e grave që përdorin Mirenën nuk do të kenë menstruacione. Bazuar në efektet e shpjeguara më sipër, tek këto gra mukoza uterine nuk trashet, pra rri në qetësi. Si rrjedhojë nuk ka gjak që duhet të ekskretohet në formë të periodave. Kjo gjendje mungesë e menseve gjatë përdorimit të saj është e përkohshme dhe nuk përbën asgjë shqetësuese. Me heqjen e Mirenës menset kthehen si më parë.

A mund të mendosh për një shtatzëni të mundshme kur mungojnë menset pas vendosjes së Mirenës?

Gjasat për të ngelur shtatzënë pas vendosjes së Mirenës janë minimale, meqenëse Mirena është nga metodat më të sigurta të kontracepsionit. Për të qenë më të sigurt në muajin e parë që nuk ju vinë më periodat, ju mund të bëni një test shtatzënie. Nuk është fare e nevojshme që të përsërisni testin e shtatzënisë me vazhdimin e mungesës së menseve. Para inserimit të Mirenës edhe ovulacioni vazhdon si më parë, sepse Mirena vepron vetëm lokalisht.

A ka ndonjë lidhje midis mungesës së menseve pas vendosjes së Mirenës dhe menopauzës?

Nëse një gruaje që ka vënë Mirena, nuk i vinë menset e radhës, nuk do të thotë që ka hyrë në periudhën e menopauzës, përderisa funksionet e ovareve nuk preken dhe hormonet sekretohen normalisht. Disa simptoma që shfaqen gjatë menopauzës nuk kanë lidhje me menstruacionet, siç janë afshet e nxehta dhe djersitja difuze. Nëse ndonjë grua ndien ndonjë nga këto simptoma, duhet të konsultohet me mjekun.

Nuk ekziston asnjë lloj lidhjeje midis menstruacioneve dhe pastrimit të trupit të femrës. Ashtu siç është shpjeguar më sipër, menstruacionet shfaqen si rrjedhojë e rënies së mukozës uterine, kur nuk ndodh implantimi i vezës së fertilizuar shtatzënia. Mirena pengon vetëm proliferimin ciklik të endometrit, për këtë arsye dhe menstruacionet janë minimale ose nuk shfaqen fare. I njëjti mekanizëm ndodh edhe gratë shtatzënisë apo laktacionit, kur mungojnë menstruacionet.

Ekziston një mit që menstruacionet janë të domosdoshme për të pastruar gjakun dhe se kanë një lloj funksioni ekskretor.

A është jonatyrale dhe jo e shëndetshme që të mos kesh menstruacione?

Kohë më parë, para se të zbuloheshin metodat kontraceptive efektive moderne, gjëja natyrale për një grua ishte ose të ishte shtatzënë ose të ushqente fëmijën me gji gjatë gjithë viteve të riprodhimit. Menstruacionet normale ishin ngjarje tepër të rralla. Biologjikisht, frenimi i ciklit menstrual gjatë viteve për njëfarë kohe mund të jetë në fakt një gjendje shumë natyrale.

Po kur menstruacionet zgjasim shumë dhe janë në sasi të shtuar?

Një numër i madh grash, veçanërisht ato që kanë lindur dhe që kanë përdorur sterile me bakër, me kalimin e viteve vuajnë nga menstruacione të zgjatura, të dhimbshme dhe në sasi të shtuar. Menstruacionet e shumta dhe të zgjatura (menorrhagjia) është shkaku më i zakonshëm i anemisë ferrodeficitare tek gratë në vendet e zhvilluara. Në vendet perëndimore, 10-15% e grave, gjatë periudhës riprodhuese vuajnë nga menorrhagia.

Një mungesë të përgjithshme energjie ose loanje. Përveç ankesave fizike, si pasojë e menstruacioneve të shumta, tek këto gra vihet re stres emocional, që i pengon gjatë aktivitetit të përditshëm si në punë dhe në jetën sociale. Pra menstruacionet e shkurtra apo mungesa e tyre pas vendosjes së Mirenës përbëjnë një përfitim shëndetësor dhe përmirëson cilësinë e jetës tek gratë. Zgjedhja ideale për gratë që kërkojnë kontracepsion afatgjatë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • mira

    a eshte mormale me spiralen mirena te kesh gjakderdhje te shumta sepse e kam vendosur per her te par spiralen dhe vendosa te vendoj mirenen dhe e kam vendosur qe 3 dit por kam shum gjakderdhje a.eshte normale se mjekja me tha se me mirena femrat kan me ka mestracione pak
    lutem tregoni a esht normale gjakderdhja e shum apo esht diqka jo e mire.

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress