Home » Shëndetësi » Pezmatimi i sinuseve

Pezmatimi i sinuseve

Kalimi i menjëhershëm i temperaturave nga të larta në të ulëta, brenda pak orësh, dhe e kundërta ndikojnë në shfaqjen e rrufës, që njihet si një nga shkaktarët e pezmatimit të mukozës së hundës dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Për këtë arsye, mjekët otoriono-laringolog, shpjegojnë se si mund të parandalohen dhe trajtohen sinusitet në këtë periudhë.

Ndërrimi i klimës ndikon në shfaqjen e rrufës, që njihet si një nga shkaktarët e pezmatimit të mukozës së hundës dhe rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, si pasojë edhe në riakutizimin e simptomave të sinusitit.

Sipas mjekëve, ky është edhe sinusiti më i përhapur dhe që haset rëndom tek pacientët e prekur nga kjo sëmundje. Problemet me bllokimin e hundëve dhe rrugëve të frymëmarrjes nxisin virusin e gripit, i cili shkatërron sistemin mbrojtës të hundës, duke bërë të mundur aktivizimin e mikrobeve, që ndodhen në rrugët e frymëmarrjes.

Rishfaqja e sëmundjes
Përveç uljes së temperaturave, që ndikojnë në rishfaqjen e sinusitit ka edhe disa faktorë të tjerë, që riaktivizojnë sëmundjen. Për këtë, mjekët shpjegojnë se sinusitet krijohen edhe nga sëmundje të ndryshme infektive, si skarlatina, tifo, pneumoni, por edhe nga dhëmballët e prishura. Kryesisht janë dhëmballët e nofullës së sipërme, që mbështeten në murin e poshtëm të zgavrave të nofullës.

Po kështu, ndikojnë negativisht dhe që favorizojnë sinusitin edhe traumat e jashtme, si dhe ndërhyrjet kirurgjikale në hundë, veçanërisht në rastin e tamponeve të hundës (vendosja e gazrave në hundë në rast hemoragjie). Përsa i përket funksionit të sinuseve apo këtyre zgavrave të fytyrës, ato shërbejnë për lagështimin dhe ngrohjen e ajrit që thithim. Kur ato së bashku me hundën janë të pezmatuara, japin një të “folur me hundë”, pezmatimi i sinuseve e merr emrin sipas sinusit që është prekur, pra kemi sinusit ballor, të nofullës së sipërme ose të mbrapahundës. Një personi mund t’i preken nga sëmundja njëri prej sinuseve apo edhe dy e tre menjëherë.

Faktorët favorizues
Çdo pezmatim akut ose i mprehtë dhe kronik në hundë nuk jep sinusit. Sistemi i shtresave mukoze ushtron një mbrojtje të vazhdueshme në kanalet përkatëse dhe ndalon hyrjen e mikro-organizmave në mbulesën mukoze të sinuseve. Sinusitet me origjinë nga hundët e sëmura favorizohen nga rritja e mishit të huaj, nga shtrembërimet e perdes kockore të hundës.

Po kështu, këto sinusite favorizohen edhe nga procese që mund të ndodhin në zgavrat e hundës, të cilat në mënyrë mekanike pengojnë zbrazjen normale të lëngjeve të sinusit në hundë. Këto ndryshime të sinusit shoqërohen me pagjumësi, ashtu si dhe rrufa. Ato nuk shkaktojnë shenja të rënda të sëmundjes, përveç rasteve kur procesi bëhet qelbësues dhe pengohen rrugët e shkarkimit të sinuseve. Kur ka probleme të tilla shtohet presioni brenda hundëve dhe, si rrjedhojë, dhe dhimbjet bëhen më intensive. Shpeshherë formohen edhe mishrat në hundë që dalin nga sinuset.

Shenjat klinike
Shenjat subjektive të sinusitet janë nga më të ndryshmet, duke filluar që nga çrregullime të gjendjes së humorit, lodhje dhe paaftësi në punë. Por mund të shfaqen edhe probleme në pamje dhe në nuhatje. Ankesa kryesore është dhimbja në ballë, faqe, dhëmbë etj. Dhimbja e kokës në sinusitet e mprehta është gjithmonë prezente, ndërsa në sinusitet e vjetra mund të mungojë.

Karakteri dhe intensiteti i dhimbjes ndryshon sipas ndjeshmërisë së presionit dhe vrullit të procesit inflamator. Disa herë të sëmurët ankohen për rëndim të kokës ose gjendje hutimi. Në shumicën e rasteve dhimbjet janë të forta dhe therëse. Këto dhimbje therëse provokohen në lëvizje aktive, kur i sëmuri ulet, ngrihet ose shtrëngohet. Në përgjithësi, kur sekrecionet nuk mund të derdhen jashtë, dhimbja ka karakter lokal dhe kufizohet përgjithësisht në faqe, ballë ose tëmtha.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • ganimete

    juper shendes ganja po une jam shum interesune
    pasi qeum dhem shum koka edhe kam ransi tehunda edhe as nuk muj miduru ernat egaznva qfardo ere nuk muj medur semeniher manis kryt dhe um vjen simevjell jam kan temejku tesheti edhe kam fotografu umkaan than qesekisinus po eke prej ner vozes
    mua nuk mamerr mendja qeper nervozes po er parfimi ose fardo ere gazi nuk muj meduru edhe dhbje kokes brapa esum pushon measni barn jufaliminderit juluntna maktheni per xhixhjen ose adres ejuaj tung nga ganimeti

  • admin

    Eshte mire te vizitoheni tek mjeku dhe te ju perbaheni te gjithe atyre cafre thote doktori.

  • tina

    jom tina kom dhimbje koke ne bes balli edhe hunda me dhem kom bo ct e kom bo rrozonacen magnetike kam dal sinusi i pezmetum ju lutem me tregoni qafr te bej

  • Korab Shaqiri

    jam korabi kam dhimbje ne ball,
    ne sy kam shume dhimbje dhe ne hund a mund qe te me tregoni qfar te beje

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress