Home » Shëndetësi » Kontraceptivet e urgjences janë efektive

Kontraceptivet e urgjences janë efektive

Kontracepsioni i urgiencës i referohet metodave kontraceptive që mund të përdoren nga gruaja ne dìtët e para që ndjekin një kontakt seksual të pambrojtur, me qëllim prevenimìn e një barre të padëshirueshme.

Karakteristìkat:

I përcaktuar ne këtë mënyrë Kontracepsioni i Urgjencës ka karakteristikat e mëposhtme:
• përdoret një herë ne raste urgjente dhe jo si metodo kontraceptive tutine.
• përdoret pas koitusit.
• ka obiektiv prevenimin e shtatzënësisë.

Shpesh përshkrimi popullor si pilulat e mengjesit tjetër eshtë jo i saktë dhe konfuz dhe mund të jetë pengese per një përdorim me te gjerë, sepse fjala mëngjesi tjetër tregon nevoiën per një veprim të shpejte urgjent, që nuk ekziston. Gjithashtu ne kontracepsionin e urgjencës nuk iuten vetem pilulat.

Historiku:

Referìmet per preparatet e përdorura pas koitusit, si orale apo vaginale, jane gjendur që ne papiruset egjiptiane ne vitet 1500 p.e.s. dhe janë transmetuar nga njëra gjeneratë ne tjetrën per mijëra vjet. Shumica e këtyre metodave rrjedhin nga një kombinim i njohurive magjike me ato fiziolagjike elementare.
Zhvillimi i metodave hormonale me qëllim kontracepsionìn e urgjencës i ka fillimet e veta nga viti 1960 kur u përdoren per herë të pare estrogenet ne doza të larla. Terapia e kombinuar estrogene-pro-gestogen (quajtur regjimi Yuzpe) u përdor ne vitin 1 972, ndersa vendosja e pare post koitus e IUD per qëllim kontracepsioni urgjence është taportuar per herë të pare në vitin 1976. Gjithashtu janë perdorur disa metoda dhe me rezultate premtuese, përfshirë këtu progestogenet, danazolin dhe së fundi antiprogestogenin tvlifephstone (RU 486).

Metodat e K.U. janë efektive per pjesën me të madhe të grave që kanë nevojë per to dhe mjaft të thjeshta per fu përdorur.
Nevoja per K.U. është mjaft e lartë, si rezultat i frikës per shtatzëni të padëshiruara dhe aborte, sidomos në adoleshentet. Sot, pjesa me e madhe e grave që kanë përdorur K.U. janë nga vendei e zhvilluara, vecanërisht në Evropë ku produktet e këtij lloji kanë qenë të disponueshme në farmaci, prej disa vitesh. Megjithate, kjo praktikë është duke u shpërndarë edhe në vendet ne zhvillim, si rezultat i interesittë mjaft programeve të planifikimit familjar ne gjetjen e rrugëve per të parandaluar shtatzënësitë e padëshiruara. Në dhjetor 1995, pilulat e K.U. u shtuan në listën e medikamenteve esenciale të OBSH, per fi bere ato me të përdorshme nga ana e grave.
Vitet e fundit, këto Iloj pilulash, janë të disponueshme edhe ne farmacitë tona dhe pò gjejnë një përdorim gjithnjë e me të madh.

Arsyet e përdorimit:
Arsyet me të zakonshme që kërkojnë përdorimin e kontracepsionit të urgjencës nga grate janë:
1. – mospërdorimi i asnjë metode kontraceptive.
2. – dështim i metodës kontraceptive barriere.
3. – dështim i koitusit të ndërprerë.
4. – përdhunimi.
5. – harresa në marrjen e pilulave.
6. – vjellja e pilulave.

Klasifikimi i metodave të kontracepsionit të urgjencës:
Dy tipet kryesore të K.U. janë:
1) Metodat hormonale.
2) IUD. Ndër metodat hormonale nënvizojmë:
• estrogenet me dozë të lartë (ethynilestradiol dhe premarin),
• kombinimet estrogen-progestogen (i ashtuquajturi regjimi Yuzpe),
• progestogen (levonorgestrel),
• danazoli dhe antiprogestogenet.

Mekanizimi i veprimit:

Mekanizmi i veprimit të pilulave per K.U. nuk është përcaktuar akoma në mënyrë të qartë. Disa studime kanë treguar që pilulat per K.U. mund të frenojnë apo të shtyjnë ovulacionin. Gjithashtu është sugjeruar që
pilulat per K.U. mund të parandalojnë implantimin duke alternar endometrin. Megjithatë, evidentimi i efekteve mbi endometër nuk është akoma mjaft i qartë. Po ashtu, nuk njihet mire dhe sa të afta janë këto ndryshime të endometrit të parandalojnë implantimin. Pilulat per K.U. gjithashtu mund të parandalojnë fertilizimin ose transportin e sperrnatozoideve apo vezës, por asnjë e dhënë nuk ekziston në lidhje me këto mekanizrna.

Dozimi dhe administrimi:

a) Dozat e rritura të estrogeneve – ethinylestradiol 5 mg cdo dite, per 5 dite, brenda 72 orësh, pas një kontakti seksual të pambrojtur dhe premarin 10 mg gdo dite, per 5 dite, brenda 72 orësh, nga një kontakt seksual i pambrojtur.
b) Dozat e rritura të kontraceptivëve orale të kombinuar (K.Q.K.), që përbajnë ethinylestradiol dhe levonogestrel:
• Kur disponohen pilula të paketuara per K.U. ose kur Remi pifula të normodozuara, që permbajnë 50 mikrograrn ethinylestradiol dhe 250 mikrogram levonogestrel (ose 500 mikrograrn dl-norgestrel), në këto raste, dy pilula duhet të merren si dozë e pare, sa me shpejt të jetë e mundur, por jo me vonë se 72 ore pas një kontakti seksual të pambrojtur. Kjo duhet ndjekur nga dy pilula të tjera 12 ore pas të parava.
• Kur disponohen pilula në doza të ulura të ethinylestradiolit (30 mikrogram) dhe të levonorgestrelit (150 mikrogram) ose të dl-norgestrel (300 mikrogram), atëherë katër pilula duhet të merren si dozë e pare sa me shpejttëjetëe mundur, porjomë vonë se 72 ore pas një kontakti seksual të pambrojtur. Kjo duhet ndjekur nga katër pilula të tjera pas 12 orëve.
) Dozat e larta të pilulave që përmbajnë vetëm progestogen:
• Kur disponohen pilula që përmbajnë 750 mikrogram levonorgestrel, një pilulë duhet të merret si dozë e pare sa me shpejt që të jetë e mundur, por jo me vonë se 72 ore pas një kontakti seksual të pambrojtur. Kjo duhet ndjekur nga një pilulë tjetër pas 12 orësh.
• Danazol 600 mg, cdo 12 ore, brenda 72 orësh nga një kontakt seksual i pambrojtur ose per Mifepristonin 200 mg një doze e vetme.

DIU me bakër:

DIU mund të vendoset deri ne 5 dite pas një kontakti seksual të pambrojtur, per të parandaluar një shtatzëni. Megjithatë, nëse Ilogaritet koha e ovulacionit, DIU mund të vendoset edhe 5 dite pas kontaktit, nëse është e nevojshme, por vendosja e DIU nuk duhet të ndodhë me tepër se pas 5 ditësh nga dita e ovulacionit.

Mekanizimi i veprimit:

Evidenca të ndryshme nga një numër studimesh kanë treguar se DIU vepron kryesisht duke prevenuarfertilizimin. Kjo, si rezultat i uljes së numrit të spermatozoideve, që arrijnë në tubat e Fallopit si dhe duke ndërhyrë në lëvizshmërinë e tyre. Fakt është se DIU veprojnë me me shumë se një mekanizëm.

Efektiviteti.

Efektiviteti i metodave të rregullta kontraceptive shprehet zakonisht në përqindje per 100 gra të ekspozuara në një periudhë të dhënë kohe, zakonisht 12 muaj përdorimi të rregullt. Kjo mënyrë per të prezantuar efikasitetin nuk është e vlefshme per K.U., sepse ato janë metoda të përdorura vetëm një herë gjatë ciklit. Nëse pilulat per K.U. do të përdoreshin në mënyrë frekuente, dështimi gjatë një viti përdorimi do të ishte me i lartë se ai i metodave hormonale kontraceptive. Kështu K.U. nuk është i përshtatshëm per një përdorim të rregullt. Efikasiteti i K.U. është raportuar statistikisht si përqindje e shtatzënësive që ndodhin në grate e trajtuara. Per doza të larta të estrogenit, përqindja e dështimit është zakonisht në nivelin 0.3-1.6%; per pilulat e kombinuara përqindja e dështimit është 0.2-2.3%, ndërsa DIU është 0.0-0.1%.
Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e grave mbeten shtatzëna pas një kontakti të pambrojtur. Per këtë arsye është sugjeruar që efikasiteti i K.U. të shprehet si përqindje e shtatzënësive që mund të shmangeshin, nëse përderei metoda kontraceptive e urgjencës. Është Ilogaritur që pilulat per
kontracepsion urgjence, mund të parandalojnë 75% dhe DIU me tepër se 98% të shtatzënësive që mund të ndodhnin nëse s’do të qe përdorur K.U.
Duhet pasur gjithashtu parasysh se ka ndërveprim midis medikamenteve dhe hormoneve të K.U., të cìlat mund të ndikojnë në efikasitetin e njëra-tjetrës. Ne këto raste gruaja duhet të marre dozë dyfishe, nëse merr droga që njihen se nxisin punën e enzimave.

Rrisku per të metur shtatzënë.

Mjaft gra, që kanë patur një kontakt seksual të pambrojtur në një rast të vetëm nuk konceptojnë. Konceptìmi ndodh vetëm përreth kohës se ovulacionit. Numri i ditëve të ciklit menstrual gjatë të cilave një grua mund të mbetet shtatzënë (dite në të cilat ndodh konceptimi, nëse ka kontakt seksual), është i vështirë të Ilogaritet. Ndërsa spermatozoidi mbetet në traktin gjenital femëror i afte per të fertilizuar disa dite, veza duket të jetë e afte të fertilizohet vetëm per 24 ore. Risku per të mbetur shtatzënë varet nga relacioni i ditës së ciklit menstrual me ovulacionin. Ky rrisk është i lartë nga 5 dite përpara deri 1 dite pas ovulacionit, duke vëne theksin në 2 ditët para ovulacionit. Megjithatë, edhe në grate me cikle të rregullta, dita e ovulacionit mund të variojë. Per këtë arsye, është mire që K.U. të jepet në të gjitha grate me risk, përvey rasteve kur kontakti seksual ndodh në 3 ditët e para të menstruacioneve ose kur menstruacionet normale fillojnë pa marre mjekim.

Avantazhet e përdorimit të K.U.

• Metodat e K.U. janë një mundësi e rëndësishme per gruan që ka patur një kontakt të pambrojtur seksual ose një aksident nga kontracepsioni dhe nuk dëshiron të mbetet shtatzënë. Në studimet e zhvilluara në 2 dekadat e fundit, këto metoda kanë treguar se kanë qene efektive dhe jo të dëmshme.
• Regjimi i Yuzpe, si metoda me e zakonshme per K.U., nuk është i vështirë per fu realizuar. Vlen të theksohet mënyra e thjeshtë e përdorimit, koha e shkurtër si dhe eksperienca e gjatë në përdorimin e tij. Pilulat per K.U. të paketuara janë të pranishme në një numër të madh vendesh, pò ashtu edhe te ne.
• DIU ka si avantazh efektivitetin e lartë (99.3%), nuk ka efekte sistemike, është e pavarur nga kontakti seksual, nuk ka ndikime ne ciklin menstrual, p. sh.: zgjatje të tij; gjithashtu shërben si metodë kontraceptive në vazhdim. DIU janë reversibile dhe të pavarura nga koitusi.
• Per Mifepriston-in theksohet se është me komod në përdorim, mjafton vetëm një dozë, gjithashtu nuk ka efekte anësore.

Disavantazhet e përdorimit të K.U.

• Disavantazhet e trajtimit post-coital me doza te larta estrogenesh janë: domosdoshmëria e fillimit të trajtimit brenda 72 orësh nga kontakti seksual i pambrojtur dhe frekuenca e lartë e efekteve anësore.
• Në disavantazhet e regjimit me levonorgestrel përfshihen: grregullimet e ciklit, koha e kufizuar në administrimin e tyre dhe nevoja per të përdorur me shumë se një pilulë.
• Disavantazhet e vendosjes post-coitus të DIU janë: ekzistenca e njohurive apo aftësive të nevojshme per vendosjen e DIU dhe rreziku per sëmundje inflamatore pelvike. Kështu grate me risk per S.S.T, nuk janë kandidate per DIU.
• Nga ana tjetër metodat e K.U. mund të kenë efekte të pakëndshme anësore, jo serioze por që dekurajojne grate në përdorimin e tyre per kontroll të lindjeve.
• K.U. është me pak efektiv në parandalimin e shtatzënësive dhe me i shtrenjtë se ydo forme tjetër kontracepsioni i rregullt.
• K.U. nuk prevenon S.S.T.

Indikacionet

Qdo grua gjatë jetës riprodhuse mund të ketë nevojë per K.U. per të parandaluar një shtatzënësi të padëshirueshme në disa situata, si:
• pas një kontakti seksual të vullnetshëm pa mjet kontraceptiv mbrojtës.
• pas një përdorimi jo korrekt të një metode kontraceptive ose ka dështim të kësaj metode.
• carje apo shpuarje të prezervativit.
• mosllogaritje e saktë e periudhës fertile, kur përdoret abstinenca periodike.
• ekspulsion i DIU.
• dështim i metodës se coitusit të ndërprerë.
• mosmarrje e pilulave mbi 3 dite.
• vajtja vonë per injeksionin e radhës.
• përdhunim, agresion seksual.
DIU është e preferueshme në ato raste kur është i nevojshëm K.U, kur kanë kaluar me tepër se 72 ore nga një coitus i pambrojtur, kur DIU do të përdoret si metode kontraceptive e mëtejshme ose kur pacientja ka kundërindikacion në përdorimin e estrogeneve.

Kundërìndikacionet

Kundërindikacione per përdorimin e metodave hormonale per qëllim K.U. janë gjendje të tilla, si:
• Shtatzënia (se janë pa efekt abortiv, nga ana tjetër nuk është konstatuar asnjë efekt negativ per gruan apo fetusin, nëse ajo përder pilula per K.U. pas ovulacionit duke mos qenë të sigurt plotësisht per mundësinë e një konceptimi),
• Kundërindikacioni per terapi me estrogene,
• Kur kanë kaluar me tepër se 72 ore nga coitusi i pambrojtur.
• Doza e hormoneve të përdorur në K.U. është relativisht e dobët dhe pilulat përdoren per një periudhë të shkurtër kohe.
• Per përdorimin e DIU me qëllim K.U. përmenden si kundërindikacion shtatzënia si dhe të gjitha kundërindikacionet e njohura të DIU si dhe ato raste me histori sntatzënësish ektopike.

Zgjedha e K.U.

Produkte të tilla, si Tetragynon, PC4, Neo-Primovlar 4, E-Gen-C, Fertilan dhe Postinor-2 janë disa nga preparatet e K.U. që kanë qarkulluar edhe në farmacitë tona. Megjithatë, rekomandohet se, nëse nuk ka akses per keto produkte, shërbimi i K.U. mund të sigurohet edhe duke përdorur pilulat orale të kombinuara (K.O.K.).

Informacioni per pacienten

Fillimisht bëhet e qartë se pacientja nuk dëshiron të mbetet shtatzënë dhe kupton se ka akoma një shans per të shpëtuar nga një shtatzëni e padëshirueshme duke përdorur metodat e K.U.
Shpjegohet që pilulat per K.U. nuk e dëmtojne bebin, nëse metoda dështon.
Shpjegohet si merren pilulat per K.U. Këshillohet pacientja të mos marre me tepër pilula sa kërkohet, sepse kjo do të rriste efektet anësore pa rritur efektivitetin e trajtimit.
Përshkruhen efektet anësore dhe si mund të manaxhohen ato: pirja e një gote qumësht apo një sandiuc së bashku me pilulat mund fi ulë efektet anësore.
Ndihmohet pacientja të Ilogarisë dozën e pare në një periudhë të përshtatshme per të marre dozën e dytë pas 12 orësh (respektohet koha e efektshmërisë).
Shpjegohet që doza duhet të përsëritet nëse pacientja vjell brenda 2 orësh nga marrja e pilulave per K.U. dhe në rast përsëritje të të vjellit, dozat merren me rrugë vaginale.

K.U Ideal

Kërkesa kryesore per një metodë ideale të K.U, është që të ketë efektivitet të lartë (grate që kërkojnë K. U, duan përfundimisht të pengojnë shtatënësinë. Ato do të preferonin:
• një melode të padëmshme per shëndetin e tyre,
• një metodë pa efekte anësore apo teratogjenike,
• një metodë që të mos shkaktojë grregullime të ciklit menstruaì,
• një metodë lehtësisht të arritshme dhe të administrueshme,
• një metodë jo të shtrenjtë

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • VALBONA RUSTEMI

    mirdaita dr une deshat ta pysh per rivotril 5 mg qe 4 muj i perdori ka 5 mg ndit gjys ne mengjes gjys ne mbremje a duhet ta zbres kto hapa ami perdror kshtu mu me duket se duhet ti nderpre mi rra llu nga pak anj flm shum

  • matilda

    po ta pish kokrren e urgjences ka gjakderdhje vaginale

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress