Home » Shëndetësi » Si të parandaloni kancerin e gjirit

Si të parandaloni kancerin e gjirit

Në bazë të Shoqatës amerikane të kancerit, afro 200,000 raste të reja më kancerin e gjirit janë diagnostikuar dhe më shumë se 40,000 femra do të vdesin këtë vit nga kanceri i gjirit në Amerikë.

Edhe pse ekspertët thonë se nuk ka një mënyrë të sigurtë që t’a parandaloni këtë sëmundje, mund të bëni shumë që të ulni rrezikun e zhvillimit të saj. Më poshtë keni 9 mënyrat më të mira që mund të ulin shanset që të keni kancerin e gjirit.

Humbni peshë

Të qënit mbipeshë ose obezë ka rezultuar se rrit mundësinë e kancerit të gjirit, sidomos tek femrat pas menopausës, kur pasi vezoret nuk prodhojnë më estrogjen, pjesa e madhe e estrogjenit të femrës vjen nga indet dhjamore. Nga kërkimet rezultoi se kanë mundësi më tepër femrat që marrin peshë të rritura sesa femrat që kanë qenë mbipeshë që të vogla. Pa marrë parasysh këtë fakt, nëse jeni mbipeshë, konsultohuni me mjekun, ose me një dietologe për ndryshimet që duhet të bëni në dietën tuaj. Një mënyrë tjetër për të humbur peshë është dhe aktiviteti fizik i përditshëm dhe mënyra të tjera shëndetshme.

Ushqehuni shëndetshëm

Edhe pse studimet nuk janë shumë të sigurta nëse marrja e yndrnave ka një lidhje të drejpërdrejtë me kancerin e gjirit, ekspertët pranojnë se një dietë me përqindje të lartë yndyrnash con në shtimin e peshës. Ata këshillojnë një dietë të balancuar të bazuar në ushqimet bimore, duke përfshirë fruta dhe perime, dhe duke limituar njëkohësisht konsumimin e ushqimeve të procesuara dhe mishin e kuq.

Ushtroni çdo ditë

Ushtrimi fizik i përditshëm nuk është thelbësor vetëm për uljen e rrezikut të kancerit të gjirit, por edhe për gjithë shëndetin në përgjithësi. Sipas një studimi, 1.25 deri në 2.5 orë ecje të shpejtë në javë ul rrezikun për kancer gjiri tek femrat me 18%, kurse ecja prej 10 orë në javë e ul akoma edhe më shumë. Gjithashtu mund të vraponi, ti jepni bicikletës, notoni dhe të jeni të motivuar. Synoni për 45- 60 minuta ushtrime ose aktivitet fizik të moderuar të paktën 5 ditë në javë

Limitoni alkoolin

Konsumimi i alkoolit ka një lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit (dhe me lloje të tjera kanceri), dhe ky rrezik rritet me sasinë e alkoolit që konsumohet. Krahasuar me jo konsumueset, femrat që konsumojnë një pije alkolike në ditë kanë një rrezik shumë të vogël për kancerin e gjirit, ndërsa femrat që pijnë dy deri në pesë pije në ditë kanë rrezik rreth 1.5 herë të femrave që nuk pijnë. Nëse dëshironi patjetër të pini, limitojeni në një pije në ditë.

Ushqejeni foshnjën me gji

Kërkimet e fundit tregojnë se femrat të cilat ushqejnë me gji bebet e tyre kanë një rrezik disi më të vogël për kancerin e gjirit, sidomos nëse vazhdoni me dhënien e gjirit në dy vitet e para. Edhe pse në ditët e sotme ushqimi me gji është mjaft i rrallë, duhet t’i ushqeni të paktën disa muaj. Ekspertët mendojnë se ushqimi me gji ul rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat sepse ul gjithashtu dhe numrin total të cikleve menstruale që një femër kalon, duke e ekspozuar atë në nivele më të ulta hormonesh në lidhje me rrezikun e kancerit të gjirit.

Qëndroni larg tymit të duhanit

Edhe pse kërkimet nuk kanë treguar se duhuanpirëset kanë një rrezik më të madh për kancerin e gjirit, studimet kanë sygjjeruar se përqëndrim i lartë i duhanit si duhanpirës pasiv mund të shkaktojë kancer gjiri te bartësit.

Shmangni gjërat kancerogjene rreth jush

Shkenctarët kohët e fundit po mundohen shumë që të gjejnë lidhjen midis faktorëve të mjedisit dhe kancerit të gijrit. Të një interesi të lartë janë substancat e mjedisit që gjenden në laboratorë të cilat kanë karakteristika si të estrogjenit, të cilat teorikisht mund të rrisin rrezikun për kancerin gjirit. Përshembull, substancat që gjenden në disa plastika, disa produkte kozmetike, si dhe pesticide si DDE duket se përmbajnë karakteristika të estrogjenit. Një lidhje e fortë midis faktorëve të mjedisit dhe kancerit të gjirit akoma nuk duket të jetë gjetur, por ekspertët sygjerojnë shmangien e substancave të dyshimta për siguri.

Bëni test klinik të gjirit

Përveç kontrolleve të përmuajshme të gjirit (vetë), ekspertët rekomandojnë që femrat duhet të shkojnë tek mjeku për testin klinik të gjirit çdo tre vjet nëse janë nën 40 vjeç dhe çdo vit nëse janë mbi 40 vjeç. Ato mund t’i zbulojnë ndryshimet që femrat nuk kapin dot kur e bëjnë vetë kontrollin në shtëpi. Mjekët mund ti ofrojnë femrave informacionin për parandalimin e kancerit të gjirit, duke llogaritur historinë familjare si dhe mënyrën e jetesës. Zbulimi i hershëm është thelbësor në parandalimin e kancerit të gjirit që ai të përhapet dhe të jetë më i vështirë për t’u luftuar.

Bëni një mamografi

Testet që bëni vetë për gjirin janë një mënyrë e efektshme që të familjarizoheni më mënyrën se si gjoksi juaj duket dhe ndjehet, në mënyrë që të kuptoni menjëherë ndryshime që mund të tregojnë për kancer gjiri. Gjithsesi , mamografitë janë standarti i artë për të zbuluar kancerin e gjirit dhe rekomandohen për femrat duke filluar nga mosha 40 vjec, ose dhe më herët nëse mjeku jua këshillon. Edhe pse mamografia nuk parandalon kancerin e gjirit, mund t’a zbulojë atë hapat e parë dhe t’a parandalojë nga përhapja dhe të bëhet një gjëndje kërcenuese për jetën./portalb/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress