Home » Shëndetësi » Si ta parandalojmë infarktin

Si ta parandalojmë infarktin

Stresi, dietat, diabeti, pesha jane nder faktoret kryesore, qe shkaktojne infarktin dhe parainfarktin.

Por si mund te perballemi me kete semundje dhe cilat jane keshillat me te domosdoshme qe duhet te ndiqen nga pacientet e prekur.

Ne nje interviste, mjeku kardiolog, Valer Manushi, sqaron te gjitha detajet dhe ecurine e semundjes.

Cfare eshte parainfarkti dhe infarkti dhe si shkaktohen?

Parainfarkti dhe infarkti jane, si te thuash, dy stade te se njejtes semundje. Te dyja keto shkaktohen nga bllokimi i arteries qe furnizon pjesen e muskulit, e cila preket nga infarkti dhe parainfarkti.

Kjo e fundit eshte “vuajtje” e muskulit te zemres, ajo qe ne gjuhen mjekesore quhet ishemia e miokardit, pra kur nuk furnizohet me sasine e duhur te gjakut dhe te oksigjenit.

Por ne qofte se kjo vuajtje nderpritet per nje periudhe kohe nga 30 minuta deri ne 2 ore, ku i semuri drejtohet ne nje qender kujdesi koronar, atehere ky muskul shpeton dhe kthehet perseri ne gjendje normale. Ky eshte parainfarkti ose ishemia e miokardit. Kurse ne rastet kur nuk jepet ndihma mjekesore brenda ketij intervali kohor, atehere kjo ishemi ose parainfarkt do te kaloje drejt infarktit. Shkencerisht infarkti eshte vdekja e qelizave te muskulit te zemres, nekroza, e cila ndodh ne ate pjese, qe privohet nga bllokimi i arteries pergjegjese, qe furnizon me gjak dhe me oksigjen.

Si shfaqet kjo semundje, a ka shenja paralajmeruese?

Kjo nuk eshte nje semundje qe zhvillohet shpejt, eshte nje semundje qe fillon prej kohesh, prej vitesh dhe ne nje moment te caktuar shfaqet. Fillimisht shenjat e para jane dhimbje gjate ecjes, dhimbje te cilat vijne duke u shtuar. Keto shenja e lajmerojne personin per te kryer kontrolle dhe t’i paraprije semundjes. Por ka edhe raste te tilla qe shenja e pare e semundjes te jete direkt infarkti, ose edhe kur vdekja ndodh para infarktit, nga nje aritmi fatale qe mund te pesoje personi ne kohen kur fillon infarkti.

Ajo qe do te thoja eshte se jo te gjitha dhimbjet e gjoksit jane dhimbje te zemres. Pergjithesisht, dhimbjet e zemres lokalizohen ne pjesen e mesme te kraharorit, mund te hipin ne pjesen e fytit, nofullen e poshtme, shperndahen ne shpatulla. Po keshtu mund te perhapen ne krahun e majte apo edhe te djathte, nuk eshte aspak e thene, deri ne dy gishterinjte e fundit te dores.

Cilet jane shkaktaret kryesore qe japin nje parainfrarkt dhe infarkt?

Faktoret e riskut jane shume, disa jane me kryesore dhe te tjere dytesore, ku disa jane te korrigjueshem dhe disa te tjere te pakorrigjueshem. Te gjithe keta faktore cojne ne ate qe quhet skleroza e arterieve koronare, zhvillimi i pllakes se ketyre arterieve, dhe me pas carja e tyre bllokon arterien qe shkakton parainfarktin ose infarktin. Por cilet jane keta faktore, qe e shkaktojne kete gjendje? Pikesepari eshte stresi.

Ky, se bashku problemet qe shoqerojne nje person per nje kohe te gjate, mund te jene burim i nje semundjeje zemre. Faktor tjeter eshte duhani, i cili eshte shume riskant, kur pihet ne sasine mbi 20 cigare ne dite per nje kohe te gjate, pasi ndihmon ne zhvillimin e arterosklerozes ne arterien koronare. Por duhani eshte nje faktor i korrigjueshem. Tjeter faktor eshte mbipesha, dhe kjo e mund te korrigjohet. Gjithashtu, kesaj liste mund t’i rendisim nivelin e larte te yndyres ne gjak. Nje nga faktoret qe mund te korrigjohet disi eshte hipertensioni, ose sic e njohin te gjithe tensioni i larte i gjakut. Kemi edhe diabetin nje nga faktoret qe mund te shkaktoje parainfarktin, i cili eshte nje faktor kompleks rreziku tek njerezit mbi peshe. Tek njerezit mbi peshe futen burrat, qe kane nje perimeter barku mbi 105 centimetra dhe grate me 103 centimetra. Por edhe dietat futen tek shkaktaret dhe faktoret qe mund te japin nje parainfarkt.

Pervec ketyre faktoreve qe permendem, mosha dhe seksi, a mund te jene shkaktare te shfaqjes se parainfarktit?

Patjeter, si mosha, ashtu edhe seksi jane faktore qe ndikojne ne parainfarkt. Keshtu burrat jane me te prirur ne krahasim me grate. Nga studimet e kryera ka rezultuar se raporti burre-grua nga infarktet eshte dy me nje. Kurse per sa u perket moshave te prekurit nga infarkti jane pergjithesisht mbi 45 vjec.

Por gjate viteve te fundit vihet re nje tendence uljeje dhe semundja shfaqet ne mosha me te reja. Kurse tek grate ne kete moshe nuk ka shenja te parainfarktit, por semundja fillon te shfaqet kryesisht me fillimin e menopauzes. Kjo, sepse hormonet tek grate sa jane me cikel menstrual te rregullt jane mbrojtes dhe hasen shume pak. Kurse mbas moshes 55 vjec fillon edhe shtohet hasja e infarktit tek grate. Per te ardhur ne nje moshe pastaj tek 60 deri ne 65 vjec, ku pak a shume perseri dominojne burrat dhe semundja haset shume me teper.

Pastaj mbi moshen 75 vjec ritmi i prekjes nga kjo semundje fillon dhe te bjere. Por nje tjeter faktor qe ndikon eshte edhe raca, ku nga te dhenat rezulton se “te bardhet” jane me te prekur dhe sidomos popujt e vendeve veriore dhe kryesisht te ftohta.

Cilat jane keshillat me te domosdoshme, qe duhet te kete parasysh nje person, i cili ka kaluar nje parainfarkt?

Keshillat me te domosdoshme qe mund te kete nje i semure jane vizitat tek mjeku pas cdo shqetesimi qe do te ndiejne ne trup. Nje tjeter keshille e domosdoshme do te ishte menjanimi i te gjithe faktoreve te rrezikut, te cilet jane duhani, i cili duhet pakesuar apo ndaluar tek njerezit qe ndiejne shqetesime. Duhet korrigjuar hipertensioni arterial, sheqeri ne trup, si dhe yndyrat. Po keshtu edhe pesha e trupit duhet te jete normale, si dhe keshillohet nje diete mesdhetare, e perbere me prodhime deti, me vaj ulliri dhe me drithera, si dhe me nje gote vere te kuqe ne dreke, si anti-oksidant.

Por edhe mishi i bardhe i pules eshte i keshillueshem, sepse nuk ka yndyra. Ndersa ajo qe doja te theksoja eshte, nje jete aktive, ku te ecet nga 4 deri ne 8 kilometra ne dite. Keshillohet ose vrap apo nje ecje e shpejte, e cila mund te perfshije nje ore aktivitet fizik. Ndersa ne pjesen mjekesore mund te keshilloja personat mbi 50 vjec pirjen e nje gjysme aspirine ne dite, e cila ben te mundur hollimin e gjakut.

Ndryshimi

E ndersa kane pothuajse te njejtin baze te perbashket te emrit, infarkt dhe parainfarkt, ato ndryshojne nga njeri-tjetri. Parainfarkti mund te kurohet nga mjeket dhe specialistet gjate nje periudhe te shkurter prej tridhjete minuta deri ne dy ore. Nderkohe qe pacienti duhet te ndjeke vazhdimisht semundjen, duke u kuruar dhe duke marre medikamente. Ndersa infarkti, sipas mjekeve, nuk ka asnje lloj shpetimi. Por ajo qe mjeket pohojne se nje person mund te kaloje disa here nje parainfarkt, nderkohe qe nje here te vetme ai mund te jete shume me i forte, aq sa per te marre jeten e njeriut.

Keshillat per te eliminuar parainfarktin

Vizita tek mjeku dhe ekzaminime pas cdo shqetesimi ne zemer
Lenia e duhanit per personat qe kane probleme ne zemer
Mosabuzimi me alkoolin per personat te cilet kalojne parainfarkt
Korrigjim te hipertensionit te gjakut, duke u kuruar
Kontroll te sheqerit dhe mbajtjes se tij ne te njejtat nivele
Eliminim te yndyres, si ne mish, ashtu edhe ne gatime
Peshe konstante, sipas gjatesise dhe jo mbipeshe
Diete mesdhetare me drithera, vaj ulliri dhe prodhime deti
Cdo dreke nje gote te kuqe me vere
Aktivitet fizik, vrap apo ecje e shpejte per 4 deri ne 8 kilometra
Personat mbi 50 vjec te pine gjysme aspirine ne dite, pas dreke
Faktoret qe shkaktojne parainfarktin
Stresi i vazhdueshem shkakton parainfrakt
Pirja e duhanit eshte faktor kryesor per nje semundje zemre
Pirja e alkoolit shkakton probleme dhe parainfarkt ne zemer
Mbipesha predisponon gjithmone nje parainfarkt
Mosha, kalimi i te pesedhjetave eshte nder faktoret e parainfarktit
Seksi mashkull eshte me i prekur nga kjo semundje
Hipertensioni dhe moskurimi i tij shkakton infarkt
Moskurimi i diabetit behet shkak per nje infarkt
Dietat e forta shkaktojne probleme ne zemer
Kushtet atmosferike luajne nje rol te madh ne punen e zemres

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • flora

    JU FALENDEROJME SHUME PER INFORMACIONET QE NA JEPNI.
    DOJA T’JU BEJA NJE PYETJE, NESE ESHTE E MUNDUR: KUR KE SHENJA FILLESTARE TE DHEMBJES NE GJOKS ,MAJTAS, A KA TE BEJE ME ZEMREN? DHE ME PARE DUHET TE DREJTOHEM TE MJEKU GJINEKOLOG APO TE DOKTORI I ZEMRES, PASI JAM NE MOSHE 50 VJECARE.

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress