Home » Shëndetësi » Si ta trajtojme infeksioni urinar?

Si ta trajtojme infeksioni urinar?

Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët tona urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra.

Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për tu prekur.Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve urinare.

Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje.

Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale. Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).

Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Cilat janë shenjat (simptomat)?

Jo çdokush me një infeksion urinar ka shenjat tipike të tij, por kur janë të pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe janë:

* Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar
* Një ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit
* Urinime të shpeshta dhe në sasi të pakët
* Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojmë dot apo nuk zbrazim plotësisht fshikëzën)
* Gjak në urinë (urinë e kuqe) apo urinë e turbullt, erë të rëndë
* Urinimi gjatë natës (nikturia)

Pse ndodh dhe cilët janë shkaktarët?

Sistemi urinar është krijuar për të formuar, mbledhur dhe eliminuar urinën nga trupi ynë. Urina në vetvete është sterile, por prishja e mekanizmave normalë të mbrojtjes bën që mikrobet të ngjiten dhe të shumohen në fshikëzën e urinës e më lart.Infeksionet më të zakonshme të sistemit urinar ndodhin tek femrat dhe prekin fshikëzën dhe uretrën.Infeksionet e fshikëzës (cistiti) shkaktohen zakonisht (deri 90%) nga Escherichia coli (E. coli), një lloj mikrobi që gjendet në traktin tretës.

Akti seksual mund të çojë në cistit, por një femër mund të zhvillojë infeksion të traktit urinar edhe pa pasur jetë aktive seksuale. Të gjitha femrat janë shumë të predispozuara për të zhvilluar cistite falë anatomisë së traktit të tyre urinar, sidomos afërsisë së uretrës së tyre me anusin dhe distancës së shkurtër nga hapja uretrale në fshikëzën e urinës.

Infeksionet e uretrës (uretriti) ndodhin kur bakteret nga zorra e trashë dhe anusi kalojnë për në uretër. Dhe veç kësaj, meqenëse uretra dhe vagina janë shumë afër, atëherë edhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme, si herpes simplex, gonorrea dhe klamidia janë shkaktarë të shpeshtë të uretriteve.

Të mos harrojmë prostatitet të cilat janë infeksione të prostatës tek burrat dhe kanë, veç shenjave shumë të theksuara (djegie gjatë urinimit, urinime të shpeshta në sasi të pakët, dhimbje në fund të barku), edhe irritabilitet që mund të çojë edhe deri në depresion, por janë edhe të vështira për t’u mjekuar, pasi antibiotikët penetrojnë me vështirësi në këtë ind dhe kërkojnë periudha të gjata mjekimi, deri në 6 muaj.

Cilët janë faktorët e riskut

Disa njerëz mund të zhvillojnë më shumë dhe më shpesh infeksione se të tjerët dhe këta janë:

* Gjinia femër, 50% e tyre zhvillon një infeksion urinar në një moment të caktuar të jetës së tyre dhe shumë prej tyre mund të zhvillojnë më shumë se një të tillë.

* Jeta aktive seksuale. Femrat me jetë seksuale aktive janë më të prira për të zhvilluar më shumë infeksione urinare. Akti seksual mund të irritojë uretrën, duke predispozuar bakteret të udhëtojnë më lehtë deri në vezikë. Madje, kulmi i infeksioneve urinare te femrat arrin në “muajin e mjaltit” apo me fillimin e aktivitetit seksual.

* Përdorimi i disa metodave profilaktike, siç janë diafragmat apo përdorimi i agjentëve spermicidë.

* Mosha. Pas menopauzës, infeksionet urinare mund të shtohen, pasi indet e vaginës, të uretrës dhe baza e fshikëzës bëhen më të holla dhe më të brishta nga humbja e estrogjeneve që i mbajnë këto inde vitale.

* Gurët në veshka apo çdo lloj obstruksioni i traktit urinar (edhe hipertrofia beninje e prostatës, e cila haset shpesh tek burrat mbi 60 vjeç, rrit incidencën), duke penguar rrjedhjen normale të urinës dhe duke shkaktuar stazë.

* Diabeti dhe sëmundjet e tjera kronike të cilat ulin mbrojtjen imunitare.

* Përdorimi i zgjatur i tubave (kateterave urinare)

* Imobilizimi (qëndrimi për një kohë shumë të gjatë në shtrat – pas frakturave të ndryshme)

* Shtatzënia.

* Higjiena e ulët.

Komplikimet

Nëse trajtohet me kujdes dhe si duhet, infeksioni urinar rrallëherë shpie në komplikacione, po nëse lihet i patrajtuar, mund të bëhet serioz . Infeksionet urinare të patrajtuara mund të çojnë në infeksion të veshkës (pielonefrit) akut apo kronik, i cili dëmton në mënyrë të vazhdueshme veshkën.

Fëmijët dhe të rinjtë kanë një risk më të lartë për dëmtim renal pas infeksioneve, pasi simptomat neglizhohen apo ngatërrohen me kushte të tjera. Gratë shtatzëna që kanë infeksione urinare, kanë një risk të rritur për të lindur fëmijë prematurë apo me peshë të vogël (hipotrofë). Gratë të cilat kanë zhvilluar tre apo me shumë infeksione urinare, ka të ngjarë të vazhdojnë të bëjnë përsëri.

Mjekimi

Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobale.

Si mund të parandalohen

* Çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më të mirë.

*Të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar.

* Të pijë sa më shumë lëngje pa gaz.

* Të mos pijë alkool.

* Të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

* Të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti etj.

* Gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë.

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
  • jana

    mirdita jam 17 vjece dhe linda para nje viti nuk kisha probleme gjate shtatzanise por tani sikur jam semurur rende kam bere disa analiza per mbjelljen e urine dhe nuk me dolen aspak ne rregull dola me mikrobe eshte e treta hera qe e kam mbjelle urinen dhe perseri me mikrobe me doli sado qe piva antibiotika me than qe te konsultohesha me nje ororog .por une nuk kam as djegje, as kruajtje ,as dhimbje kur urinoj,vetem pak te bardha qe me vin si perioda por rralle jo shpesh .dua te di na vjen problemi i mikrobit qe kam .ju lutem me ktheni pergjigje dhe me sjaroni nga vjen problemi qe kam un .me respekt jana samos greqi

  • gabriela

    mirdita jam nje vajz 18 vjece. qe kur jam fejuar e deri tani kam problemi me urinimin. ka raste qe urinoj shpesh, urinoj gjat nates ka dhe raste qe me duket sikur dua te urinoj por kur vete ne tualet nuk bej me teper se nje pik . kur me ndodh kjo e fundit mezi pres te vete ne tualet se me duket sikur me eshte mbushur barku plot dhe se mbaj dot por ne te vertet un nuk bej asgje vtem nxjerr nje pik. ju lutem me ktheni pergjigje se po bej nje vit me kete problem. kam ber dhe anilaza te urines me mbjellje kam perdorur dhe antibiotik dhe prap kam kete problem. me vjen cudi se meperpara nuk kam patur asnje problem me urinen biles as edhse njeher ska ber vaki. mos ndoshta i fejuari ka ndonje infeksion. me then te drejten dhe atij ja kam then problemin dhe kur kam pyetur ate se mos ka dhe ai si keto probelme me ka then qe nuk kam as edhe nje gje dhe nuk ndjej as gje. gjithashtu ka raste qe e mar veten por sa her qe bej mardhenie mua me fillon prap ai problem. si ka mundsi???? ju lutem me sqaroni pak

  • ada

    Kam nje femije 4 muaj dhe me ka temperature shpesh here e cila vete deri ne 38 e gjysem.I kam betre djalit analizat e urines dhe me ka dale me ifeksin urinar .Ju lutem rshte normale kojo gje ne kete moshe ?i kam bere mjellje te urines dhe me dolen 4 mikrobe.ciprofloksarin 15 amikacin 15 norfloksarin 20 nitroforanterin 18 dhe negram 20.Ju lutem, me thuaj c fare antibiotiku ti jap djalit duke ditur moshen 4 muaj.Ju faleminderit

  • majlinda

    miridta jam 20 vjeqare dhe jam martuar qe 6 muaj kam ber analizat te mjeku me kan dal keq kam infektim ne bark pytja imme esht a esht e mundur te kem infektim nepermjet seksualit dhe a esht e mundur qe dhe bashkshorti im ka infektim ? faliminderit per mirkuptik :)

  • genc

    Kam nje femije 12 muaj dhe me ka temperature shpesh here e cila vete deri ne 38 e gjysem.pas kontrollit te mjeku problem eshte urina .qfare qaji apo antibitiok duhet me perdore

  • anxhi

    Pershndetje kam lindu nje vajz .ajo eshe 3 mujshe.gocn e kam me gji.smarr dot ilac se kam gocn me qumsh.kam djegje yrine.mora nje kur me kokrra nga posh.po sme ben efekt …cte bej.faleminderit

© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress