Femrat, të cilat kalojnë përmes menopauzës para moshës 46 vjeçe, sipas shkencëtarëve amerikanë dy herë më shumë janë të rrezikuara nga sulmi në zemër dhe ai në tru.
Hulumtuesit e universitetit Alabama kanë përcjellë shëndetin e 2.509 femrave, me prejardhje të ndryshme etnike dhe me këtë rast kanë konstatuar se 28 për qind e tyre përmes menopauzës kishin kaluar para moshës 46- vjeçe.
Shkencëtarët këtë rrezik e kanë shpjeguar me ndikimin e zvogëlimit të pranisë së hormoneve të estrogjenit. Shkencëtarët paralajmërojnë femrat që më herët hyjnë në menopauzë se rrezikohen nga aneurizmat e trurit.
Aneurizmat janë zgjerime anormale të venave të gjakut pëlcitja e të cilave mund të shkaktojë pasoja të rënda. Sipas rezultateve të botuara nga “Journal of NeuroInterventional Surgery” në menopauzë para moshës 40 kishin hyrë 26 për qind e femrave, në krahasim me 19 për qind që nuk vuanin nga aneurizma.



