Paniku karakterizohet si një episod alarmi frike paniku i cili fillon menjëherë dhe mund të zgjasë rreth gjysmë ore
Kur njeriu është në këtë fazë mund të shfaqë dridhje te trupit te pakontrollueshme, marrje fryme, rrahjet e zemrës shpejtohen, djersitet, i merren mend dhe po ashtu mund të ketë ndjesi shtrëngese në fyt apo në kraharor. Kjo sëmundje ndryshon pak nga format e tjera të krizave të anktheve (anxiety attacks) sepse zakonisht atakët e panikut kanë fillim të menjëhershëm, të paprovokuar nga ndonjë stimul i jashtëm dhe e kthejnë individin krejt të pamundur nga ana fizike.
Gjithashtu, simptomat mendore emocionale i influencojnë pozitivisht simptomat fizike dhe anasjelltas, duke krijuar një rutinë ciklike. Zakonisht ata që kanë përjetuar një sulm paniku në jetën e tyre ka shumë mundësi ta përjetojnë përsëri. Kur simptomat dhe episodet janë kronike atëherë diagnoza kthehet në sëmundje paniku (panic disorder).
Krizat e panikut janë ndarë ne tre kategori:
1- Krizë paniku spontane: Kriza vjen pa asnjë shenjë paralajmëruese, ditën apo natën. Nuk ka të bëjë me aktivitetet që njeriu është duke bërë në atë moment (mund të jetë edhe duke fjetur). Nuk ka të bëjë me ndonjë provokim të jashtëm apo me ndonjë stimul specifik.
2-Kriza specifike paniku: Këto kriza provokohen nga ndonjë nxitje (stimulus) i frikshëm apo traumatik. Për shembull, njerëzit që kanë frikë të gjenden në mes të një grumbulli të madh njerëzish apo kur njeriu viziton vende traumatike apo kujton situata trauamtike të së kaluarës .3-Kriza paniku të predispozuara nga situata të jashtme: Krizat mund të fillojnë në disa situata apo ambiente të caktuara por jo çdo herë që gjenden në ato situata apo ambiente. Për shembull, dikush mund të këtë një krizë paniku kur është duke ngarë makinën, edhe pse nuk kanë ndonjë frikë apo ankth nga kjo situate.
Gjithashtu, jo çdo herë që vizitohen këto ambiente fillojnë krizat. Shumë njerëz që vuajnë nga krizat e panikut tregojnë një frikë të papërmbajtshme sikur do vdesin ose një ndjesi çmendurie. Zakonisht, kur njeriu fillon të ndiejë shenjat e para të panikut (kur nuk është spontan), i erren sytë dhe nuk kontrollon gjymtyrët (këmbët) dhe bie përtokë. Shumë herë vijnë në vete kur trajtohen në urgjence.
Ankthi
Rreth 2 % e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku, sidomos kur vijnë në kontakt me stimulin (nxitjen) e frikës. Kriza të tilla kalojnë shpejt kur stimuli i frikës hiqet apo largohet nga pacienti. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë. Krizat e panikut zakonisht shfaqen në moshë të re (20-at) dhe femrat janë 2 herë më tepër në rrezik për të shfaqur kriza paniku sesa meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës.
Adrenalina, përgjegjëse për ankthin
Një sëmundje fizike e quajtur hypoglycemia është gjendur të jetë shkaktare për kriza paniku. Ata që vuajnë nga hypoglycemia kanë receptorë defektive për substancën insulinë, gjë që nuk lejon kalimin e suksesshëm të sheqerit në membranën e qelizave. Kur niveli i sheqerit në gjak ulet shumë, truri dërgon sinjale alarmi në qendrat hormonale duke i sinjalizuar të prodhojnë adrenalinë. e cila është përgjegjëse për krizat e panikut. Tre forma është shfaqja e panikut tek të gjithë njerëzit. Nëse keni përjetuar një formë, nuk është e thënë të mos përjetoni edhe të tjerat, në të treja rastet simptomat janë të kundërta.
Emocionet, shkaktarë të sëmundjeve
Mjekët e vjetër kinez mjaft mirë e kanë ditur se emocionet luajnë role të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ato janë në gjendje të shkaktojnë sëmundje të llojllojshme madje edhe te njerëzit shumë të fortë. Mjafton që të godasin në vende më të ndjeshme të organizmit dhe sëmundja fillon të marrë hov.
Të gjitha sëmundjet të shkaktuara prej gjendjes psikike apo çrregullimit të saj në mjekësi quhen sëmundje psikosomatike. Këto sëmundje shfaqen në relacionin shpirt – trup. Dy herë më të prekura nga krizat e panikut janë femrat, krahasuar me meshkujt. Zakonisht krizat e panikut ngatërrohen me atak zemre gjë që ndikon negativisht në vetë-diagnozën e krizës. Ndërkohë që 5 këshilla japin specialistët, me anë të së cilave mund të kuptosh nëse bëhet fjalë për panik, depresion apo emocione. Të gjitha simptomat ndryshojnë nga njëra-tjetra.
Syri i majtë, kupton emocionet
Syri i majtë ka më shumë kapacitet,në krahasim me syrin e djathtë, që të kuptojë emocionet e atyre që na shikojnë. Kjo gjë e veçantë e syrit të majtë u konstatua nga një studim i American Academy of Neurology.
Syri i majtë është i lidhur me “qendrën e emocioneve” të sistemit nervor, pra me anën e djathtë të trurit,dhe kjo e lejon të dallojë tipin e emocioneve të atyre që kemi përballë duke vëzhguar fytyrën e tyre. Dy për qind e popullatës kanë përjetuar një lloj forme të krizës së panikut. Njerëzit me frikë/ankthe të ndryshme (p.sh. agorafobi, frika ndaj insekteve apo mikrobeve), përjetojnë më shumë kriza paniku
Rreth 20 vjeç është mosha kur nis të shfaqen krizat e panikut. Kur krizat bëhen kronike, simptomat bëhen më të rënda dhe si rrjedhim dobësojnë jashtëzakonisht shumë sistemin nervor për disa ditë.
Krizat e panikut të trashëgueshme
Ka evidencë që krizat e panikut trashëgohen (shkaqe gjenetike), por gjithashtu kjo sëmundje mund të manifestohet edhe në njerëz pa histori familjare të tillë. Shkaqe të tjera përfshijnë strese të ndryshme, mënyrë mendimi fataliste (njerëzit që bëhen shumë merak për gjëra të ndryshme, sëmundje trupore dhe gjithashtu disa ilaçe. Shkaqet ekzakte të krizave të panikut ende nuk dihen, por në studime me kafshët janë identifikuar disa pjesë të trurit të cilat bëhen shumë aktive gjatë krizave të panikut. Për ata që marrin trajtim në fazat e para të shfaqjes së sëmundjes, shumica kurohen krejt duke mos pasur asnjë efekt negativ pasi mbarohet kurimi.
Shqetësimet
1- Kur një person provon prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëherë mund të thuhet se ai person ka çrregullime të gjendjes shpirtërore.
2- Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresion.
3- Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe të qenit i pavlefshëm.
4- Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diçka që duan të bëjnë.
5- Shenjë e depresionit mund të jetë edhe prishja e gjumit, rënia në peshë, këputja, ndjenja e fajit të kotë./tiranaobserver/




a sherohesh na ankthi eeeeeeeeeeeeeeeeeeeee se e kam vete ne trup.
si mundem ti shmangem krizave qe me vijne kur fle
mondohuni te largoni trurin.dhe lutjuni zotit se cdo gjo do ju shkoj mir se kam vuajtur vet me kete semundje..dhe mu dukte sikur nuk do me kalonte naj her po shyqyr po me kalon avash avash por vet mos e mbani mendjen aty,dilni ne xhiro hapini syt..klm,
kam lindur ne kosov dhe jetoj ne hamburg,qe 4 vite vuaj nga anthet por me emrin e allahut kam aritur shum suksese edhe pse sot nuk po e ndi veten mir por momentalisht jam ne yutube duke ndegjuar kuran.vllezer dhe motra shum e mjekun e kam provu e shum e hogja um ka shkru por deri tash ende nuk kam pas sukses si duhet.degjoni ne ytube shkruani -sherim me kuran.besoni shum dotju ndihmon Shërim me Kur`an [Rukje] -ni or e 4 min asht e gjat.per qdo lutje te allahu keni me pas sukses.
kam frig stres perdit me shfaqet nga nje smundje ere po nuk di si kalohet kjo a kam probleme me mushkri me zemer me fyt krejt me thon mir qe 8 vjet un zdi qfar jete te keqe e baj me dhemb gjyksi zemra thot eshte mir ehon e kam ba tri her nuk di ku tgjaj sherim
o vlla i dashur sherimin e ke ti e un dhe shum te tjer tek allahu, dhe askund tjeter me ndihmen e allahut do ti kalosh smundjen tande, por kjo nuk qenka smundje ti si e the, por qenka nje fantazme shpirterore e cila ty nuk te len rahat.ta jepp fjalen o vlla i dashur nese fillon te FALESH TE BISH NE SEGJDE te premtoi se brenda nje kohe shum te shkurt allau do tju shperblej me te mirat e tij.se mu perveti vetem namazi me ka ndihmuar qe ti kaloj kto kriza edhe nese nuk din te falesh lype ne internet namazi fillestar dhe aty mund te mesohesh dhe lutju allahut ne gjuhen shqipe per gabime,gjynahe,qe ti fal dhe lutju allahut per mrojtje nga te kqijat e trupi tand dhe veset e shejtanit dhe te kqijat e njerzimit.mer abdes dhe lexo kuran para se te bish ne gjum mos bir ne shtrat pa lutje.klm allahu te ndihmoft ty dhe mbar vllezrit dhe motrat tona.selam aleikym
Kam shtrengime ne pjesen e siperme te fytit.Jam vizituar tek mjeku dhe me ka dhene xanax dhe nje hap tjeter qe nuk e kujtoj emrin me ngjyre si portokall.Une nderpreva per dite dhe me filloj perseri ne pune.Kam pas shkak ne familje(vdekje e tim shoqi) qe mund te jete shkak .Por sinqerisht qe ndjehem keq me fytin me kap si zori.Kam nevoj per keshillen tuaj.
Valentina mendoj se gjeja me e mire eshte qe te mos i mendosh shume problemet qe te shtojne ankth, sidomos vet ankthin se mos te kap, duhet ta largosh mendjen nga kjo. xanax eshte medikament qe perdoret per ankth, ky ilac si te thuash eshte trapolini, hapin tjeter duhet ta besh vet me ndihmen e natyres, dil ne ambiente dhe ne natyre te paster. MEDITITIMI eshte nje forme shume e mire qe te ben te japesh nje perqindje te fort lirise e te menduarit pozitive. shpresoj qe te te ndihmoj, shiko dhe njehere kete program PANIC AWAY nga JOE BARRY. meret direkt me krizat e panikut
dashta me ju pyet per lidhje me ket tem,,mue qe dy her po me ndodh po jo shpesh mbrem me ka ndodh qe kur po ndij diqka keq po me dridhet trupi edhe diqysh si ment po dojn mem dal edhe si terrim i syve po por kur po po nij diqka keq pom ranohet kryt si shtress po si terrim i syve edhe po me vjen me bertit.kisha dasht me ju pyet se a ka ilaq apo diqka per ket semundje te pa kuptushme????
kam pas nje guri ne veshk, dhe mu duft te operohesha,por kam mar frik nga operacioni, dhe tash pas dy jave nuk pe ndij veten mir nuk pom mer xhumi,po kam frik pom dhemb koka temperatur kam humbur pesh por po kam frik se po smuhem keq apo diqka tjeter, po mundohem me e largue ket frik por spo muj mjeket mekan than se ju jeni mir asxhe skeni por jeni ne nje kriz rektionale,sedi a asht kaluese kjo qe une te vi ne vete apet tja filloj jetes mir kerkoj ndihmen e juaj….
une prej e vogel kam pas probleme , gjate gjith kohes kam pas frike mos po ndodh diqka e keqe , dhe sa here qe me eshte paraqitur ajo gjendje jam munduar qe me disa prej gjesteve p.sh. te numroj, ta perseris hapin , te shiqoj mbrapa etj.qe te mos ndodh asgje.
Keto vese me kan percjell gjate gjithe kohes me kane munduar se kurr nuk kam biseduar me askend, por megjithate ne shkolle kam qene e shkelqyer.
tash jam 33 veqare kam tre femije shume te zgjuar , jam e lumtur me jeten,punoj ne nje banke dhe kam qene shume e sukseshme dhe shume e respektuar nga koleget, por para 4 viteve, pas nje situate jo te mire ne pune disi e humba besimin ne vete dhe prej disa njerezve te caktuar kur vini qe une tju sherbeja ose ndonje bashpunim ne ldhje me punen fillojke te me kaplon nje ankth me dridhej i tere trupi mu erreshin syte dhe u skuqja ne fytyre ma kaplonte nje nxehtesi trupin menxi e perfundoja ,duke pas frike se mos po me diktojne.
Ajo situat me ka zgjat rreth 6 muajve ,
Nuk mu perserit 3 vite ,tash ka filluar prape prej disa kolegeve kur vijne qe une tju nenshkruaj diqka me dridhen duart,ose kur une te kompjuteri im punoj e ata me kerkojne ndihme per ndojne raport perseri me ndhodh e njejta gje .
Ju lutem me ndihmoni si ta kaloj kete problem qe me shqetson, dhe qfare problemi mund te jet.
Me respekt,
Mimoza
per mendimin tim kjo eshte nje normale, jetike, dhe mund ti ndodh kujtdo! Besimi ne Zot dhe forca e vete personit per ta kaluar kete gjendje jane zgjidhjet e problemit! Largimi i mendimeve te keqija duke dale jashte, duke buzeqeshur, duke i mare lehte gjerat…jane shume te rendesishme!
Une jam njeri i cili kam qene ne stres ne panik shum te madh sa qe nuk mundsha te dal nga shtepia as te bisedoj me njerez,me vinte kuse de vdes me vinte kuse de luaj menc me drenohi krahu,me vjente kuse me ndalet zemra,kurse nuk shoh mir,,..Dhe ua kisha the te gjithve njerzive qe nuk munt te bejne gjum naten,le te hyn nje Youtube dhe ta shkruajn (Sherim me Kuran)Mua me ndimoj shum besimi shum i fort ne fen islame falja e namazit dhe degjim i kuranit,por me ndimoj edhe mjeku shum me hapa Deprozell me terapi 3 mujore.eshte smundje e kalushme,eshte smunje e njokohshme…Sherimi eshte degjim i Kuranit,dhe hapa me emrin Deprozel do te hash hapen pas harjes se mengjesit.gjithashtu te ndimon edje ndonje mik shumm shum i afert apo ndonje shokk shumm shum i afert tia tregojsh hallin cka e ke…ekam kaluar kete faz dhe me gjith zemer dua te ju ndimoj.Eselam alejkum
a mundesh te qmendesh nga krizat ?