Home » Shëndetësi » Si ulet kolesteroli

Si ulet kolesteroli

Studimet e bëra kohët e fundit kanë zbuluar se disa ushqime përgjithësisht fruta dhe perime për vetë aftësinë e tyre për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak janë quajtur “super” ushqime.

Shpesh vëmë re se njerëzit i kushtojnë tepër rëndësi dietës së përditshme ditore duke u munduar që të merren me anë të ushqimit të gjithë përbërësit ushqimorë të domosdoshëm për organizmin, në mënyrë të tillë që të mos sjellin rreziqe për organizmin.

Këto ushqime janë ndër të paktat “produkte” që kanë specifikën e rregullimit të nivelit të kolesterolit në gjak, dhe e mbajnë atë në nivelin e duhur.

Tërshëra
Tërshëra dhe krundet, përmirësojnë gjendjen e zemrës, presionin e gjakut, nivelin i kolesterolit në gjak. Tërshëra është e pasur me kalium, i cili mban nën kontroll presionin e gjakut, si dhe me vitaminë E të gjendur edhe te drithërat.

Bajamet
Në lëkurën e bajameve ndodhen substanca të tilla të cilat ndihmojnë në parandalimin e oksidimit të kolesterolit, një proces i cili mund të shkatërrojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë rrezik për atak kardiovaskular. Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Batha dhe thjerrëzat
Në rezultatet e raportuara në kronikat e Mjekësisë Internacionale në vitin 2005, u tregua se personat të cilët kishin përfshirë bathën dhe thjerrëzat në dietën e tyre ushqimore kishin normalitet në nivelin e kolesterolit rreth 2 herë më shumë se ata persona që nuk i konsumonin këto prodhime, të cilët ishin nën frikën e një tensioni të mundshëm apo problemë të ndryshme që kanë të bëjnë me gjakun dhe zemrën.

Boronicat
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Boronicat janë të pasura më Vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.

Elbi
Elbi përmban kalium, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.

Avokadot
Përbërësit ushqimorë të pangopur te avokadot kanë rezultuar si përbërës të cilët janë të aftë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak dhe për të shmangur atë tip të kolesterolit i quajtur “i keq”. Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.

Alkooli
Të pish një gotë verë në darkë apo një pijë të lehtë alkoolike, në fakt, ka treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjak,si dhe në uljen e rrezikut për të pasur atak kardiak. Në të kundërt teprimi me pijet alkoolike sjell në mënyrë të pashmangshme probleme me zemrën, mëlçinë, si dhe vdekje të hershme. Birra dhe vera janë ndër burimet më të mëdha të kromit, të cilat shpërbëjnë ushqimet në energji të përdorshme.

Karota
Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karotat është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile. /Telegrafi/

Publikoje ne:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Print this article!
© 2014 Keshilla.NET · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress