Njerëzit të cilët kujdesen për shëndetin e tyre e dinë se LDL-kolesteroli i ashtuquajtur ‘i keq’ mund të shtojë rrezikun për sëmundjet e zemrës.
Por, shkencëtarët së fundi kanë treguar se edhe një lloj kolesteroli, oksikolesteroli, paraqet kërcënim të madh për shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.
Edhe pse pak i njohur, oksikolesteroli krijohet gjatë reaksionit të yndyrave dhe oksigjenit, për shembull gjatë fërgimit të mishit. Ushqimi i fërguar dhe i përpunuar, veçanërisht ushqimi i shpejtë, përmban sasi të larta të oksikolesterolit.
Shkencëtarët thotë se oksikolesteroli ul elasticitetin e arterieve dhe nxit krijimin e arterosklerozës dhe atë shumë më fuqishëm se sa këtë e bën LDL kolesteroli.
Për këtë arsye, për shëndetin e zemrës, më së miri është të kufizohet konsumimi i ushqimit të pasur me oksikolesterol, si dhe duhet të konsumoni sa më shumë ushqim të shëndetshëm.




jam nje paciente me eshte e rritur holesterolli ne diku 10.4
ende nuk kam fillu te perdori tableta kunder
po perpiqem qe permes ushqimit te e normalizoi
kish kerku qe te me ndihmoni me ni kshill te juajen ne konsulltim me mjeket e juaj qe merni kshilla me konkretisht te me ndihmoni si cili ushqim eshte mi i preferuari per mua qe mos te hy ne terapi medicionale sepse qdo terapi permes barerave e ka edhe anen negative ne organizem .Ju lutem kerkoi ni pergjigje nga ju.
Faleminderit per konsiderat.
Pershendetje Hedije,
Do ju rekomandoja qe te konsultoheni patjeter me mjekun tuaj personal, pasi ne nuk kemi staf te specializuar per secilen lemi.
Ne keto artikuj i perkthejme nga gjuha angleze per publikun shqiptar ose i marrim nga faqe te tjera shqiptare.