Home » Shëndetësi » Sarkoidoza

Sarkoidoza

Sarkoidoza eshte nje semundje qe ka lidhje me inflamacionin, nje pergjigje e qelizave kundrejt nje demtimi.

Shkaktari i demtimit te qelizave qe jane te interesuara nga sarkoidoza nuk dihet. Mund te kape gati çdo organ por zakonisht fillon me mushkerite dhe me gjendrrat linfatike.

Sarkoidoza mund te ndodhi ne cdo moshe por eshte me e zakonshme ne moshen 20-40 vjec. Zezaket jane me te goditur se sa te bardhet. Sarkoidoza nuk eshte ngjitese dhe rralle here eshte vdekjeprurese.

SIMPTOMAT
Sarkoidoza zhvillohet ne menyre te ngadalte edhe pse simptomat shfaqen papritur dhe me pas zhduken. Semundja mund te diagnostikohet duke vleresuar historine mjekesore te pacientit, ekzaminimi fizik dhe radiografia e kafazit te kraharorit si dhe duke eliminuar te gjitha shkaqet e tjera te mundshme te simptomave. Sarkoidoza mund te interesoje shume organe te ndryshem. Simptomat mund te klasifikohen nga ato te lehtat deri tek ato te rendat. Simptomat e pergjithshme jane lodhje, temperature dhe humbje peshe.

TRAJTIMI
Sarkoidoza mund te largohet pa ndonje trajtim dhe rreth 50% e njerezve qe e kane sherohen komplet. Duke u bazuar ne graden e simptomave te tua, doktori mund ose te te pershkruaje trajtim te simptomave me ilaçe ose thjesht tju ndjeke ne kohe pa dhene nje terapi. Ilaçet me te zakonshme qe jepen per sarkoidozen jane kortikosteroidet [1], si prednizoni.

Kortikosteroidet jane shume te mire per te ulur simptomat por mund te kene efekte anesore si marrje peshe, rritje te presionit te gjakut, ulçera te stomakut dhe levizje qe gjendjes emotive. Per keto arsye, gjate perdorimit te tyre duhet bere kujdes dhe te ndiqen keshillat qe jep mjeku.

Edhe pse shume gjera nuk dihen rreth sarkoidozes, zakonisht zhduket brenda 2-3 vjetesh. Njerezit qe e kane semundjen per kohe me te gjata, zakonisht bejne jete normale.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress