Home » Shëndetësi » Kura për dhembjet e mesit

Kura për dhembjet e mesit

Për të gjitha këto sëmundje është bërë e mundur që të kurohen me bimë mjekësore

Dhembjet e mesit, tërheqjet muskulore, artriti, reumatizmat dhe shiatiku janë të gjitha këto sëmundje që sot gjejnë trajtim mjekësor të specializuar. Përveç trajtimit me medikamente, shumë prej mjekëve nuk hezitojnë të këshillojnë trajtim edhe me bimë mjekësore.

Një alternativë kjo lehtësisht e gjindshme dhe pa ndonjë kosto të lartë. Prandaj, për të gjitha sëmundjet e përmendura më lart aktualisht është bërë e mundur që të kurohen me bimë mjekësore.

Ndrydhjet e kyçeve

Ndrydhjet e kyçeve dhe tërheqjet muskulare janë dëmtime të muskujve dhe nyjeve artikulare, duke përfshirë dhe dhimbjet e shpinës. Shenjat janë dhimbje, të cilat vijnë zakonisht pas një aktiviteti fizik. Nyje apo gjymtyrë të ndrydhura. Nxirje ose mavijosje të këmbëve dhe të duarve. Në qoftë se dyshohet për frakturë, atëherë duhet t’i drejtoheni ortopedit dhe shërbimeve spitalore.

Bimët

Bimët që mund të përdoren, janë kimusi, e cila nxit qarkullimin e gjakut në zonën e interesuar dhe rigjeneron indin. Ka dhe veprim antispazmodik. Përdoret vaji esencial, i cili mund të hidhet në ujin e vaskës (jo më shumë se 5 pika) ose në 20 ml ujë hidhen 10 pika vaj dhe përzierja përdoret për të njomur kompresa, të cilat vendosen mbi zonën e interesuar.

Artriti

Ekzistojnë dy tipe kryesore artritesh, i pari është osteoartriti, i cili ka dhimbje, ënjtje të kyçeve dhe zakonisht vjen nga dëmtimi i kërcit. I dyti është artritireumatoid që është inflamacion i nyjeve të gjymtyrëve dhe kërkon trajtim profesional. Shenjat janë dhimbje dhe ngrirje e kyçeve, kërcitje në nyjet e gjymtyrëve, ënjtje dhe deformim i kyçeve, ënjtje simetrike, nyje të artikulacioneve të nxehta dhe që djegin, keqësohen në periudhën e ftohtë të dimrit. Shpatulla e ngrirë (dhimbje e vazhdueshme dhe e vështirësi në lëvizje), mund të trajtohet si dhe osteoartriti.

Bimët

Bimët që përdoren, janë shelgu, që rekomandohet për ulje të temperaturës së lartë, kundër sëmundjes së reumatizmit kronik, përdoret edhe në sëmundjet nga të ftohtit dhe për të qetësuar dhimbjet nevralgjike. Ka veti qetësuese për ata që vuajnë nga pagjumësia, kryesisht në sëmundjen nevrastenike. Është e pasur me salicilate me veprim antiinflamator, shumë i dobishëm në fazën akute si dhe në dhimbjet muskulare. Merret një lugë me bimë të tharë e të grimcuar hidhet në një gotë ujë dhe zihet për 15 min. Çaji ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe pihet 2-3 gota në ditë. Guta, e cila karakterizohet nga depozitimi i acidit urik në artikulacione dhe lidhet kryesisht me ekzagjerimet me dietën.

Simptomat karakterizohen nga ënjtje (inflamacion), pezmatim kyçesh me dhimbje të forta, zakonisht prekin më shpesh gishtin e madh të këmbës.

Bimët që përdoren, janë selinoja, e cila pastron acidin urik nga kyçet, shumë i dobishëm edhe në artrit. Merret në formën e çajit dhe përgatitet duke hedhur një lugë gjelle në 500 ml ujë të nxehtë ose kombinohet me tinkturë të bimëve të tjera. Nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë.

Reumatizma

Në këtë kategori futen sëmundjet që japin dhimbje muskulare. Mund të përfshijnë dhe pezmatimin e shtratit të muskulit ose mund të kenë si shkak ushtrimet e tepërta fizike.

Simptomat përfshijnë dhimbjen, djegien dhe ngurtësinë e muskujve. Mund të lidhet dhe me intolerancë nga ushqimi ose dëmtimet traumatike.

Bimët që përdoren, janë rozmarina, e cila shërben si stimulues, analgjezik dhe ngrohës i muskujve nëpërmjet nxitjes së qarkullimit të gjakut në zonën e interesuar. Masazhoni zonën ku paraqitet dhimbja me vajin e rozmarinës, duke tretur 10 pika në 5 ml vaj luledielli. Si alternativë tjetër mund të përdorni vajin e lulebasanit ose çajin e hisopit, atë të eukaliptit, dëllinjës dhe timusit.

Dhimbjet e mesit

Dhimbjet e mesit janë ndër dhimbjet më të shpeshta që shkaktohen nga muskujt e shtypur, disqet e kolonës së dëmtuar dhe problemet që paraqiten tek veshkat.

Simptomat përfshijnë dhimbje, që mund të jenë të padurueshme, kronike apo shtrënguese. Disa studiues kanë vënë re që 80 për qind e njerëzve, së paku një herë gjatë jetës së tyre, do të ankohen nga dhimbjet e mesit. Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme. Një rol të rëndësishëm luan faktori mekanik, nga mbajtja e trupit në pozicionin e papërshtatshëm gjatë ngritjeve të peshave ose nga një lëvizjet e sforcuar dhe e pa kontrolluar e kolonës. Këto veprime të dëmshme, po të ushtrohen për një kohë të gjatë në kolonën vertebrale, mund të ndodhë që disku të marrë një ngarkesë të madhe, e cila shpesh shkakton çarjen e diskut, hernie diskale ose dëmtim të kolonës vertebrale.

Bimët

Dëllinja e zezë është bimë antireumatizmale, që pastron acidin laktik nga muskujt stimulues. Merrni 10-20 pika tinkturë për çdo dozë; përdorni gjysmë lugë gjelle dëllinja të shtypura për të përgatitur një filxhan çaji. Mund të përdoret për mjekim të jashtëm (masazh) tretja e 10 pikave vaj esencial dëllinje në 5 ml vaj bajameje. Mund të kombinohet me bimë analgjezike si: kthetra e djallit, valerianë në formë tinkture ose kapsula.

Tenosinoviti

Është pezmatim i dëmtimeve të muskujve, i cili mund të shtrihet edhe deri në bursat e artikulacioneve. Karakterizohet nga dhimbje dhe vështirësi në lëvizjen e gjymtyrëve dhe ngrirjen e tyre.

Bimët

Bimët që përdoren, janë pezmi, e cila ul pezmatimin në muskuj, tendina dhe nyjet e gjymtyrëve për të qetësuar dhimbjet dhe përmirëson lëvizjen. Mund të përgatitni 10 pika vaj pezmi të tretura në 20 ml vaj të infuzuar lulebasani dhe përdoreni për masazh. Mund të vendoseni dhe kompresa të ftohta të çajit mbi vendin e interesuar për të qetësuar dhimbjen dhe vështirësinë në lëvizje ose të kombinohet me vajin e lavandës.

Shiatiku

Dhimbjet e shkaktuara nga irritimi ose shtypja e nervit shiatik, i cili del nga shtylla kurrizore dhe shkon në pjesën e jashtme të këmbës. Karakterizohet nga dhimbja përgjatë rrugës së këtij nervi. Nervi shiatik është ai që inervon muskujt e pasmë të kofshës dhe të kërcit. Shtypja e këtij nervi, del nga një hernie diskale ndërmjet vertebrave lumbare 4 dhe 5 ose ndërmjet vertebrës së 5-të të lumbare dhe të parës sakrale L5 Sl jep dhimbje që përhapet në të gjithë pjesët ku kalon nervi.

Bimët

Bimët që përdoren, janë kanella, e cila nxit qarkullimin e gjakut, forcon nervat dhe qetëson dhimbjen e nervave. Përdoreni vajin e kanellës dhe masazhoni zonën ose merrni 5 pika tinkturë në ujë për çdo dozë. Mund të përdorni edhe përzierjen e vajit të dëllinjës ose rozmarinës me tinkturën e lulebasanit ose me tinkturën e valerianës.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • mina

    kam dhimbje ne gjurin e majte,nanjehere me shkon k emba duke u perthyer kot,dua te di cfar kam.DHe e dyta gjuen kam kohe qe e kam harta harta te kuqe me vija te bardha ,ju lutem me ktheni pergjigje.

  • roza

    pershendetje kam dhimbje tek te dy supet bryli dhe dora e djathte dhe kam nje ndryshim gje qe se kam pasur me pare me ri goja me beshtyme ose peshtyj shpesh ju lutem me ktheni pergjigje.

  • vate aramalli

    kam dhimbje mesi ,desha tu vej ne dukje se kur isha femi me pati ra nje rrase guri mbi shtyll korrizore,ku me ka mbet shenje edhe sot.Para 13 vjetes kalova te tjera pasoja der sa u shtrova 7 dite ne spital,dhe 2 vjet ne te njejten priull bana kuro gjylpanash….

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress