Home » Shëndetësi » Perdja e syrit

Perdja e syrit

Katarakti apo siç e njohim ndryshe perdja e syrit është një mjegullim i lentes së syrit si pasojë e shtimit të disa proteinave.

Ashtu si mosha e njeriut, kataraktet rriten në mënyrë progresive duke u bërë më të errëta, më dense, duke penguar kështu kalimin e dritës nëpër lente. Kjo çon në humbje të shikimit. Pacientët me katarakte kanë vështirësi shikimi në ambientet me ndriçim të pakët.

Shumë persona përjetojnë një rritje të ndjeshmërisë ndaj dritës dhe shkëlqimit, shikim të dyfishtë, apo imazhe fantazmë dhe zbehje të ngjyrave. Shumica e katarakteve janë lehtësisht të trajtueshme. Operacioni i katarakteve është një nga ndërhyrjet e realizuara më shpesh në kirurgjinë e syrit.

Gjatë operacionit mjeku heq lenten e mjegulluar dhe në shumicën e rasteve, e zëvendëson atë me një lente artificiale, të quajtur lente intraokulare (LIO). Një (LIO) është një lente plastike e qartë, e cila nuk kërkon kujdes të veçantë dhe bëhet pjesë e përhershme e syrit.

Trajtimi

Nëse shikimi juaj mund të korrigjohet deri në një farë mase ndryshimi i syzeve apo lenteve të kontaktit, është e këshillueshme që të tentohet në mënyrë që për momentin të mënjanohet nevoja për ndërhyrje kirurgjikale. Nëse shikimi juaj nuk mund të korrigjohet me syze të reja dhe katarakti ndërhyn në cilësinë e jetës se përditshme, duke ju shkaktuar shqetësim, atëherë mund të jeni kandidat për ndërhyrje kirurgjikale gjatë se cilës do të hiqet lentja e mjegulluar dhe do të zëvendësohet me një të kthjellët artificiale. Statistikat tregojnë se nga 9 nga 10 persona tek të cilët është kryer kjo ndërhyrje, kanë pasur përmirësim të shikimit.

Parandalimi

Pyetja e shtruar më së shumti është se a mund të parandalohen kataraktet. Me qenë se shkaku i saktë i formimit të katarakteve është i paqartë nuk është përcaktuar ende mënyra e parandalimit të tyre. Duke qenë se kataraktet dhe sëmundje të tjera të syve si glaukoma apo pacientët, që vuajnë nga sëmundja e diabetit është e këshillueshme që në mënyrë të vazhdueshme të kryhen kontrolle tek okulisti.

Këshilla për kataraktet

-Kataraktet mund të ndihmohen nga përdorimi i kontrastit  në ambiente e përditshme, pjata të bardha mbi një mbulesë tavoline të zezë;

-Rregullimi i perdeve në mënyrë që të depërtojnë sa më pak rrezet e diellit;

-Ndryshimi i pozicionit të televizionit, në mënyrë që rrezet e diellit të mos bien direkt mbi ekran;

-Përdorimi i syzeve dhe kapeles kur dilet jashtë në ditë me diell;

Llojet e katarakteve

Katarakte që lidhen me moshën. Ky tip i katarakteve zhvillohet me kalimin e moshës;

Katarakti kongjenital, kur bebet lindin me katarakte si pasojë e ndonjë infeksioni, dëmtimi, apo zhvillmi të paktë përpara se të lindin, por ato mund të zhvillohen edhe gjatë fëmijërisë

Kataraktet sekondare zhvillohen si pasojë e një sëmundjeje mjekësore si diabeti apo nga ekspozimi ndaj substancave toksike, medikamenteve të caktuara (kortikosteroidët apo diuretikët), dritës ultravjollcë apo rrezatimit

Kataraktet nga traumat formohen pas dëmtimit të syrit. Ndërkohë që faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e një personi për zhvillimin e katarakteve përfshijnë pirjen e duhanit, ajri i ndotur dhe konsumi në sasi të mëdha i alkoolit.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress